Rama nis planin e lehtësimit të masave me kantierët e ndërtimit: Rifilloni punën me pikatore zonat rurale dhe ruani distancën mes punonjësve

Rama nis planin e lehtësimit të masave me kantierët e ndërtimit: Rifilloni punën me pikatore zonat rurale dhe ruani distancën mes punonjësve

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Planin e lehtësimit të masave, për liri me pikatore kryeministri Edi Rama e ka nisur duke lejuar rifillimin e punës në kantierë në zonat rurale në disa qytete të Shqipërisë, me kushtin për të respektuar distancën e sigurisë mes punonjësve. Kreu i qeverisë sqaron se kjo është një masë e marrë me qëllim vënien në lëvizje të ekonomisë së vendit, që pasojat e COVID-19 në javët në vijim të mos jenë të mëdha.

"Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit. Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët. Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm Durim dhe besim, si një trup i vetëm", tha Rama.

Muaji prill do të jetë vendimtar sa i përket vazhdimësisë së masave, sqaroi dje Rama, ku pritet të shihet veprimi dhe forca me të cilën ka goditur ky virus dhe në bazë të numrave do të vendoset lidhur me lehtësimin e kufizimeve të vendosura.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 02/04/2020 13:29

    Ky eshte vegla e padronëve të tij, do na i futi kembet ne nje kepuce ashtu siç ja kerkojne padronet qe të ndodhi. Jeta e shqiptareve pas ketij virusi do të jetë krejtesisht ndryshe!

    Përgjigju
  • Qytetari i tiranes: 02/04/2020 12:39

    Nisem e Kryeministrit Rama per tu pershendetur! Puna duhet filloje gradualisht ne sektoret jetik te ekonomise,sic kane Industria dhe buqesija.Sektori i ndertimeve te jete aji per banesat e shqiptareve te demtuar nga termeti dhe jo atyre per te zene pafund hapesirat publike,djellin,driten dhe ajerin,sic kandodhure ne zonat e medha Urbane Tirane e tje.Po keshtu duhet bere dhe levizja e lire e njerzeve me nje kohe te caktuar,jo per te vajtur neperdasma e vende piknike por per te pare me shume drite e djelle.Lokalet kafenet,rastorantet,fosfadet te qendrojne te mbyllura,ndersa aytomjetet te levizin ne nje orare te caktuar per nevojet dhe problemet qe kane njerzit.Mund te levizin autometet ne nje Orar te mirpercaktuar me dit te caktuar me targa teke dhe cifte,cka dota lehtesonte trafikun njekohesisht dote zgjidhte same mire hallet dhe problemet e njerzeve.

    Përgjigju
  • Lui: 02/04/2020 11:31

    Z. Rama mendoj qe po nxitoheni me kete vendim. Do ishte me mire qe te rrinim me keto masa deri ne fund te javes tjeter e pastaj te fillonte lehtesimi gradual dhe shume i kontrolluar. Mos ta bejme si kombetarja e futbollit qe ha gola ne minuten e fundit dhe humbim ndeshjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit