Rama flet për të fejuarën e djalit: Kjo humbje vetëm sa shtoi detyrimin tim për të bërë gjithçka, nuk shoh ndryshim nga të tjerët

Rama flet për të fejuarën e djalit: Kjo humbje vetëm sa shtoi detyrimin tim për të bërë gjithçka, nuk shoh ndryshim nga të tjerët

Kristi Reçi dhe Greg Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin Porta a Porta në televizionin Rai Uno për Kristi Reçin, të fejuarën e djalit të tij Greg Rama, e cila bashkë me familjen e saj humbën jetën nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Teksa u ngushëllua nga gazetari Bruno Vespa për këtë humbje, Rama tha se nuk ka dashur të flasë për këtë gjë sepse tërmeti nuk ka prekur vetëm atë dhe familjen e tij por të gjithë vendin.

“Kam detyrimin të bëj kryeministrin e një vendi që vuan tragjedinë, ndaj nuk doja të flisja për këtë ngjarje sepse nuk është diçka që më përket vetëm mua dhe familjes sime, por i përket të gjithëve. Kjo humbje vetëm sa e shtoi detyrimin tim për të bërë gjithçka, sepse nuk shoh ndryshim nga gjithë të tjerët që humbën jetën”, thotë Rama.

Kristi Reçi, studente në Fakultetin e Mjekësisë, u shua bashkë me familjen e saj pas tërmetit të 26 Nëntor. Nga rrënojat e pallatit ku ata jetonin u nxorën të pajetë babai i saj Eduard Reçi, nëna Dolora Reçi dhe vëllai Klaus Reçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd