TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbledhjen e një sesioni të jashtëzakonshëm parlamentar. Në letrën drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, Rama shkruan se motivi i kërkesës së mbledhjen e jashtëzakonshme ditën e nesërme në orën 17:00 lidhet me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.
“Çmoj se i shërben funksionimit normal dhe me kapacitet të plotë të kabinetit qeverisës,” shkuan ndër të tjera Rama në letrën e tij.
Letra e Ramës drejtuar Ruçit
Bëhet fjalë për emërimin e: Eduard Shalsit si ministër i Sipërmarrjes; Bledi Çuçit si ministër të Bujqësisë; Elisa Spiropalit si ministre të Marrëdhenieve me Parlamentin; Erjon Braçes si zv/ Kryeministër; Besa Shahinit si ministre e Arsimit dhe Sportit; Anila Denajt si ministre të Financave dhe të Ekonomisë; Elva Margaritit si ministre të Kulturës dhe Belinda Ballukut si ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Seanca e parë për këtë vit të ri duhet të zhvillohej më datë 21 janar por duke marrë parasysh shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj, mbledhja e Kuvendit duhet të zhvillohej më herët. Ende nuk dihet nëse opozita do të jetë prezentë në sallë, ndërkohë që deputetë të saj rrezikojnë edhe djegien e mandateve për shkak të mungesës që kanë bërë në Kuvend.
Rendi i ditës i kuvendit
Pas mosdekretimit të ministrit të propozuar të Jashtëm Gent Cakaj nga presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama zgjedhur që të marrë edhe postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme duke i thënë fund kështu ngërçit të krijuar. (LEXO KËTU)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.6%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 1217
Lajme të tjera
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal
17 Prill, 12:11
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Meta sulmon kreun e SPAK, Altin Dumanin: Karafil! Kushëriri i Nuredinit do të bëhet vrasës i pluralizmit! Të ketë kujdes, PL i ka 300 mijë Vojo Kusha
16 Prill, 14:38
-
'Princesha e re e Lindjes', Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë e këndshme në aeroportin e Parisit
15 Prill, 13:21
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
VIDEO/ Avancojnë punimet në kantierin Porto Romano-Durrës! Rama: Me dalje në Shkozet do të shmanget trafiku brenda qytetit bregdetar
14 Prill, 11:12
-
Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, Presidenti, Rama e ministri Hasani: Kërcënim i rëndë, rrezikon paqen në Lindjen e Mesme
14 Prill, 09:35
-
Mero Baze: Rikthimi i dytë i Francës në botën shqiptare
14 Prill, 09:06
-
Akademia Politike e PS, Rama: 160 aplikime në 4 ditët e para
13 Prill, 21:48
-
Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në administrimin e pyjeve
13 Prill, 19:09