Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë pas 25 prillit me Lulzim Bashën, por me kushtin që të shkëputet nga Meta dhe Berisha.
“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, pra nuk do të kemi probleme të kësaj natyre, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% në dispozicion të projektit ekonomik, të mirëqenies shqiptare, dhe asnjë përqind e fokusuar te vetëvetja, te politikanët, jo te konfliktet dhe idiotësisë. A do e pengojë këtë bashkëpunim Meta dhe Berisha? Duhet që Lulzim Basha ta thotë që do të ndalhet plotësisht prej tyre", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama për Report Tv: Bashkëpunoj me Bashën pas 25 prillit, me kushtin të ndahet nga Berisha e Meta! Kreu i PD e refuzon: S'do jesh kurrë pjesë e qeverisjes sonë
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 4009
Lajme të tjera
-
VIDEO/Me kunatin e Duçkës në makinë : Ilir Meta emëron në parti kushurinjtë e tij
18 Prill, 13:20
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Obsesioni i Ilir Metës me Arben Rakipin (disa detaje mbi profilin e juristit)
17 Prill, 21:53
-
Mero Baze: Këta 'tigra prej letre' që na kanë qeverisur
17 Prill, 21:48
-
Ilir Meta dhe Makbethi
17 Prill, 20:17
-
Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e ligjit për partitë politike
17 Prill, 19:56
-
Të padenjët që mbajtëm në shpinë
17 Prill, 19:36
-
Ylli Pata: Kodet e çartura të Ilir Metës, nga radio Moska te rrëzimi i prokurorëve
17 Prill, 19:06
-
Gjuha e ashpër e Metës ndaj SPAK, avokati Romeo Kara: I sugjeroj Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër
17 Prill, 17:23
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
A po përgatitet arrestimi i Metës dhe përse vijon me sulmet kërcënuese ndaj SPAK! Sonte në 21:00 në ‘Repolitix’ në Report Tv
17 Prill, 13:56