Kryeministri Rama jep lajmin: NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kuçovë

Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook ka njoftuar se Aleanca Atlantike e Veriut, NATO, do të ndërtojë në Shqipëri një bazë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Rama shkruan se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Kryeministri Rama shkruan se baza ajrore do të ndërtohet në Kuçovë dhe se investimi do të jetë rreth 50 milionë euro. Shqiptarja.com ka mësuar detaje të funksionimit të kësaj baze.

Postimi i Ramës:

NJE LAJM SHUME I MIRE!

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan.

Pandeli Majko: baza e NATO-s në Shqipëri do t’i shërbejë paqes në rajon

“U mor Vendimi nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për Bazë Ushtarake të NATO-s në Shqipëri. Bazë për paqen në rajon”, shkruan Majko ne Facebook.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Video-Ekskluzive/ Tuneli i bazës ajrore në Kuçovë, ku janë vendosur “bishat” e fluturimit MIG (Speciale)

Baza ajrore e Kuçovës, që u krijua si formacioni i parë i madh luftarak i Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, do t’i nënshtrohet modernizimit.

Ky lajm është përcjellë nga vetë kryeministri Edi Rama, duke u bazuar në një vendim të fundit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që do e kthejë këtë bazë të vjetër në një bazë moderne nën administrim të saj.

Baza ajërore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes për shumë vite kanë bërë premtime se kësaj baze do i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm.

Këtë shkëlqim mesa duket do ia rikthejë bazës vetë NATO. Report Televizion sjell këto pamje ekskluzive të tunelit të bazës ajrore të Kuçovës ku shihen avionët MIG, helikopterë të vegjël, e të tjera pajisje luftarake.

Këto pajisje luftare prej shumë vitesh janë vetëm rrelike dhe dëshmi të asaj çka ka qenë para shumë vitesh baza ajrore e Kuçovës, e cila së bashku me Uzinën e Riparimit të Avionëve, ishte një pjesë e rëndësishme e ushtrisë shqiptare, por dhe krenari e vendit.

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 Prill 1951. Reparti Ushtarak Kuçovë që mbante emrin Reparti “23 Peza” u krijua si formacion i parë i madh luftarak i Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Bërthama e parë e këtij regjimenti u krijua  me vendim të posaçëm, ku u morën masa për përgatitjen e efektivit  pilot e teknik për teknikën e re reaktive me të cilën do të pajisej reparti.

Në korrik të vitit 1957 në këtë aerodrom u ul për herë të parë avioni bombardues JI- 28, i cili hyri në armatimin e Aviacionit tonë Luftarak.

Në vitin 2001 me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, në strukturën organizative të Forcave Ajrore, ky repart kalon në Akademia e Forcave Ajrore, duke pasur në vartësi dhe Fakultetin Teoriko-Mësimor, Vlorë.

Në gusht të vitit 2016, një sipërfaqe pranë kësaj baze të cilën Ministria e Mbrojtjes e hoqi nga inventari i pronave të ushtrisë, i është dhënë një kompanie përmes kontratës një euro. Që nga viti 2006, kjo bazë ajrore është e mbyllur e gjithçka çfarë shihet nga pajisjet luftarake do të marrin vlerë muzeale.

Ora 13:18
Ndërtimi i NATO-s në Shqipëri, reagon Xhaçka: Krenari për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Pak minuta pasi Kryeministri Edi Rama dha lajmin se NATO do të ndërtojë në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në një status në Facebook, Xhaçka ka shpërndarë postimin e Ramës dhe shkruan se shqiptarët duhet të ndihen krenarë sot për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Reagimi i plotë:  

Në këtë 10-vjetor të anëtarësimit tonë në NATO, nuk mund të kishte vlerësim më të madh për seriozitetin, kontributin dhe përkushtimin, që pavarësisht kufizimeve e vështirësive, kanë treguar efektivët e forcave tona të armatosura.

Krenari për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Ora 13:12
Si funksionon aktualisht baza e Kuçovës

Kryeministri Rama njoftoi sot ndërtimin e një baze ajrore për Ballkanin Perëndimor në Kuçovë. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë 50 milion euro. Shqiptarja.com ka mësuar detaje të funksionimit aktul të kësaj baze.


“Baza Ajrore, Kuçovë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen trajnimin e personelit të Forcës Ajrore, mbështetjen me transport të trupave dhe materialeve, në operacione luftarake, joluftarake dhe humanitare. Mbështetjen dhe krijimin e kapaciteteve aeroportuale për mbështetje HSN dhe policim ajror të RSH me NATO”, mëson Shqiptarja.com.

Detyrat:

Ka për detyrë që në bashkëveprim me strukturat e FA dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen ajrore në përputhje me misionin. Në kuadër të realizimit të misionit kryen këto detyra kryesore:

- Të sigurojë gatishmërinë luftarake në përputhje me nivelet operacionale të përcaktuara,

- Të realizojë mbështetjen me infrastrukturën e nevojshme për trajnimin e pilotëve dhe specialiteteve sipas misionit të Shkollës së Trupës,

- Të realizojë transport trupash dhe materialesh në interes të forcave të tjera në operacione te ndryshme,

- Të marrë pjesë dhe kontribuojë me forca dhe mjete në operacione humanitare në emergjenca si dhe në fatkeqësi natyrore dhe me shërbim të limituar SAR,

- Të krijojë kushte si vend pritës për mjetet ajrore të NATO, (HNS),

- Të modernizojë dhe zhvillojë infrastrukturën e duhur për krijimin e kapaciteteve infrastrukturore për implementim të opsioneve të reja të policimit ajror,

- Të kryejë monitorim sipas situatave të kufirit detar dhe tokësor në drejtim interesi,

- Të garantojë, sigurojë dhe realizojë shërbimet e mirëmbajtjes në kohë dhe sipas kërkesave teknike të përcaktuara, si për mjetet ajrore, ashtu edhe për mjetet tokësore që ka në përdorim,

- Të zhvillojë stërvitje të ndryshme me Batalionin e Këmbësorisë në Poshnjë në interes të plotësimit të misioneve si repart i transportueshëm nga ajri.

Ora 12:56
VIDEO+FOTO/ Ja ku do ndërtojë NATO bazën e parë ajrore në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e bazës së parë ajrore në Shqipëri. Rama tha se baza e parë do të ndërtohet në Kuçovë, aty ku aktualisht ndodhet një bazë e vjetër ajrore. Baza ajrore e Kuçovës është hapur në 15 maj 1955.Shqiptarja.com” sjell foto nga kjo bazë ajrore ku NATO pritet të zhvillojë një investim, ku vetëm fillimisht pritet të investohen 50 milionë euro. Punimet pritet të nisin brenda vitit.  

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S S IT: 05/08/2018 10:07

    O popull;Mendoni se ky eshte lajm i mire?Si gjithmon populli eshte bageti edhe genjehet me nje torb tagji...Mjere Shqiperia edhe kush banon aty afer qe do kthehet ne vater lufte dhe stervitje ushtarake dhe testime armesh!Shpresoj te gabohem se te gjithe njerzit ne ate zone i kam!!! Nuk do kete me as qetesi edhe as liri ....LARG BAZAT NGA SHQIPERIA!Gjynah qe Shqiperia po qeveriset vetem nga Kriminela ordiner dhe Drogaxhinj te pacip pa asnje dallim ideali politik majtas o djathtas!Keta nuk kane cipe ne fytyr si mund te kene ideale?Zgjohu o POPULL...

    Përgjigju
  • Edvin: 04/08/2018 19:30

    Te rroje sa malet sh. Edi rama. Na futi ne nato. Na hoqi vizat beri rrugen e kombit. Po nderton baza.ska papunesi. Rofsh e edi per gjithe keto dhurata

    Përgjigju
  • Albanian: 04/08/2018 15:21

    Shqiperise po i rikthehet identiteti i gravity’s nga grabitqaret, te lumt Edi Rama na nxorre nga llumi.

    Përgjigju
  • qaf thona: 04/08/2018 12:52

    lajm i mire per sigurine shqiptare, direkt mbasi serbia mblodhi keshillin e siguris.... bravo rama +1

    Përgjigju
    • Lindita xhillari: 04/08/2018 19:26

      Te lumte edo. E fute shqiperine ne nato tani po hao dhe bazat. Te rrosh sa malet tona o lideri boteror

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë