'U prish pakti i 5 qershorit' / Rama i përgjigjet Bashës: Mos na provokoni, nuk e merrni dot peng Kuvendin

Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha se marrëveshja e 5 qershorit është prishur ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një status në twitter, kreu i qeverisë i konsideron deklaratat e kryeopozitarit kërcënime, ndërsa e këshillon që të mos bëjë provokime.

"Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë...", shkruan Rama në twitter.

Një ditë më parë, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama prishi marrëveshjen për reformën zgjedhore që u arrit në datë 5 qershor. Për liderin demokrat, frika e Edi Ramës buron te koalicioni opozitar. Kryedemokrati theksoi se listat e hapura bëhen me ndryshime në Kodin Zgjedhor, por Rama do të ndërhyjë në Kushtetutë për të hequr koalicionet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 11/07/2020 21:02

    BRAVO..RAMA PO HAPE LISTAT,,POPULLI TE JEP VOTEN,,,IA FUTE BUKUR ATIJ KERRICIT TE SALIUT,,,...

    Përgjigju
  • po po: 11/07/2020 20:58

    ska nevoje te merret peng kuvendi, ka 30 vjet qe eshte marre peng

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake