Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ftojë në episodin e tij të radhës në Podcast, këngëtaren e mirënjohur Elhaida Danin. Kreu i qeverisë gjithashtu ka bërë me dije se të dielën, më 28 maj do të vijë për herë të parë në Shqipëri, spektakli më i shikuar në Evropë “Notre-Dame De Paris”.
Rama thotë se ky moment ishte shumë i mirëpritur dhe me vullnetin dhe këmbënguljen më në fund spektakli do të vijë në Air Albania Stadium në Tiranë së bashku me këngëtaren, Elhaida Danin.
“NOTRE-DAME DE PARIS, spektakli më i shikuar në Europë, me rekorde Guinnes për numrin e ndjekësve të tij, që prej 25 vjetësh vazhdon mbush plot arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat e kategoritë sociale, vjen të dielën më 28 maj në Air Albania Stadium në Tiranë, bashkë me yllin shqiptar, Elhaida Dani”- shkroi Rama.
Ndërkohë, në videon e publikuar nga kryeministri, këngëtarja thotë se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e vendeve ku ky spektakël mbush arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat dhe kategoritë sociale.
Notre-Dame de Paris është një muzikal francez i kënduar i cili debutoi më 16 shtator 1998 në Paris . Ai bazohet në romanin Notre-Dame de Paris (i njohur në anglisht si The Hunchback of Notre-Dame ) nga romancieri francez Victor Hugo.
Notre-Dame de Paris, sipas Librit të Rekordeve Guinness, pati vitin e parë më të suksesshëm nga çdo muzikal ndonjëherë. Partitura është regjistruar të paktën shtatë herë deri më sot (2007): albumi origjinal i konceptit francez, i cili shfaqte këngëtarin izraelit Achinoam Nini (aka Noa) si Esmeralda u pasua nga një regjistrim i plotë dhe i drejtpërdrejtë i kastit origjinal të Parisit.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.2%
-
E gabuar
45.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1643
Lajme të tjera
-
Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Merr notë shkëlqyeshëm, i dha një përgjigje dinjitoze diplomatit rus
22 Shtator, 22:09
-
VIDEO/ Momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e 'Shqiponjave' në Tiranë, Alleshi futet duke çaluar në lokal
22 Shtator, 21:29
-
'Farsë tragjikomike', debati i Ramës me ambasadorin rus në OKB tërbon Kremlinin
22 Shtator, 17:56
-
Opozita shqiptare dhe Rusia në një zë kundër Ramës: Shkeli rregullat duke mbrojtur Zelenskyn nga agresori
22 Shtator, 17:01
-
'Ndal policia!' Dëshmia e pronarit të lokalit që transportoi policin në spital, identifikoi dhe Klered Bozhanaj
22 Shtator, 16:57
-
Vëzhgimi i Report Tv, bombolat me azot tregtohen online! 640 gr kushton 9 mijë lekë të reja! 2 kg kushton 13 mijë lekë të reja
22 Shtator, 16:46
-
'Ik më lini rehat!' Report TV zbardh dosjen e Klered Bozhanaj: Ndjekja nga lulishtja nëpër shkallët e pallatit! Më pas të shtënat që plagosën policin
22 Shtator, 16:09
-
Historia e dhimbshme e një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm të ‘Gërdecit’. Ish-funksionari i Ministrisë së Mbrojtjes azil në Francë: Ministri më siguroi se nuk të ndodh gjë!
22 Shtator, 15:05
-
'Ndalni luftën dhe Zelensky s'flet para jush!' Lavrov mesazh Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pas deklaratës së Ramës në KS
22 Shtator, 15:03
-
Tentoi të vriste pronarin e një hoteli një vit më parë, lirohet reperi ‘Vinz’! Pjesë e bandës së drogës në Londër
22 Shtator, 14:24
-
Ndodhi në Tiranë/ 32-vjeçarin e zë korenti në shtëpinë e tij, arrestohen 2 shoferë të dehur
22 Shtator, 13:28
-
NATO: Shqipëria mbështet zyrtarisht anëtarësimin e Ukrainës
22 Shtator, 10:58
Nje shfaqe shume e bukur qe duhet pare me patjeter
PërgjigjuSpektakel do dhuroje Elhaida
PërgjigjuNje spektakel me rekord guiness qe vjen per here te pare ne shqiperi
PërgjigjuNje shfaqje qe shqiptaret mezi e kane pritur te realizohet ne shqiperi
PërgjigjuSpektakel mjaft i vecant per nje vend si ky i yni
PërgjigjuPo « Les Miserables » kur do na e sjellesh, mor bandill?
PërgjigjuNuk ka kryeminister ne bote qe merret me publikime muzikalesh. Ky i joni i ka zgjidhur gjithe problemet e popullit siç duket
Përgjigju