Bollino: Rama duhet të vendosë: Në zgjedhje me ''të parë klase" apo me ministra që sjellin vota

Bollino: Rama duhet të vendosë: Në zgjedhje me ''të parë klase

Edhe pse kanë mbetur akoma 10 muaj nga zgjedhjet e ardhshme politike, fushata zgjedhore ka nisur. Ish-qeveritarët e Partisë Demokratike, më në fund të vendosur për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi kuptuan se arma e bojkotimit është e kotë dhe e dëmshme, janë hedhur në "fushë betejë" edhe pse pa shumë ide të re në mëndje, përveç shpresës statistikore që rregulli i rotacionit politik çdo tetë vite, të përsëritet edhe në 2021, siç ndodhi me saktësi në 1997 e tutje. Një "traditë" që Edi Rama ëndërron nga ana e tij ta thyejë, jo për gjë, veç të tregojë se është i ndryshëm edhe në këtë.

Braktisja e parlamentit nga ana e opozitës, protesta e dhunshme, zgjedhjet e qershorit të sabotuara nga opozita dhe të fituara pa konkurrencë, lufta me presidentin e Republikës, tërmeti dhe tani edhe pandemia po konfirmojnë "mallkimin e mandatit të dytë", tjetër traditë politike që është shoqëruar deri tani me rotacionin me datë skadimi fiks. Edhe për këtë, dhe për t'ju përgjigjur vlerës që Edi Rama fshehurazi i vesh shenjave të fatit, është e dobishme që Partia Socialiste të zbatojë në terren një strategji të fortë që të jetë e aftë të mundë parashikimet, dhe mbi të gjitha, të fitojë zgjedhjet. Një strategji që do të duhej të kalonte nga një ndryshim i rëndësishëm brenda qeverisë dhe të realizohet sa më shpejt, ndoshta në shtator.

Ne fakt me krijimin e këtij ekzekutivi, të përbërë nga shumë ministra "teknikë", Edi Rama ka humbur "kolonelë" në fushë që i garantonin kontaktet me bazën socialiste, sidomos nëpër rrethe, aty ku marrëdhëniet personale përkthehen në konsensus dhe vota. Eshtë e vërtetë që janë koordinatorët rajonalë, por motivimi i tyre (dhe pushteti i tyre) mund të jetë i pamjaftueshëm duke mos mbajtur asnjë rol kyç në administrata apo ne qeveri. Ndryshe nga zgjedhjet e 2017, shumë nga ministrat aktualë janë të panjohur për zgjedhësit socialistë, dhe në këtë mënyrë kontributi i tyre në zgjedhjet e ardhshme do të jetë praktikisht inekzistent. Ja përse një nga strategjitë që Rama do të duhej të ndiqte në prag të 2021 , është një ndryshim radikal i qeverisë, edhe për t'i dhënë energji e vitalitet një ekzekutivi që deri tani ka luajtur mbi të gjitha në mbrojtje.

Le të radhisim se kush janë ministrat në rrezik dhe cilët jo.

Besa Shahini .  Zgjedhja për të emëruar një ministre të re nga Kosova nuk dha rezultatet e shpresuara. Edhe pse teknikisht e përgatitur, Besa Shahini nuk ka qenë në gjendje të fitojë deri më tani as zemrat e studentëve, as zemrat e mësuesve. Duket një "mësuese" e përgatitur, por pa emocione. Pastaj nga këndvështrimi zgjedhor është totalisht e padobishme. Vota si ministre: 5 / Dobishmëria për fushatën: 0

Genti Cakaj. Edhe për aspirantin Ministër të Jashtëm vlen i njëjti gjykim si për Ministren e Arsimit. Vetëm studiues. Si i "pari i klasës" por pa shokë, gjë që nuk është ideale për një diplomat, as që mendohet për një politikan. Nga këndvështrimi zgjedhor edhe ai absolutisht i panevojshëm. Vota si ministër: 3 / Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 0

Ogerta Manastirliu. Edhe ministrja e Shëndetit duket politikisht e dobët dhe jo vetëm për administrimin skandaloz pas emergjencës Covid, me virusin që tashmë është jashtë kontrolli ndërsa në shumë vende të tjera beteja është fituar. Ogerta Manastirliu është pak e pëlqyer jo vetëm mes mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, por edhe në elektorat, dhe, edhe pse i pëlqen Ramës, tani vlen gjykimi i popullit. A do të jetë i gatshëm kryeministri të rrezikojë vota për të mbrojtur këtë "studente" studiuese? Vota si ministre: 5 / Dobishmëria për fushatën: 4

Olta Xhacka - Ministrja e Mbrojtjes tregoi në zgjedhjet e 2017 se kishte kontakte me bazën, duke marrë për zonën në qarkun e Tiranës rezultatin më të mirë të Partisë Socialiste. Kjo duket garancia më e mirë e saj për të qëndruar në qeveri duke dhene kontribut të fortë edhe për fushatën. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për zgjedhjet: 8

Sander Lleshaj - Një tjetër teknik, madje gjeneral, që kryeministri e dëshiroi fort në qeveri duke pranuar për të edhe një konflikt me Presidentin e Republikës. Problemi i parë për Lleshajn është se të udhëheqë një Ministri të Brendshme plot me policë dhe fantazma të së shkuarës, është shumë më e vështirë se të fitojë një luftë me tanke. Problemi i dytë është se nuk ka kontakte me bazën dhe kështu është i padobishëm për fushatën zgjedhore. Në favor të tij mund të luaj fakti se duke u parë si teknik, duket më neutral në fazën delikate të zgjedhjeve në krahasim me një ministër të Brendshëm qartësisht politik. Vota si ministër: 6+ / Dobishmëria për fushatën: pa vota

Anila Denaj - Edhe ajo është teknike dhe profesionalisht kompetente, edhe pse makina burokratike e ministrisë gjigande që drejton, shpesh fiton mbi vendosmërinë e saj. Do të ishte gjithësesi e parekomanduar të ndryshohej ministrja e financave në këtë fazë të rëndë financiare. Një rol dhe situatë që vetëm në rast të ndonjë të papriture, është në mbrojtje nga ndryshimet. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për fushatën: 5

Erjon Brace. Një politikan autentik race, i paprekshëm në të gjithë këndvështrimet, edhe në se në pozicionin e zëvendëskryeministrit ka pasur më shumë hapsirë të bëjë opozitorin e brendshëm sesa ministrin. Vota si ministër: 6+ / Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 10

Belinda Baluku Ministrja e Transporteve dhe Energjisë ka energji me shumicë për fushatën zgjedhore. Edhe pse nuk është "politikane partie" ka treguar se di të përshtatet mirë në funksionin e vështirë të qeverisë (ministria e saj është një ciklop plot me të papritura) dhe kështu mund të jetë shumë e dobishme edhe në fushatë zgjedhore. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për fushatën: 7

Etilda Gionaj. Ministrja e Drejtësisë është pak e dukshme brenda qeverisë, pavarësisht dikasterit të rëndësishëm që drejton, imagjinoni se si do të ishte në fushatën zgjedhore. Vota si ministre: 5 /Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 3

Elva Margariti. Një tjetër "e para e klasës", qytetare dhe e kulturuar, por që gjithësesi nuk ka marrë notën mjaftueshëm as si ministre. Për fushatën zgjedhore duhet tjetër energji. Vota si ministre: 5+ / Dobishmëria për fushatën: 3

Eduard Shalsi -Mund të konsiderohet një "rilindas" tipik, por i vështirë të gjykohet si ministër falë vizibilitetit të pakët. Me të ngjarë mund të jetë më i dobishëm në fushatën zgjedhore sesa në qeveri. Vota si ministër: 5 / Dobishmëria për fushatën: 6

Pandeli Majko- Historia e tij brenda Partisë Socialiste e bën një ministër totalisht politik. Edhe pse është parë pak duke punuar, perspektiva e një vote shtrirë edhe emigrantëve e bën një kartë të çmuar në strategjinë e fushatës zgjedhore. Vota si ministër: 6 / Dobishmëria për fushatën: 8

Elisa Spiropalli - Një tjetër ministre dhe politikane "rilindase" 100%, kështu burim i nevojshëm për fushatën zgjedhore.  Vota si ministre: 6- / Dobishmëria për fushatën: 7

Arben Ahmetaj - Ish ministri i ekonomisë dhe më pas ish ministër i financave, është përsëri ministër në qeverinë Rama, edhe pse pak vetë e kanë vënë re. Eshtë e vështirë të gjykohet kontributi i tij si ministër për rindërtimin, funksionet e të cilit nuk janë shumë të qarta, ndërsa kontributi i tij në fushatën e fundit zgjedhore të 2017 ishin në qendër të një analize të gjatë pasi zona e tij, në kufi me Durrësin, ishte e vetmja ku PS humbi vota. E vetmja njollë blu në një det me vota mavì. Megjithatë, meqë sapo ka hyrë në kabinet, është e mundur të rri aty ku është.  Vota si ministër: 4 / Dobishmëria për fushatë zgjedhore: 3

Blendi Klosi - Edhe për Klosin vlen përkufizimi i ministrit politik, dhe me eksperiencë të gjatë në shumë zgjedhje. Covidi19 nuk po e ndihmon në misionin e tij primar të promovimit të turizmit dhe administrimi i plazheve që i është besuar në këtë fillim sezoni duket skandaloz. Nga këndvështrimi zgjedhor, është më mirë që të qëndrojë. Vota si ministër: 5 / Dobishmëria për fushatën: 7+

Tani i takon Edi Ramës të vendosë nëse duhet të përballojë fushatën vendimtare elektorale të 2021 duke shfrytëzuar vetëm energjitë e veta, apo të shpërndajë forcat dhe përgjegjshmërinë edhe në ''oficerët'' e tij të lartë por që nuk mund të nisen në betejë të "paarmatosur". Zgjedhja është në duart e tij.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal Muca: 04/07/2020 16:08

    Shume e sakte analiza z.bollino, duhet te shtoje drejtorin e policise ardi veliun se dhe ai eshte drejtor me peshe e rang ministrie. Totalisht i papergjegjshem, i panevojshem dhe 0 ne cdo fushe.

    Përgjigju
  • Erla: 04/07/2020 09:42

    Uaaaa belinda ballukja partiake fushate? Sa vota marrin gjithe keta ministrat bashke e merr vetem vangjush dako tek pulle

    Përgjigju
    • Mirela: 04/07/2020 16:04

      Fiks

  • Ardi: 03/07/2020 22:12

    ha ha ha pyetje per kuriozitet. Kur thoni ka energji me shumice per fushate zgjedhore Belinda Balluku, cfare keni parasysh? Humbjet e vazhdueshme ne zonen e saj ne Vore?! Pse per Arben Ahmetajn humbjet ne zonen ku ishte ngarkuar i quani skandaloze ndersa per Ballukun nuk u bejne pershtypje por perkundrazi e merrni si shembull pozitiv kur ska asnje rezultat pozitiv por vetem negativ ne zonen ku ka qene e ngarkuar te beje fushate

    Përgjigju
    • Aldo: 04/07/2020 10:34

      Eshte energjike se ka marredhenie te forta me PD dhe sidomos me LSI. Pasi i rruajti leket Agim Kajmakut te PS per ta kandiduar per kryetar bashkie ne Vore i leshoi dhe prokurorine mbi kurriz dhe shkaterroi edhe partine e vores. Perdor te motren qe e ka tek komisioni vetingut dhe prokuroren e tiranes qe ska kalu ende vetingun dhe ben kompromiset me godit armiqte e saj. Ke te drejte, i ben shume pune partise per fushate kjo se kullufit dhe ca leke tjera.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Fshesa’ në partinë e Ilir Metës, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona

‘Fshesa’ në partinë e Ilir Metës, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona