Rama i 'djeg' Bashës premtimin elektoral: Do rrisim pagat e mjekëve deri në 40% brenda këtij mandati! Vlen dhe për mësuesit (VIDEO)

BERAT- Kryeministri Edi Rama i ka "djegur" kryedemokratit Lulzim Basha një nga premtimet e tij elektorale.

Nga Berati kreu i qeverisë e ka bërë fakt të kryer se do të rrisë deri në 40% pagat e mjekëve dhe infermierëve brenda këtij mandati, pagë e cila sipas llogaritje shkon te rreth 1000 euro për mjekët dhe rreth 700 euro të infermierëve, pak a shumë aq sa ka premtuar Basha. Teksa inspektoi punimet e në godinën e maternitetit në Berat,  Rama tha se në këtë formë bluzat e bardha në Shqipëri nuk kanë pse të largohen drejt Gjermanisë apo Italisë, për një jetesë të mirë, siç ka ndodhur viteve të fundit. I njëjti premtim shkon edhe për mësuesit.

"Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë në këtë buxhet për pagat e mjekëve. Do bëjmë një ndërhyrje të fortë, do jenë një rritje e konsiderueshme. Nuk dua të flasë më shifrën finale, por besojmë që do të arrijmë në 40% që po e konkludojmë se duam ta bëjmë të kombinuar me pagat e mësuesve dhe plotësojmë një zotim të marrë që do kemi rritje 40% të këtij 4-vjeçari. Duam të shkojmë atje, ndërkohë që mjekëve dhe infermierëve aq më tepër në kushte aktuale, ku është një sfidë më komplekse, por edhe për t'u garantuar që cili do mjek apo infermierë të ketë një pagë që të mos jetë inferiore nga paga që mund të marrë në Itali apo Gjermani, se atje ka pagën më të lartë por ka taksa e qira, por duke ruajtur edhe bonusin e tyre. Ata që punojnë aty ku jetojnë do të ketë një pagë më të mirë për mjekë dhe infermierë dhe pastaj aty nuk besoj që jemi më në vrap me kohën. E di që e mira nuk ka fund, por të paktën që të kemi një pagë që të jetë super dinjitoze dhe pa pasur dallim nga vendet e rajonit", tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Rama kritikon kryebashkiakun e Beratit: Lyeji këto muret, mos të jenë si të Bathores në vitet ’90 (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetin e Beratit, për të inspektuar rrugën e re të Kalasë së Beratit, që do të jetë e hapur edhe për automjetet.

Gjatë inspektmit, Rama ka parë një mur të pa lyer dhe nuk i ka kursyer kritikat për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demon.

Kryeministri i ka thënë që ti lyejë muret, pasi ngjanin si muret e Bathores në '90-tën.

"Edhe këto muret, se tashi kjo është rrugë turistike, të paktën një suvatim, një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si mure të Bathores së viteve ’90", tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luana: 23/09/2020 00:15

    NGA SA DUKET NGA KRONIKA,,,RRUGA NUK KA KURRIZ O EDI RAMA,,,RRUGET PERVEC AUTOSTRADAVE DUAN KURRIZ QE TE KULLOJE UJI DHE TE MOS CAHET RRUGA ,,,DHE PUSETAT DUHET TE JENE 20 CM POSHTE NIVELIT TE RRUGES PER TE THUTHUR UJIN,,,,KESHTU I KANE BERE RRUGET NE AMERIKE O EDI RAMA,,,EDHE NE DUHET TE MARRIM SHEMBULLIN E AMERIKES,,,CO DISA INXHINJERE NE AMERIKE PER TE PARE SESI I KANE BERE ATJE RRUGET...

    Përgjigju
  • Akrepi: 22/09/2020 11:57

    Zoteri Rame thot se ; qershia mbi torte do te jete shtimi i rrogave te mjekeve dhe mesuesve . Nga del se , te gjitha rrogat e punetoreve specialisteve , nepunesve , pensionisteve , jane te rritura kenaqshem , ngjer tani ; kurse mjeket dhe mesuesit do ken nje riperseritie te ngrities se rrogave ; pra as me shume e as me pak , por jo vetem do hane me luge te florinjt , por dhe do hane vetem flori !. Mir per ju , mjek dhe mesues , e zgjidhet problemin , po populli , do ti miaftoje te ushqehet me bar ?!. Mblidhmi mendien , more te ngopur ; Te gjithe duan te hane te vishen dhe te kurohen , te ken dhe nje streh ; sigurisht jo si ju barkefryr e me vila lluksoze - megjithate ne s'jua kemi ziline , na miafton nje shtepi modeste , te bejme nje jete te thjesht , por te vyrtytshme . Hani - hani dhe kurr mos u ngopshi . Mollekuar qofshi !.

    Përgjigju
  • Lleshi: 21/09/2020 17:02

    Bravo

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 21/09/2020 15:39

    Po mire o Edi bravo e madhe eshte hallall per ty per kete premtim fantastik me shpresen qe do behet realitet. Po per ne te tjeret qe punojme ne spitale jo infermier dhe mjek a nuk meritojne edhe ne ritje roge . Shofer mekanik hidraulik elektricist ekononist jurist magazinier farnacist apo ne na ka bere lopa apo ne nuk punojme po me te njejtin itensitet si mjeket dhe ibfermieret apo ne nuk kemi familje dhe femije per te ritur apo ne akoma nuk jemi larguar ne mase nga shqiperia dhe shkohet me llogjiken hajde se nga keta gjejme ne shumice per monentin Nuk jam aspak xheloz per mjeket infermieret e mesuesit se e meritojne por edhe ne jashte ketyre profesioneve punojme me perkushtim dhe meritojme vemendjen tuaj.

    Përgjigju
  • Ura: 21/09/2020 15:17

    Jepi figure e mender tu a dhjesesh atyre pseudo qe gjoja qakne hallin e mjekeve e infermireve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit