Rama publikon pamjet domethënëse dhe të RËNDA që duhet të na bëjnë të gjithëve të reflektojmë!

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka treguar se sa e rëndësishme është marrja e masave kufizuese në kohë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kreu i qeverisë merr shembullin e dy zonave në Italinë fqinje, Lodi dhe Bergamo, ku direferenca në kohë për të reaguar u reflektua fatkeqësisht në numër të lart viktimash nga COVID-19.

Shefi i mazhorancë i bën një apel të fortë shqiptarëve që të bëjnë durim, teksa paraqet imazhet e ënda në Bergamo ku mbrëmë kamionët e ushtrisë italiane transportonin trupat e viktimës të luftës siç ajo thotë se jemi në situatën me koronavirusit.

"Lodi dhe Bergamo janë dy zona fqinje në Italinë e veriut. Në Lodi masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në Lodi, ndërsa në Bergamo ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës!

Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë italiane, që transportonte mbrëmë nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave.

Ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunjë, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!

Durim, durim, durim! Nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!", shkruan Rama.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albana: 19/03/2020 16:34

    Emi te lumte ajo goje. E harruan ne shqiptaret qe na mbyten gjakun tone ne fund te detit?? Aspak skam meshire. Ne kte bote lahen te gjitha. EMI te lumte ajo goje e drite ta befte perendia kudo qe te hedhesh kembe zemer. Driteeeee

    Përgjigju
  • Perlat: 19/03/2020 13:34

    Ishalla nuk perhapet si ketu ne ITALI se do jete katastrofe sepse sistemi sanitare e shendetesor ne shqiperi nuk mund te perballoj nje gje te tille prandaj duhet qe njerzit te mos e marrin si shaka sepse eshte shume preokupuese mos gaboni sic bene ketu ne ITALI

    Përgjigju
    • CaBone: 19/03/2020 16:00

      Shum e vertet. Mund ti shikoni te dhenat me te sakta ne:: worldometer.info/coronavirus/#countries.

  • Emi: 19/03/2020 13:28

    Mos caj hallin e italis se ka popull boll. Italija te myti anijen me gra e femi shqiptra ne mes te otratos dhe hala ska sote dreci.

    Përgjigju
    • Qytetari: 19/03/2020 18:02

      Nuk di si mun te te nxjerre goja keto gjera.MO NGATERRO INDIVIDET ME MASEN E POPULLIT.MOS HARRONI DYERT E HAPURA KETO VITE PER PUNESIM NE ITALI TE QINDRA MIJRA NJEREZVE DHE NPM INVESTIMEVE DHE NE SHQIPERI..PO ASHTU NDIHMEN E SHTETIT ITALIAN NSAJ NESH NE SHUME DREJTIME

    • Albana: 19/03/2020 16:31

      Te lumte ajo goje ❤️❤️

    • Albana: 19/03/2020 16:29

      Emi te lumte ajo goje e driiitttt kudo qe te hedhesh kembe. Driteeeee

    • @Emi: 19/03/2020 15:55

      Qe do te thot ne Shqip?

  • Ester: 19/03/2020 11:17

    Shpresojme te ndodhe keshtu Ndryshe nga Italia...Masat duhen marre qe ne fillim. Eshte vertet nje pandemi qe po shkakton shume viktima. Njerezit ne Shqiperi duhet te kuptojne qe eshte me mire te qendrojne ne shtepi sesa te rrezikojne. Une mendoj se eshte akoma fillimi ne Shqiperi,edhe pse uroj qe atje te mos shperhapet shume.Dihet qe njerezit po nuk e pesuan nuk e besojne. Mendo per veten dhe te afermit e tu ne fillim,sesa te vuash dhe te pendohesh ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen

Zyrtare/ Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen