Rama batutë me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës: Të shohim nga e ardhmja meqë është parulla e partisë tënde

 

Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk i ka kursyer batutat, ndërsa pranoi se ka bërë ‘paqe’ me rektorin Fatbardh Sallaku, për të cilin thotë se është një demokrat që kurrë nuk i ka dhënë votën, por pavarësisht kësaj kanë bashkëpunuar. 

“S’i kam qejf komplimentet, por nga dikush që s’më ka dhënë votën asnjëherë, i pranoj. Më vjen mirë që me rektorin dhe stafin drejtues të këtij universiteti kemi bashkëpunim të ngushtë. Bashkëpunim intensiv dhe ma ha mendja me dobi të madhe, që duket hap pas hapi, në favor të universitetit. Për mua është një ditë e shënuar me rektorin, pasi në të drejtën e tij ai ishte i shqetësuar disa kohë më parë. Qoftë për faktin se ka pasur një rënie të interesit për këtë universitet, apo dhe për faktin e mos hapjes së Doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime se si të bëjmë gjënë e duhur. Në këndvështrimin tim ska se si të jetë gjë e duhur, ulja e kritereve, apo çelja e Doktoraturave. Banaliteti i madh që e ka përmbysur fatalitetin mes doktorëve dhe jo doktorëve në këtë vend. (...)

Kjoska me kebab mu para syve studentëve dhe në dritare të auditorëve, nuk janë më.  Të shikojmë nga e ardhmja, kjo është parrula e partisë së rektorit, megjithëse nuk e di se nga cila anë e partisë është rektori, po sa të zgjidhen punët e partisë, fokusohemi këtu, rëndësi ka për të shkuar aty ku duam të shkojmë, se secili në atë pozicion mund të bëjë më shumë, prandaj ne të dy kemi zgjedhur të ardhmen”, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama: S’ka më fond për studentët që ikin jashtë shtetit dhe turp që nuk kthehen! Do ua japim ekselentëve që rrinë në Shqipëri


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS