Rama citon mbretëreshën Elizabeth: Ditët më të mira do të kthehen! Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, me familjet tona

Rama citon mbretëreshën Elizabeth: Ditët më të mira do të kthehen! Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, me familjet tona

TIRANË- Me fjalët e mbretëreshës Elizabeth II, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u drejtohet qytetarëve në këto ditë të vështira, që shërbejnë si motivim për të ardhmen!

Fjalim historik është quajtur në Britaninë e Madhe 4 minutëshi nga fjala e e mbretëreshë, një copëz të së cilës kreu i qeverisë ka zgjedhur ta risjellë për qytetarët shqiptarë.

"Ditët më të mira do të kthehen. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do jemi përsëri me familjet tona, do të takohemi përsëri", citon Rama mbretëreshën Elizabeth.

Fjalimi i mbretëreshës, u cilësua i vonuar, por preku dhe emocionoi jo vetëm britanikët. Dalje të tilla të Mbretëreshës Elisabeth janë të rralla dhe llogariten të kenë ndodhur në Luftën e Dytë Botërore apo vdekjen e princeshë Dianës, dhe së fundmi për situatën e koronavirusit!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 08/04/2020 11:39

    Falim.. roku por skeshe dash mu ba as monarki as diktator se te dy kta te funite po ju pij gjakun popujve me taksa.

    Përgjigju
  • Emi: 08/04/2020 09:56

    Normalishte thuhete do bashkohemi me familjen e para e jo me shkokete te dyja kajn ranci por familja ashte e para.

    Përgjigju
    • Roku: 08/04/2020 10:37

      Mire Emi pa merak,do ja mësojm mbretereshes se Britanisë madhe mesimin tend te vyer se si didtka mire gjerat sa i di ti.Biles do i sugjerojme te te bej ty mbretëreshë kur te vdesi.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë