Rama: Kemi hyrë në zonën e zjarrit! Ekonomia bie dhe ngrihet prapë, por të vdekurit nuk ringjallen më (VIDEO)

TIRANË- "Ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen më"!  Me këtë mesazh, kryeministri Edi Rama u ka dhënë një përgjigje të gjithëve që kanë ngritur shqetësimin se ekonomia po futet në kolaps për shkak të COVID-19. Ai ka publikuar një video me imazhe shumë të rënda të viktimave, duke legjitimuar masat e marra nga qeveria, për të cilët disa i kanë përkufizuar si "të ekzagjeruar".

 Kjo është zona e zjarrit, e quan kryeministri Edi Rama ku ditën e sotme janë konfirmuar 27 pozitivë me COVID-19, prandaj duhet të bëhet më shumë rezistencë për të mos shkatërruar barrikadën bluzave të bardha. 

"Sot kemi 27 pozitivë! Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku po synon të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën bluzave të bardha! Sot ju bëj një thirrje të fortë të motivojmë të gjitha forcat shpirtërore dhe mendore brenda nesh, për të ushqyer rezistencën, duke mos harxhuar energji për asgjë tjetër!

Sot ju lutem me të gjithë forcën ta vendosni si kryefjalë të çdo dite në vijim moton jetike të luftës sonë: ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen më! Sot asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi, ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar!

Sot jam i detyruar t'ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje, por edhe si, mos e dhëntë zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e çelos hapim vrima në barrikadat tona", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 04/04/2020 06:50

    O Gjigand!Pse keni ekonomi ju more?

    Përgjigju
  • Zana: 03/04/2020 23:16

    JAM PLOTESISHT DAKORT ME POSTIMIN E KRYEMINISTRIT TONE EDI RAMA,,POR E KESHILLOJ RAMEN TE MOS HAPE KUFIJTE PER ASNJE PERSON NGA EUROPA DERI NE PERFUNDIMIN E PLOTE TE PANDEMISE,,A KA MUNDESI QE TE MBYLLEN KUFIJTE PLOTESISHT DERI NE 31 DHJETOR 2020,,,BILES ME KEDO SHTET NE EUROPE VEC E VEC TE BEHET LEJIMI I LEVIZJES TE NJEREZVE VETEM KUR NUMRI I TE SEMUREVE NE KETO SHTETE ME COVID TE BEHET ZERO,,,,KURSE TRANSPORTI EKSPORT -IMPORT USHQIMESH-FRUTASH,FASONET,,PAISJE,MAKINERI,MINERALE TE LEJOHEN TE PUNOJNE...DERI NE FUND TE VITIT AS MIZA TE MOS HYJE EDO NE SHQIPERI NDRYSHE DO VARROSIM NGA 1000 VETA NE DITE,,MOS O ZOT.....//

    Përgjigju
  • tani: 03/04/2020 21:53

    BRAVO,RAMA FJALA JOTE ESHTE ME VEND DHE ZE VEND,,,,JEMI SHUME TE KENAQUR ME QEVERINE TENDE,,,POR DO DOJA QE QYTETET TE VENDOSEN NEN REGJIMIN E PLANEVE URBANISTIKE....

    Përgjigju
  • Liku: 03/04/2020 16:29

    Mbrojtja me e mire eshte vetizolimi vetem keshtu dalim te fituar nga kjo katastrofe

    Përgjigju
  • Alb: 03/04/2020 13:57

    Po ky qe perhap panik sduhet paditur krahason shqiperin me iranin apo italin.

    Përgjigju
    • Lui: 03/04/2020 14:55

      Njerez si ty nuk i ze paniku. Ai thjeshte Po ben krahasim nese nuk do kishim marre masat ne kohen e duhur. Po ti qe fle te shqupi, e ke mendjen per panik

  • Lui: 03/04/2020 13:52

    E thashe dhe ne nje lajm tjeter, ku Rama lajmeronte pak lehtesim javen qe vjen. Duhet te rrime deri ne fund te javes tjeter me kete regjim dalje. Dmth me lejen 1 ore, por ama duhet ta respektojme te gjithe, dhe policia te jete me shume vigjilente. Pastaj te shohim per ndonje lehtesim, dmth pas dates 15 prill. Rezistuam deri tani, e me duket do pesojme golin ne fund.. Sa me shume ta respektojme masen e vendosur nga qeveria, aq me shpejt do rifillojme jeten normale. Nese nuk e respektojme dhe nese e zbusim para kohe, e para do kemi fatalitete, e dyta kjo lufte dhe me pas kriza ekonomike do te zgjase me muaj, per mos thene edhe me vite.. Prandaj KUJDES qytetaret dhe qeveria gjithashtu!!!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/04/2020 12:57

    NO koment.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin