Rama ftoi Metën e Bashën në tryezë, Cakaj: Negociatat kërkojnë bashkëpunimin e të gjithëve

Rama ftoi Metën e Bashën në tryezë, Cakaj: Negociatat kërkojnë bashkëpunimin e të gjithëve

TIRANE-Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj mori pjesë sot në mbledhjen e radhës së Komisionit për Integrimin Evropian. Cakaj raportoi pranë komisionit lidhur me  punën madhore që është bërë deri më sot dhe detyrat e vendosura në të ardhmen, për të përparuar drejt anëtarësimit në BE.

Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë” tha Cakaj.

Gjithashtu, ai theksoi se fillimi i negociatave është jo vetëm kurorëzim i reformave madhore, që ka bërë Shqipëria në pesë prioritetet kyçe por, edhe hapje e detyrave të reja që kërkojnë punën e pakursyer të gjithsecilit e bashkëpunimin e të gjithëve.

Pak ditë më parë kryeministri Rama ftoi Metën dhe Bashën për dialog për integrimin e vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit