Rama: Dikur qeshnin e hidhnin baltë për 'Arenën Kombëtare', por do të jetë një nga stadiumet më të bukura të Europës (VIDEO)

Punimet në stadiumin “Arena Kombëatre” kanë hyrë në fazën e fundit. Prej pak ditësh ka përfunduar pjesa e betonit dhe e strukturës metalike ndaj aktualisht po punohet për montimin e fasadës së jashtme dhe të brendshme të stadiumit, nderkohë që pjesa më e madhe ka përfunduar.

Dita ditës, stadium që deri më tani ka kushtuar afro 70 mln euro, po i ngjan projektit fantastik me ngjyra kuqezi, që parashikon të ketë në impiant mbi 22 mijë persona. Paralelisht me ndërtimin e fasadës po vendosen edhe stolat, ndërkohë që po punohet edhe për ndërtimin e perimetrit të fushës.

I njëjti ritëm punimesh vijon edhe në ambientet e brendshme të ‘Arenës Kombëtare’. Është drejt përfundimit faza e lyerjes së ambienteve, ndërsa po bëhet nga dita në ditë kompletimi i dhomave të zhveshjeve dhe tualeteve. Gjithashtu, punimet me lyerjen apo edhe me montimin e pjesës elektrike kanë vijuar me ritëm edhe në katet e sipërme të tribunave.

Ndërkohë sot për stadiumin e ri në qendër të kryeqytetit ka postuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Kur thosha do jetë një ndër stadiumet më të bukur të Europës, shumëkush tallej dhe disa gjuanin me baltë si zakonisht, por ja, edhe pak dhe ARENA KOMBETARE do të hapë dyert e do të hyjë në revistat e arkitekturës, si një ndër stadiumet më të bukur të Europës.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 17/06/2019 14:25

    PO CA STADIUMI ME I BUKUR I EUROPES... ME 22000 VENDE NE EUROP JAN SALLAT E LOJRAVE ME DORE... DHE STADIUMET E KATEGORISE SE KATERT. MASE DUHET ME THONE HOTELI ME I BUKUR I EUROPES SE KA STADIUM PRIVAT PARA SI LULISHTE.....

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/06/2019 13:24

    Mund të jetë shumë i bukur por vendi ku u ndertua jo i duhuri!

    Përgjigju
  • endry: 16/06/2019 18:55

    Shqiperia fanar ndricues ne bote,bace me lule etjera.Ende vazhdohet me propagande.Ne duam qe te jete i bukur por shiko distancen rrethe e qarke stadiumit sa metra eshte ndertesa me e afert dhe sa te tilla ka.Krahasojeni me nje stadium te kategorise se trete ne nje ga vendet e Europer dhe flasim pastaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua