Rama dhe Ahmetaj inspektim te shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Sukth! Ministri merr lopatën e sqeparin

Rama dhe Ahmetaj inspektim te shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Sukth! Ministri merr lopatën e sqeparin

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj

SUKTH- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i shtetit Arben Ahmetaj kanë inspektuar ditën e sotme punimet në një prej kantiereve të ndërtimit e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtin "Njazi Mastori", i cila u dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se të gjitha shkollat që morën dëme dhe janë të financuara nga buxheti i shtetit kanë nisur punimet, janë kantier ndërtimi dhe do të çelin dyert më 26 nëntor.

“Tanimë shkollat e reja të financuara nga buxheti i shtetit janë në kantier dhe kudo ku tërmeti i 26 nëntorit goditi arsimin, duke shkatërruar shkollat e vjetra, po ngremë një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit. Një pjesë e konsiderueshme e shkollave të reja do të hapin dyert në 26 nëntor dhe në përfundim të kësaj Rilindjeje shembullore nga gërmadhat e 26 nëntorit tragjik të vitit të shkuar, do të kemi 140 shkolla e kopshte të reja, më të forta, më të mira, e natyrisht më të bukura se ato që humbëm në fatkeqësinë e vitit të shkuar”, pohoi ai.

Nga ana tjetër, ministri Ahmetaj bëri me dije se brenda kësaj jave hapet faza e dytë për tenderimin e njësive individuale. “65 mln euro po shkojnë për shkolla. Dy lajme të mira, edhe Fondi Shqiptar i zhvillimit dhe bashkia e Tiranës, hapin fazën e dytë të tenderimit të njësive individuale. Pra nëse shkon mirë, për 7-8 ditë do të jetë gati kontrata individuale”, tha ai. Megjithatë, Ahhmetaj nuk është ndalur vetëm me inspektime. Për disa minuta, ai është shndërruar në punëtor i këtij kantieri, ka marrë në dorë lopatën e ka mbushur me llaç e më pas e ka hedhur në karrocën e punëtorit dhe ka ngulur disa gozhda.

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj merr lopatën e sqeparin

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/06/2020 23:11

    Ahmetaj eshte njeriu me i pershtatshem per minister te rindertimit .Shikoni sa profesionist eshte ne bdertim.Prandaj megjithese shumica e shqiptateve nuk e apeovojne ,Rama perseri e ben minister .Eshte talent i rralle

    Përgjigju
  • I demtuari nga termeti: 20/06/2020 18:49

    Kjo eshte KULMI I hipokrizise jane Me mira njerez te demtuar nga termeti qe Jane kthyer ne homles pa shtepi DHE ME KE ME ARBEN AHMETAJ POOOOOO POOOOOO HAPU O DHE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Barcelona 1-3 PSG, Araujo dhe Xavi me karton të kuq te vendasit! Dortmund 4-2 Atl. Madrid në Champions League (GOLAT)

DIREKT/ Barcelona 1-3 PSG, Araujo dhe Xavi me karton të kuq te vendasit! Dortmund 4-2 Atl. Madrid në Champions League (GOLAT)