Ish-universiteti privat karantinë për COVID-19! Rama: Një spital i ri lufte për pacientët drejt shërimit! Gati për 30 ditë

TIRANË- Godina e një ish- universiteti provat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e quan është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimit, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht. 

Kjo godinë, është pjesë e skenarit të katërt, që sipas projeksioneve të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë do të vihet në zbatim pas 1 muaji. Në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri. Aktualisht në funksion është Urgjenca Infektive të QSUT-ja që ka në dispozicion 120 shtretër nga të cilët 73 janë të zënë dhe spitali "Shefqet Ndroqi" me 190 shtretër në total. Kjo strukturë e re në ambjentet e ish-universitetit privat, do ketë 80-100 shtretër.

"Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spital. Nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv  njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët. S'jemi përpara një ububuje , por të parandalojmë atë që ndodhi në vendet fqinje", tha Rama, teksa mori edhe konfirmimit e ministrit, Arben Ahmetaj.. 

Sipas projektit të prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kati i parë i kësaj godine do të jetë një reanimacion për shërbimet bazë, s dhe do të ketë hapësira për organizim të veshjeve të personelit mjekësor që do të punojë në këto ambjentë. Në çdo kat tjetër do të ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë, dhe sipas ministres është një godinë lehtësisht e përshtatshme për t'u shndërruar në një spital.

"Kati i parë do të shërbejë si një organizim në raport me veshjet e personelit dhe reanimacion për shërbimet bazë. Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit që kërkojnë një asistencë bazë. Rreth 100 shtretër do të jenë. Në kushte që mund të adaptohet shpejt, çdo kat do ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e përcaktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi nuk kërkohet specializimit të një spitali klinik, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka edhe vendin e parkimit. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë", shtoi Manastirliu.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 26/03/2020 23:11

    A SA MIRE E PASKENI BERE ,,bravo rama ,,,,ndertesa aty rri kot ,,te behet menjehere riparimi dhe pershtatja e dhomave per spital,,,edhe oborri te zgjerohet per ambulancat aty ku mundet,,,,duhen veprime te shpejta dhe pune me brigada per 24 ore,,,,dhe te behet spital infektiv I perhershem….//

    Përgjigju
  • Lura: 26/03/2020 18:10

    Bravo Edi, je me i miri ! Qente dhe injorantet le te lehin, ti ec perpara !

    Përgjigju
  • Laveri: 26/03/2020 17:51

    Me sa duket nga kronika ka nevoje vetem oer riparime--instalime te aparaturave dhe te filloi,,ustallaret te punojne me tre turne,,,ndryshe do marre tre muaj kohe....

    Përgjigju
  • Mondi: 26/03/2020 17:43

    Po pse nuk e pyesi pak Zotin Rama sa leke ja ka mare vllait me qera godinen dhe sa e ka blere zoti Rama kete universitet ma para ne dore

    Përgjigju
  • KIRI: 26/03/2020 17:10

    Mire e kane gjetur kete shkolle te degjenerueme ,KRISTAL,,ishte shkolla e ilir metes qe jepte diploma ma 5 000 euro,,,bravo kryeminister…….DHE TE qendroi perhere nje spital karantine per te gjithe shqiperine...URIME ...

    Përgjigju
  • Kristali: 26/03/2020 14:54

    Me duket qe kjo godine ka qene e ish-universitetit Kristal??? Nese Po, atehere mendoj se do ja shikojme hajrin, ashtu sic po ua shohim edhe punonjesve te administrates shteterore qe jane dipllomuar ne kete ish-universitet hahaha popull dele!!!

    Përgjigju
  • vera: 26/03/2020 14:25

    ORE PALCO KRYRMINISTER DHE PALACO MINISTRE,,,,TE SEMURET DUAN NE DHOMA APARATE OKSIGJENI DHE MJEKIME E MJEKE,,,SI DO I SIGURONI KETO,,,,DHOMA GJEN KUDO,,,/….

    Përgjigju
    • Dimri: 26/03/2020 15:25

      Përderisa thotë do shndërrohet në spital patjetër që do ketë edhe pajisje spitalore përndryshe do thoshte në hotel.

    • Toni: 26/03/2020 15:20

      Moj truthare pranverore,para se të bësh komente dëgjo se cfarë thuhet në vdeo! Nuk do jenë salla reanimacioni por dhoma karantine për të sëmurët që përmirësohen,dmth që NUK KANË NEVOJË për oksigjen! Nga emri(Vera),jam i sigurtë që je ajo Vera e Lulushit...

  • Ekonomisti: 26/03/2020 13:38

    Per nje brez 70-80 vjec (me probleme te renda shendetesore), po rrezikohen vendet e punes se atyre qe po paguajne sigurimet per kete brez qe gjasme po perpiqen te shpetojne dhe po merr rrokopujen e ardhmja e brezave te tjere, e atyre qe jane te shendosh. Te moshuarit nje dite do te vdesin, qofte nga kjo apo nje tjeter. Cfare prisni? Te digjni breza te rinj punetoresh se po na vdes nje 70 vjecar qe pi dy paketa cigare ne dite, qe se ka ndare alkoolin nga buza, qe vuan nga prostata, diabeti dhe mushkrite, te gjitha njekohesisht?? E gjithe kjo eshte e pakuptimte... Do t'ja shifni hajrin, kur te rinjte e papune ti futen krimit nga papunesia, kur te shtohen vetvrasjet...

    Përgjigju
    • Trimi: 26/03/2020 14:53

      Eshte dicka e thjeshte qe duhet te kuptosh ti dhe te gjithe qe mendojne keshtu si ty. E para qe sherbimi shendetesor eshte e drejte universale. E dyta kemi detyrim qe ata qe kontribuan per kete vend te marrin sherbimin dhe trajtimin si njerez. E treta mos mendo se je i ri dhe je i pavdekshem nga ky virus, ka pafund raste te rrinjsh me tuba ne mushkeri nepermjet fytit ne agoni per dite te tera. E katerta mundohuni te zbatoni rregullat e shtetit dhe mos jepni mend pa lidhje. Nqs nuk merren masa per distancimin social dhe izolimin ka shume mundesi qe nuk do te kemi me as sistem shendetesor dhe asnje gje tjeter. Nuk e di per ty po une prinderit e mi dhe gjysherit nuk i dua te vdekur. Karantine te mbare

    • Dudushi: 26/03/2020 14:42

      Drejt asaj rruge je dhe ti njeriu sa vjen e plaket mos e harro. Ai plaku apo Plaka jan prinder te dikujt qe kan sakrifiku gjith jeten e vet. Po ti duhet jesh nai kopil ose kopile qe flet kshu. Sa per te rinjt si me smunie si pa smunie i marin rruget e veta kush i mir kush kriminel varet nga edukata qe mer kur rritet. Llogjik koti rob i pashpirt ti mjer kush te ka ne shpi mor legen.

    • Financieri: 26/03/2020 14:19

      Koment me idjot skam lexuar. O ti qe i paske vene emrin vetes ekonomist mire ky arsuetimi prej bojaxhiu qe ke dhene po nese dhe supozojme qe paske te drejte qe vdiskan vetem 70-80 vjecaret (qe nuk eshte e verte gjithsesi) alternativa kush eshte ti shtrojme ne spital apo ti leme te vdesin rrugeve? Se nese i leme te vdesin neper spitale nje i ri qe ka nevoje per nderhyrje per gjera te tjera i bie te vdesin se sdo kete vend ne spital. Nese do vdesin ne rruge atehere e ardhmja eshte shume e zymte se i bie te kemi humbur humanitetin qe ne kemi. Reflekto pak ose konsultohu me Trump se ai mendo si ty

    • Toni: 26/03/2020 13:55

      O idiot”Ekonomist”,nuk vihet leku para jetës të së afërmve! Dmth ty po të të ofronin lekë do vrisje prindërit e tu? Vetëm trutharë si puna e Trumpit dhe Xhonsonit bëjnë deklarata të tilla!

    • Llesh: 26/03/2020 13:53

      Ekonomist je i zi ne shpirt dhe nuk e meriton te quhesh njeri. Po pse ti leme te vdesin ? A mendon zotrote jote qe nqs spitalet mbushen me te semure atehere kategori te tjera rrezikojne jeten per shkak te mbingarkeses te spitaleve??

    • Durrsaku: 26/03/2020 13:48

      Me vjen keq kur lexoj cfar shkruan o “Ekonomisti” por te them dicka mos pi mall por bej palester vlla se ti jo qe je ber per psikolog por ke nevoj imediate per shtrim. Edhe dicka kisha nga cila shtepi femije jeni se prinder sbesoj qe te kesh pasur i shkreti ti

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria