Rama bisedë me nxënësit dhe studentët në Shkodër: Drejtohuni drejt teknologjisë, sportit, artit dhe zejeve! E ardhmja nuk është vetëm puna në shtet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit dhe studentët në Shkodër për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029). Teksa të rinjtë e kanë vendosur theksin e shqetësimeve të tyre të mungesa e bursave apo mungesa e tregut të punës, Rama ka folur për zhvillimin  e teknologjisë si një ndër prioritete e sistemit arsimor, pasi tregu i punë krijon mundësi më të mëdha në këtë fushë. Rama tha se do ndërtohet një strategji e re për rininë që do të jetë një udhërrëfyes deri në vitin 2029, ku përfshihet sporti , artet dhe zejet.

“Do krijojmë më shumë se një fushë dijesh, që të rinjtë të mos ngecin nga mungesa e dijes. Ne duam të krijojmë nëpër shkolla mundësinë që fëmijët të merren me bujqësinë. Është e nevojshme të krijojmë një tjetër sistem për sportin, artit dhe zejet dhe të krijohen kompeticioneve në rang vendi mes shkollave. Ne po punojmë për një program për sportin në shkollë por edhe për ata që duan të zhvillojnë botë ne  tyre emocionale me art dhe për zejeve , pasi mendojmë s shkolla mund të bëjë shumë më tepër për tu dhënë më shumë njohuri që fëmijë. Zanati është edhe një lloj pavarësie”, tha Rama.

Duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive të të rinjve në fushat teknologjike dhe programimit, Rama tha se ata nuk duhet ta shohin të ardhmen vetëm po gjetën punë në shtet, por një punë që zhvillon talentet dhe botën e tyre emocionale në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë mungesë kërkese në një fushë të caktuar.

“E ardhmja nuk është puna në shtet, por është një sferë punësimi shumë e kufizuar. Së bashku të gjithë mund të krijojmë një start-up dhe kjo nuk është fantazi. Të punësohemi me anë të teknologjisë. Një student që mbaron shkollën në Francë kalon disa intervista për ta marrë punën dhe jo gjithmonë e merr. Duhet të kemi kapacitetin që të krijojmë më shumë se një fushe diej për të rinjtë në mënyrë që të mos ngecin nga mungesa e kërkesës në atë fushë”, tha Rama.

Më herët Rama këtë konsultim e ka zhvilluar me gjimnazistët e Tiranë. E pranishme në këto takime ka qenë edhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Diskutimi për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029) vjen në kuadër të një turi që do të zhvillohet në gjimnazet e gjithë Shqipërisë, dhe që synon të prodhojë në bashkëpunim me të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri

Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri