Rama: Thonë se paga minimale duhet të bëhet 70-80 mijë lekë, përllogaritja bazohet në produktivitet ekonomik! S'kemi harruar premtimin për pensionistët, së shpejti shpërblimi i radhës

Kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogaritje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivitetin ekonomik. Teksa përmend inflacionin të shkaktuar nga lufta në Ukrainë që e ka vështirësuar zhvillimin ekonomik të shumë vendeve thotë se Shqipëria barazohet me Maqedoninë e Veriut duke lënë pas Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën për rritjen e pagës minimale.

Nga prilli, paga minimale shkon në vlerën e 40 mijë lekëve ndërsa Rama vijon premtimin se do e çojnë në 45 mijë lekë në fund të këtij mandati. Në një postim në Facebook, kryeministri thotë se rritja e kësaj page minimale do të riekuilibrojë piramidën e pagave pasi do të sjellë edhe rritje të pagës mesatare.

“E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën!

Ndërkohë kjo rritje përtej parashikimeve e pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibruar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësisht në muajin prill. *Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit”, shkroi Rama.

Ndërsa nga Elbasani ku uroi Ditën e Verës, Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është së shpejti do të jepet shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë.

“Përtej thashethemeve jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’u rishpërndarë pensionistëve një tjetër mbështetje speciale duke shfrytëzuar taksën e jashtëzakonshme të kompanive që prodhojnë energji. Taksa mblidhet në prill dhe me t’u mbledhur taksa do të shikojmë menjëherë se si kryesorja në administrimin e atyre të ardhurave do të jetë për pensionistët”, tha Rama.

Taksa për prodhuesit e energjisë u paralajmërua që në tetor të vitit të kaluar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se vendosja e taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë do të shkojë në ndihmë të pensionistëve. Sipas Ramës, eksportuesit e mëdhenj kanë përfitime të mëdha në një kohë inflacioni është në nivele shumë të larta, i shkaktuar prej luftës në Ukrainë.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Energjinë në fabrike: 14/03/2023 20:04

    RAMA duhet të mundohet të sjelle ndonje fabrike italiane ne shqipeir (vetëm nga energjia elektrike me cmim tr lirë ) pra me 700€ minimumi as Italia nuk e e ka ndaj nuk ka faj qeveria , e vetmja gje që mund të beje rama me aftesine që ka tjua mbushe mendjen disa fabrika italiane të transferohen në shqiperi që të kete shume rritje page ! RAMA në Itali ti thote ndermarrjeve fabrika italiane hajdeni ne shqipeir minimumii vetëm me energji elektrike (bollete) do kurseni 1-3 mil$ në vit ndaj besoj RAMA mund ti sjelle pasi ka super aftesi bindese dhe negociuse nese sjell fabrika italiane vjen dhe teknologjjia dhe produktiviteti

    Përgjigju
  • Kuriozi: 14/03/2023 15:59

    Aman mer SE nuk Po e gjej në asnjë vend SI information: SA ËSHTË MINIMUMI JETIK PER PERSON NE SHQIPERI???? Sa është fuqia blerese e lekut ne raport me rrogat minimale te rajonit ????

    Përgjigju
  • Kasem: 14/03/2023 15:20

    Te lutem shperblimin para zgjedhjeve se ndryshe na "tradheton" mosha e trete. Ore pse nuk i fut nje Apps "Pensionisti"???

    Përgjigju
  • Shaban: 14/03/2023 15:18

    50% e popullsise jeton ne fshat, a paguajne sigurime shendetsore dhe dhe kontribute per pensionin? Nese po ne cfare vlere?

    Përgjigju
    • Gabim: 14/03/2023 20:05

      50% jeton ne Tirana e popullsise ! Pra je me statistika të gabuara! Fshatrat në shqiperi skane as 1-4% popullsise (emigrim dhe Migrim që 1993)!

  • Toni: 14/03/2023 15:11

    Plehre antikombetare. Po inflacioni eshte 20% mor legen.

    Përgjigju
  • Rriti rrogat e privatit qe te mirepaguhen qylxhinjte e shtetit: 14/03/2023 14:55

    Rriti rrogat e privatit qe te mirepaguhen qylxhinjte e shtetit se te gjithe ne Gjermani e Angli do i kesh. Jepi gaz se statujat dhe krokodilet me vila ne Gji te Lalzit e Surrel do ngelen... jepi gaz

    Përgjigju
  • Edi25252: 14/03/2023 14:32

    Kur të paguajn taksat të gjithë atëherë dotë jetë rroga 70-80 mijë leke të reja . Të deklarojnë pasurinë , berisha, meta etë gjithë oligarkët , bisnesmenët , hotelet (unë di shumë hotele që fitojnë 1000 euro në ditë dhe asnjeri nuk i kontrollon ) Nëse paguhen takst , rriten pagat Shumë shtete të botës nga taksat zhvillohen dhe ecin përpara

    Përgjigju
    • Dordomusi: 15/03/2023 09:56

      180 mije lek eshte minimumi jetik ne Shqiperi…sa per info

    • Pioneri: 14/03/2023 20:27

      Po, shoku Edi! Saliu e ka fajin

  • oke: 14/03/2023 13:49

    Nongradat kerkojne qiqra ne hell oreeee

    Përgjigju
  • Asnjanes: 14/03/2023 13:41

    Turruni ne komente o patronazhistat e mutit ,njerez mjeran qe harroni qe populli duhet te jet kunder cdo qeverie e majt apo e djatht

    Përgjigju
    • Cubi: 14/03/2023 18:49

      Ne fakt edhe ti asnjanes qenke duket ????????????????????????????????????????????????????????????????????

  • Arbërori: 14/03/2023 13:33

    Tradhtar i pështirë

    Përgjigju
  • pjerin: 14/03/2023 13:10

    Normale qe cdo gje me ndryshimet qe do behen se eshte rritur goxha nga sa ka qene

    Përgjigju
  • Flori: 14/03/2023 12:35

    te falenderojme per kete ndihme te madhe qe po na jep te gjitheve ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City

'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City