Rama inspekton pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, inxhinieri izraelit- banores: Duhet ta puthni banesën, ju ka mbrojtur! (VIDEO)

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ishte ditën e sotme në Durrës, ku pa nga afër, bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Inxhinieri izraelit i ka treguar pajisjen kryeministrit Rama, me të cilët shikohet nëse pallatet kanë dëmtime me strukturën apo ka vetëm dëmtime me muret.

Pajisja për të zbuluar nëse kollona është e dëmtuar

Në një prej pallateve, kryeministri takuar banorët, ku inxhinieri izraelit ka theksuar se nuk ka asgjë shqetësuese me banesën e tyre, pasi ajo ka pësuar vetëm dëme materiale.

Inxhinierët izraelitë kanë theksuar se edhe pse në pamje të parë një godinë mund të duket si e marrë fund, duhet të shihet struktura.

Kryeministri Rama: Janë prishur mure, por struktura është shumë e qëndrueshme. Do të riparohen dëmet në mure.

Inxhinieri izraelit: Kolonat janë të gjitha në rregull.

Inxhinieri izraelit- banores: Jam me inxhinierët e mi këtu, pas kësaj katastrofe! Ju duhet ta puthni shtëpinë. Ju ka mbrojtur!

Banorja: Isha vetëm atë natë, dhe dera ishte mbyllur dhe nuk u hap

Inxhinieri izraelit: Të çarat nuk kanë problem, sepse struktura është shumë e fortë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?