Rama i përshkruan me pak fjali kundërshtarët: Meta njeri me hënë! Berisha lider karizmatik, Basha pa karakter

Rama i përshkruan me pak fjali kundërshtarët: Meta njeri me hënë! Berisha lider karizmatik, Basha pa karakter

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka përshkruar me disa fjalë kundërshtarët e tij politik, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, ish- kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Për presidentin ilir Meta, Rama e quan njeri me hënë. Ish- kryeministrin Berisha, Rama i njeh meritat, duke e quajtur një lider karizmatik, e ndërsa për kryedemokratin Lulzim Basha i qëndron mendimit se është "një lider pakarakter.

"Berisha, aa qenë dhe është….tani më mirë të mos flasin se është në rënie të lirë, por karizmatik, shumë i vendosur dhe mbi të gjitha shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës.

Lulzim Basha është një drejtues pa karakter. Nuk ka karakter, si të them. Kjo tryezë ka karakter, ky abazhur ka karakter, ky mermer këtu ka karakter, ndërkohë që ajo është një lloj paluzeje, që nuk di merr formën, nuk di. Se ka politikanë që marrin formën e vazos gjithmonë, por nuk janë lider. Nuk ka lider që merr formën e vazos.

Iliri është dy në një. Nuk është dy njerëz të ndryshëm në dy periudha të ndryshme historike, por është dy njerëz në një në çdo moment, është njeri shumë i dyzuar. Dhe ajo që unë them duket si figurë letrare, por është fatkeqësisht e vërtetë në këtë rast. Por Iliri është njeri me hënë. Është shumë i pasigurt brenda vetes dhe kjo e bën të paqëndrueshëm, por në thelb nuk kam asnjë gjë me të", tha Rama i ftuar në Opinion.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Rama për rastin e Havzi Nelës: S’jam i bindur se është firma e tij për ekzekutimin e poetit

Kristaq Rama dhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien me babanë e tij, Kristaq Rama. Kryeministri vuri në dyshim firmën e të atin në dënimin me vdekje të poetit kuksian Havzi Nela, ndërsa shtoi se kjo tezë u ngrit nga të njëjtët njerëz që sajuan një dosje të tërë, për historinë e tij të divorcit.

Pjesa nga intervista:

Rama: Im atë ishte komunist, ishte artist, skulptor. Si i tillë im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksionon të atij sistemi, besonte tek ai sistem deri vonë. Nuk di ta them deri sa vonë por mendoj që deri në fund të viteve ‘70, ‘80.

Pastaj besonte më pak, por ai ishte njeri goxha i përmbajtur, njeri i heshtur dhe si pjesë e pushtetit ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin. Siç nuk kishin asnjë lidhje me pushtetin të gjithë ata që përzgjidheshin në Kuvendin Popullor për të ngritur dorën në ato sesionet parlamentare që mbaheshin 1 apo 2 herë në vit. Si i tillë ai ishte pjesë e dekorit të madh, por nga pikëpamja e jetës së tij, ai zyrë kishte vetm atelienë.

Fevziu: Ndërkohë ju i keni dalë në mbrojtje në rastin e Havzi Nelës, ku ai ka qenë një nga ata që ka firmosur dënimin me vdekje të Havzi Nelës.

Rama: Jo në fakt unë nuk i kam dalë në mbrojtje dhe as nuk kam bërë të kundërtën për rastin. Rastin e kam parë. Është një rast shumë i trishtuar në vetvete. Historia e tij është komplekse, por nuk jam prononcuar lidhur me këtë sepse më mungojnë 2 elementë.

E para më mungon fjala e tim eti. Rasti ka dalë shumë vite pasi ai ishte ndarë nga jeta dhe ka dalë në funksion të luftës politike me mua, nuk ka dalë po themi si dalje në dritë e fakteve në të shkuarën.

Më mungon fjala e tij dhe e dyta më mungon bindja për atë firmë. E kam parë dokumentin. Nuk jam ekspert, por firmën e tij e kam në disa nga librat, se ai i shënonte dhe nuk jam i bindur as për firmën e tij dhe më mungon dhe fjala e tij.

Fevziu: Çfarë raporti keni patur me babain? Ju më keni folur vetëm për momentin e fundit kur erdhët në varrimin e tij.

Rama: Babai ka qenë një dhuratë e Zotit për mua në sensin, që ai nuk është përpjekur asnjëherë të më imponohet mua. Nuk mbaj mend të ketë ngritur dorën ndaj meje, apo dhe më pas kur unë fillova t’i jepja gojës, ai të imponohej ose të kërkonte që unë të mbyllja gojën.

E vetmja gjë, që në rastet kur kishim debat ose mosdakrodësi, unë kam qenë fëmijë goxha rrebel në aspektin e debatit, ishte që në fund thoshte: Dakord, po unë me timen ti me tënden, me këtë mendje që ke mund të përfundosh edhe në burg, por puna jote. Ka qenë shumë liberal në raport me mua,.

Më ka dhënë mundësinë që unë të jem unë. Në aspektin artistik nuk ishim në një vijë, por në atë pikë im atë ishte shumë përpara meje, në aspektin e tolerancës apo mirëkuptimit.

*Havzi Nela u vra më 10 gusht të vitit 1988 në litar nga regjimi komunist.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D.Didani: 26/12/2020 05:58

    Duhet vecuar percaktimi i nje politikani "Karizmatik" nga personi karizmatik jo politikan! Karizmatik ishte edhe Enveri,edhe Hitleri edhe Stalini...por nuk do te thote se jane edhe te dobishem ose te mire per shoqerine. Keshtu mund te themi edhe per Berishen: Ashtu ishte "Karizmatik"...njeri popullor per te marre karriken e shtetarit,edhe per ta mbajtur ne saj te turmave qe e donin dhe e adhuronin! Dashuria e shume njerzeve per Berishen ishte e lidhur me idene sikur ai solli DEMOKRACINE..dhe po te mos ishte ai nuk do vinte ajo...por me teper ka qene shperblimi qe ai jepte per militantet!Ai i la te lire militantet te leviznin,te merrnin toka,te merrnin tendera,te merrnin pushtete ,te grabisnin pronat e shtetit qe u rrenuan ,gjithe fabrikat,uzinat,objektet ushtarake dhe civile te sistemit socialist....Etj. etj etj.dhe ishte i afte ti mbronte keto grabitje me nderhyrjet dhe fjalimet"Karizmatike"

    Përgjigju
  • Popull I vojtur: 25/12/2020 13:03

    Z RAMA KUNDERSHTARET E TU TE VERTETE ESHTE SHUMICA E POPULLIT QE TE DHANE VOTEN DHE I MASHTROVE 25 PRILLI DO JETE NDESHKIMI NGA KY POPULL QE I MASHTROVE ME PREMTIME BOSHE DHE SHFAQJE 3D kerkohet FORCA te reja politike pa HAJDUTERI dhe te perkushtuar te ndihmojne popullin fukarashqipetar pa salih pa Rama pa Basha dhe pa Meta RROFTE POLITIKA E RE QE DO TE DALE NGA RINIA NE PROTESTA

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 25/12/2020 08:30

    Nëse fjala karizmatik e ka rrënjë te dy rrokjet e para, dakord, për ndryshe le ta mbajë për vete cilësimin, se s'ka popull në botë t'i quajë karizmatikë vrasësit e etur për gjak të pafajshmish. Pse s'del dhe Rama të vrasë që ta fitojë këtë titull?

    Përgjigju
  • Ervis: 25/12/2020 08:06

    Tu vije turp qe mburrni nje funderrine te tille. Te gjithe derrat nje surrat kane, nga Nano, Berisha , Meta e Rama. Po ju njerez si sju vjen turp kur i quani shenjtor ca maskarenj.

    Përgjigju
  • Bani: 25/12/2020 01:39

    FAMILJA E MIRE NXJERR FEMIJE TE MIRE,,DUHET TE JESH KRENAR EDI RAMA PER PRINDERIT E TU,,QE I NDERONTE DHE RESPEKTONTE TIRANA DHE SHQIPERIA,,,PRANDAJ PUNO SA ME SHUME RAMA PER KETE POPULL TE LODHUR NGA 30 VJET TRANZICION,,,BEJ INVESTIME NE INFRASTUKTURE,;SHKOLLA,,SHENDETSI...ETJ...

    Përgjigju
  • Bahrami pi kuksi: 25/12/2020 01:32

    Sa te na jep voten poplli ,ke per ta pa o ed rama se c'do te bajme ne ty,,do te varim ne litar ne kukes,,, mor komunist,sic vari baba jot hazvi nelen,ee,,,une malok pa shkolle jam ,,por ty po te vjen fundi keshtu thote basha,;ne litar do perfundosh,,rrofte sali birisha...

    Përgjigju
  • Idioti: 25/12/2020 01:18

    E ti një tradhëtar idiot i paparë

    Përgjigju
  • Polo: 25/12/2020 00:30

    Per veten e vet, mbase langaraq???

    Përgjigju
  • Ardi: 24/12/2020 23:06

    Përfundimisht të quash Sali Berishën lider karizmatik nënkupton që jeni në një batak të gjithë, jeni plehra,skërmij pa shtyllë kurrizore që rriteni e zhvilloheni duke u kënaqur me vuajtjet e popullit Shqipëtar. Isha i dyzuar në mendimin për Ramën dhe thoja mund dhe një faqe tjetër të hapet në Shqipëri,por me këto dy rreshta që ka thënë për Sali Berishën i vuri kapak dhe më bindi që këta janë njësoj në llojin e tyre. Mjerë SHQIPËRIA.

    Përgjigju
  • Leka: 24/12/2020 22:43

    Jo ,jo, po fare nuk kam besim te kjo gjykatë fakti qe antari i 6 i kësaj gjykate u dekretua menjëher nga Ilir Meta le shumë për të dyshuar por mos të thën që ështe pazari i radhes për mos prekje të politkanëve të lart të korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët