Rama: Është 4-fishuar numri i bizneseve pritëse në Berat! Basha, kukulla e shtëpisë në duart e gogolit Berisha! Ka në CV tramvajin Tiranë-Kamëz (VIDEO)

Nga Kalaja e Beratit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e PD Lulzim Basha një kukull në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa këtë të fundit e quan gogolin që nuk ka ikur ende nga shtëpia. Ndërkaq u ndal në rëndësinë që kanë pasur për qeverinë e tij, investimi te infrastruktura e qyteteve.

Që nga nisja e rilindjes urbane Rama tha se gjysmë millionë vizitorë kanë shkuar në Kalanë e Beratit, ndërsa theksoi se është 4 -fishuar numri i bizneseve akomoduese. Rama pretendoi se gjatë qeverisjes së PD-së, Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të shkëputeshin nga UNESCO, ndërsa sipas tij Partia Socialiste i kanë dhënë rëndësinë që meritojnë.

“Gjysmë million vizitorë në kalanë e beratit që nga nisja e rilindjes urbane është një shifër domethënëse. 4 fishimi i strukturave pritëse akomoduese. Rritja e punësimit përmes bizneseve të reja të vogla është domethënëse. Kur morëm detyrën Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të humbisnin mbështetjen e UNESCOS. Ne kemi kthyer Beratin dhe Gjirokastren perseri ne atë kategori qendrash historike të trashëgimninë kulturore botërorel.Bukuria e këtij vendi është aseti ynë më i madh. Ne duhet ta vëmë atë në pah duke investuar. Pradaj duhet të vazhdojë puna e të kryhet punë. Ka kaq shumë gjëra për të bërë dhe për të marrë pas”, tha ai.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Rama deklaroi se Basha nuk mund ta fitojë besimin e qytetarëve sepse sipas tij Pd e ka pasur në dorë pushtetin dhe ka qeverisur më keq se kushdo. Këtu nuk i ka kursyer irontë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Për këtë të fundit tha në biografinë e tij ka tramvajin e Tiranë-Kamëz një nga premtimet e kryetarit të PD-së gjatë kohës që ishte kryebashkiak.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Rama: Basha, një kukull në duart e gogolit Berisha! Ka në CV tramvajin Tiranë-Kamëz! S’mund ta fitojë besimin e shqiptarëve

1614344087_aaaaaassss.jpg

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si gogoli e shtëpisë ndërsa kreun e PD Lulzim Basha si kukull në duart e tij.

“Lideri i ri në thonjza ka një biografinë e tij tramvajin tiranë kamëz dhe nga ana tjetër është e njëjta frymë dhe familje politike ku pjesa që e përfaqësonte atë në një formë më besnike ndaj traditës së vetë është eleminuar dhe ku është një mish mash i vërtet dhe natyrisht ai që ishte me këtë nuk janë e njëjta gjë, ai ishte googoli i shtëpisë ky është një kukull.

Gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur mama dhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet. Duke pasur mama dhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se bëhet fjalë për t’i kthyer pas. Dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë dhe i ka ezauruar.”

Ora 13:47
Rama: Mandati i 3-të, na duhet të përfundojmë punët e nisura! Opozita i kishte në dorë, por më keq se ç’ka bërë ajo s’ka

1614343807_tyttytyty.jpg

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Berati ku ka thënë se mandate i 3 duhet që të përfundojë punët e nisura. Ai ka hedhur dhe akuza ndaj opozitës për të cilën thotë se e kishte në dorë që ti bënte mirë punët por më keq se çka qeverisuar ajo sipas Ramës nuk do të qeverisë asnjë parti që vjen në pushtet.

“Ka shumë arsye pse njeriu kërkon të jetë i stresuar dhe ne kemi kaluar 2 goditje shumë të rënda., Tërmeti sishte goditje vetëm pë rata që e pësuan por për të gjithë vendin.Pastaj pandemia që ka shtrënguar hapësirat e lëvizjes të zhvillimit dhe të përfytyrimit të së nesërmes, nga ana tjetër sjemi perfekt, jemi njerëz shqiptarë, një forcë qeverisëse që ka të mirat dhe kusuret e veta.

Mandati i 3 sështë për mua për këtë grup njerëzish që administrojnë këtë përgjegjësi të madhe por pë rata që duan që punët të mbarojnë. Nëse punët mbeten në mes Shqipëria kthehet shumë pas dhe punët smund ti kryejë askush tjetër.

Sepse për fat të mirë në këtë rast zgjidhja është shumë e thjeshtë, këtu ska x të panjohur këtu nuk ka një grup njerëzish dhe mundësi zgjedhje mes të njohurave. Ata e kishin në dorë ti bënin dhe i bënë si më keq. Më keq se çkanë bërë ata kur kishin në dorë të bënin punën nuk mendoj se ska”, tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 26/02/2021 18:47

    E DIME O RAMA EDHE NJE MUR I VOGEL DO 3 ORE TE BEHET ,,,PO E GJITHE SHQIPERIA QE U LA GERMADHE NGA SALI HAJDUTI DHE KRIMINELI,,,QE TE BEHET TAMAM DUHEN 8 MANDATE TE TJERA ME PS ,,,QE SHQIPERIA TE BEHET E NGASHME ME KROACINE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv