POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama: Do të pastrojmë shërbimin diplomatik nga nepotizmi, gati thirrja për studentët ekselentë

Pas nismës së qeverisë për punësimin e 1000 studentëve ekselentë në administratë në kuadër të paktit për universitetin, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në ditët në vijim do të ketë një tjetër thirrje. Ai u shpreh se studentët ekselentë do të rekrutohen në shërbimin diplomatit, pasi trupa ka nevojë për një pastrim të thellë nga nepotizmi dhe klientelizmi.

"Për pak ditë do të ketë një thirrje tjetër për studentët që kanë mbaruar me 9-ta dhe 10-ta në shërbimin diplomatit, në ristrukturimin për të goditur nepotizmin dhe klientelizimin e së shkuarës. Kemi bërë një pastrim që nuk mjafton, pasi do të shkojmë më thellë. Edhe aty thirrja do të jetë për më të mirët. Edhe dicka, doja të shtoja, bordet ndryshuan tërësisht, si reflektim i kërkesës së studentëve dhe që nuk u treguan në lartësinë e duhur në raport me përgjegjësinë" tha ai.

Kryeministri Rama kërkoi një reagim të shpejtë nga universitetet për vlerësimin e titujve akademikë, ose të njohur ndryshe si vettingu për pedagogët, pasi në të kundërt do i drejtohet parlamentit për zgjidhje me ligj. "Kam parë një segment në universitet kundër reformës së arsimit të lartë, që duke reaguar kundër reformës dhe ligjit të arsimit të lartë i ikën vlerësimit të titujve akademikë. Nuk do të doja që ti kërkoj ndihmë parlamentit për të ndërhyrë për një zgjidhje alternative, kjo nuk do të kalojë, nuk do të harrohet, prandaj do i kërkoja universitetit që të veprojë, pasi jo të gjithë pedagogët meritojnë të paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe t'u shfaqen si profesorë dhe në fakt janë sharlatanë, është e padrejtë".

Deklaratat kryeministri Rama i bëri gjatë aktivitetit ku njoftoi se një tjetër pikë e rëndësishme e protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë. Rama u shpreh se shpreson që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentët ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë.

d.ba./m.v.
Komento

Komente

  • Populli: 26/03/2019 15:38

    Mire mo mire z kryeminister por a e di qe me krye te Aluizmit dhe hipotekave po vendos nje baldoz sic eshte Lamja njeriu qe me anen e seksereve I ka zhvatur shqiptareve miliona Euro dhe keto te faktuara edhe nga KLSH apo dhe nga denoncimet e shqiptareve pse karshillek popullit do beni spo marrim vesh dhe thoni denonconi nga ana tjeter talleni me popullin

    Përgjigju
  • erma: 26/03/2019 09:37

    pastro ate familjen e deputetit halabak manja qe ka zaptu adm shteterore...

    Përgjigju
  • Gafurri: 26/03/2019 01:44

    Ky eshte trap o ben sikur nuk kupton hap probleme nga me te cuditeshme vetem ti shmanget problemit kryesore F U K A R A LL E K U T. Rama ta kete te qarte se nuk hyne ne BE me me shume se gjysma e shqipetareve me te ardhura per familje 100 euro ne muaj

    Përgjigju
  • LUSI NISHTULLES: 25/03/2019 23:33

    Te behet veting figures se drejtuesve ne administrate dhe te verifikohen mire punesimet qe kryhen ne administrata. Sepse cuni tezes se drejtorit nuk ka mbiemer te njejte. Gruaja e shokut kur punesohet po e po. E kane mbush administraten me njerezit e vet te paafte dhe hajduta te kalibrit. Boll mooooo boll se kane fitu leke edhe me emerimet ne administrate kto drejtor pi..at.

    Përgjigju
  • LUSI NISHTULLES: 25/03/2019 23:23

    Ka te drejt njoni ktu qe ka fol se drejtori halabaku durrsit edhe pse e hoqi zoti Rama, legenat e vet qe ai i mori ne pune dhe qe vazhdojne i sherbejne jane akoma ne administrate. Si do e luftoje nepotizmin qeveria kur grate, shoket, motrat dhe krymnat jane akoma aktive ne durres. Shkulini rrenjet e kancerit dhe nepotizmit.

    Përgjigju
  • Vertetesia: 25/03/2019 20:16

    Tani ministri 29 vjec stafi nga 22 vjec studenta ekselence. Mjere ne se ku po shkojme.duam qe te bejme dhe negociata strategjike me greqine

    Përgjigju
  • Xhavit Dedej: 25/03/2019 19:03

    Po pse pak nepotizem ke neper zyrat e shtetit. Vetem ne dures nja 6 veta ne administrate te hipoteka jane cuna teze, grate e shokeve dhe shoket personale te ish drejtorit ordiner qe u shkarkua. Ai u shporr por njerezit e vet qe te gjithe si celule i ka akoma aty. Meqe beri reforme ministri drejtesise pra.

    Përgjigju
  • Latif: 25/03/2019 16:25

    Po dhe administraten o pasha se na mbyten lidhjet, babe e bir e nene e bije

    Përgjigju
  • redu: 25/03/2019 13:55

    Mbasi e ngopet diplomacine me cfar njerzish deshet, i futni nje lluster me studentet e ekselences .Sherbimi diplomatik nuk eshte kurs por perfaqesi u shtetit ne arenen nderkombetare Ju lumte qe moret votat e socialisteve tani vazhdoni sic bente PD ne pushtet .Ka ardhur koha te largoheni, se me gabinet qe me vet dije i beni duhet te largoheni.Shqiperia ka nevoje per nje elite te re politike dhe jo si ju qe shpiket PPP dhe korporaten kirruptive te investimeve per te rrjep shqiptaret. SPAKU do ta tregoj veprimtarine tuaj dhe Rilindjes qe na solle ne dem te Shqiperise

    Përgjigju