Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur n/kryetarit të grupit të CDU-CSU së Bundestagut gjerman David Wadephul, i cili referuar nismës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve tha se të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit. "Nuk jam në dijeni të një deklarimi të ministrit (gjerman) do ta shoh. Por nuk ndryshon. Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës. Deklarimi i zotit David Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në letësimin e marrëdhënieve politike. Çmoj edhe faktin që është europian i palëkundur dhe vizionit për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja për cdo orë.
Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale. Jemi 100% dakord që duhet miratuar, por nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi në planin institucional. Në planin etik, ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar se nisma kushtetuese ndalon koalicionet, kjo është e pavërtetë. Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe nuk mund të ndalohen, ato thjeshtë do të jenë si në cdo vend të Europës, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sikur bën CDU-ja me CSU-në. Ai mban krahun e opozitës jashtë parlamentare. Të shikojë faktet dhe jo fjalët e bazuar në dezinformacion" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Listat e hapura dhe koalicionet, Rama: Jam gati të takoj Bashën, nëse s'e do më paktin e 5 Qershorit e heqim! Presidenca seli e opozitës
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3609
Lajme të tjera
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51