Braçe: Biznesmeni Shefqet Dizdari, i lidhur me Berishën! Në 2010 ka firmosur kontratë për hidrokarbure, marrëveshje tjetër nuk ka

Nga studio e Report Tv, deputeti socialist Erion Braçe iu ka kthyer përgjigje 2 palëve të PD-së, asaj të Sali Berishës dhe të Enkelejd Alibejt, që e lidhin Edi Ramën me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonial që u arrestua në Nju Jork. PD-ja e Berishës ka deklaruar se Rama ka lobuar me anë të tij për shpalljen  ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit, ndërsa PD-ja e Alibeajt, për lobim që përfshinte Nick Muzin. Kjo për Braçen është absurde dhe për këtë dha argumentet e tij.

Ai përmendi edhe biznesmenin Shefqet Dizdari, ku e cilësoi si të lidhur me Sali Berishën. Deputeti socialist u shpreh se marrëveshja e vetme për hidrokarbure që ka Dizdari është nënshkruar në 2010, gjatë kohës se qeverisë Berisha. Marrëveshje tjetër, thotë Braçe, nuk ka. 

“E kam ndjekur gjatë gjithë ditës, nuk e di për ca apo nëse akuzohet Rama, në Amerikë në radhë të parë, akuzohet për gjë? Nga sa lexova nga 2 vendime të ndryshme, një Nju Jork me favorizimin e oligarkut rus dhe një çështje tjetër Uashington që ka marrë parë nga 2 tipa me origjinë shqiptare. Dëgjova që një nga copat e PD e lidh lobimin e Ramës që FBI të shpallë Non Grata Berishës, se kush është Berisha e njohin të gjithë, nuk ka nevojë të lobosh, zbuluan historinë si komandati i gardës që ma prezantojnë për burrë të rëndësishëm ndërron pjesë të pistoletës për t’iu shmangur përgjegjësisë për vrasjet në 21 janar, për ca duhet Rama të lobojë, ata e zbuluan këtë gjë, për të mos thënë ndonjë tjetër. Janë në metro këto. Për ca duhet të lobojë Rama në Amerikë për Gërdecin, ky është një fakt, Berisha me Mediun kanë mashtruar Amerikën.

Ka lobuar në Amerikë për financimin e fushatës me paratë ruse, e kanë seriozisht, e kanë fjalën për Nick Muzin, ai është hetuar atje, është gjykuar atje. Për ca flasin, për ca duhet të lobonte Rama?  Për ca duhet të lobonte Rama në Amerikë, po këto janë fakte të njohura nga organet ligjzbatuese në Amerikë, e akuzojnë për marrëdhënie me 2 tropojan? Duckallari thotë Berisha? Këtë s’e njoh. Unë kam punuar më Ramën, nuk e di se ku hyn ky këshilltar. Për ça ka qenë ndërmjetës? E di gjithë dynjaja dhe Amerika se çka bërë ky në 21 janar, ky dhe Basha. Shefqet Dizdari, tropojan tjetër, ka vetëm një kontratë është në 2010 e ka firmosur Berisha, gjë tjetër në fushën e naftës nuk ka. Për ca e akuzojnë Ramën, dua ta di, a ka akuzë për të në Amerikë? Është tjetër gjë nëse akuzohet në Amerikë. Nick Muzin është hetuar dhe gjykuar atje dhe është ndëshkuar atje”, tha Braçe në Report Tv.

Kush është Shefqet Dizdari?
Shqiptarja.com ka siguruar dokumentin që vërteton se amerikani, ish zyrtari të lartë të FBI-së Charles McGonigal ka një aktivitet biznesi në Shqipëri. Ai është administrator i një studioje ligjore të quajtur ‘Laë Office and Investigation’, aktualisht me aktivitet të pezulluar dhe ka 25% të aksioneve.  Mirëpo, ajo që hedh më shumë dritë në gjithçka që ka ndodhur dhe cila është lidhja me Shqipërinë lidhet me emrat e tjerë që janë si aksionere në këtë kompani: Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. ‘Law Office and Investigation’ është një kompani e regjistruar në vitin 2008 nga Shefqet Dizdari, një avokat shumë i njohur nga Tropoja, i cili në 2019 ai i ka shitur aksione ish zyrtarit të lartë të FBI Mc Gonigal, Agron Nezës dhe një shtetasi tjetër të huaj, me emrin Mark Thomas Rossini.  Dy vite më parë, pra në 2017-n, amerikani kishte pasur një takim me Kryeministrin Rama.

Charles McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se ka marrë një ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.


Lajmi kryesor:

Braçe në Report Tv: Ka prova të reja për 21 janarin që rrinë të fshehura! Kalimi i dosjes në SPAK do rriste besimin që ato t’i dorëzohen drejtësisë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha flet për takimin me Metën: Diskutuam për gjendjen kritike në vend! Gjetëm pajtim për qëndrimet që duhet të mbajmë

Sali Berisha flet për takimin me Metën: Diskutuam për gjendjen kritike në vend! Gjetëm pajtim për qëndrimet që duhet të mbajmë