Rama e ironizoi nga Pogradeci, Balliu i përgjigjet: Më 30 qershor nuk do bësh zgjedhje

Rama e ironizoi nga Pogradeci, Balliu i përgjigjet: Më 30 qershor nuk do bësh zgjedhje

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, nuk ka duruar dhe i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Rama ku nga Pogradeci me anë të një filxhani e vuri në lojë së bashku me kryetaren e  LSI, Monika Kryemadhi.

Balliu shprehet se Rama është tmerruar nga përgjimet që paralajmëruar nga gazeta gjermane Bild për ditën e nesërme. Më pas ai ka shtuar se opozita nuk do të lejojë që të mbahen zgjedhjet më 30 qershor. 

Karriget bosh në mitingjet e Ramës në Pogradec. Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”, ka shkruar Balliu.

Kujtojmë se Rama në mitingun e Pogradecit ka thënë me ironi se rrugën ja bllokoi çuni i Fahriut.

"Këtu është zona e Bahri Falliut doja t'u tregoja me filxhan. I thotë, Faro shoh një peshk të madh, në formë F-je, edhe lek i madh Faro, lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K-ja këtu çfarë është? Koran? Joooo Faro i thotë, kjo K-ja është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky këtu? Po më ha lekët mua?" ka thënë Rama me ironi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 17/06/2019 11:57

    Kete nuk e vendosni ju plehrat e ketij vendi,sado t'ju ndihmoje kellira Ilir Meta jeni te pashprese,populli ju urren qe vetem shkaterroni e percani kete vend,me Balliun e Salianjin PD-ja ka nuk ka te ardhme.

    Përgjigju
  • Abdyli: 17/06/2019 01:57

    Po Mos te behen zgjedhjet me 30qershor. Balliu dhe filxhani I MONES do te triumfoje perpara ILACIT QETESUES QE MERR RAMA KUR VIHET PERBALLE FILXHANIT

    Përgjigju
  • Sifi: 16/06/2019 22:55

    Balliu ben pilitike. Po car te duhet ore , me mure zevendeso gomarin e fshatari qe doli me tabele ku thoshte me zuri mallkimi Neritanit , se me ngordhi gomari. Prandaj nje vend pune tu hap, mos ler ta zeri ndonje tjeter si Brahimllari O kasodhe ku na mblodhe nje tufe me kerica me prespektive te behen gomer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra