Rama: Këtë javë amnisti fiskale për paratë në të zezë, brenda majit e kalon parlamenti (Kush përjashtohet dhe taksa që do paguhet)

TIRANE-Këtë javë Këshilli i Ministrave do të miratojë projektligjin për amnistinë fiskale, ndërsa më pas do të kalojë për diskutime në Kuvend me objektivin për ta kaluar brenda muajit maj. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh sot se kohëzgjatja e amnistisë parashikohet një vit me 3 fasha 4 mujore. Edi Rama njoftoi se në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%.

Por nga kjo amnisti penale dhe fiskale do të përjashtohen disa kategori duke filluar nga politikanët, gjyqtarët, prokurorët, policët apo zyrtarë në rangje të larta të administratës. Por për kë do të jetë amnistia? Kreu i qeverisë sqaroi se amnistia fiskale do të shërbejë për mijëra qytetarë shqiptarë që kanë punuar për 30 vite në emigracion dhe nuk kanë mundur të depozitojnë kursimet e tyre për t’i formalizuar.

Një nismë me shumë rëndësi, që e kemi paralajmëruar disa kohë më parë, para se të futeshim në këtë situatë befasie dhe që tani, jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, tja cojmë parlamentin të hapur, për konsultime me të gjitha grupet e interesit. Që brenda një afati, uroj brenda majit parlamenti të mund ta miratojë.

Fjala është për amnistinë fiskale, një amnisti fiskale të domosdoshme, pasi për 30 vite qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar nga më të ndryshimet dhe kanë plot kursime, që kanë pasur dhe kanë pa mundur ti depozitojnë, duke vazhduar edhe me një shumicë në Shqipëri. Do të jetë gjithpërfshirëse, që do të synojë lehtësimin maksimal të atyre në emigracion dhe atye që jetojnë këtu dhe që janë në nevojën 30 vjecare për të formulizuar paranë jo formale që kanë në dispozicion.

Amnistia ndalon qartësisht riciklimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni, nuk amnistohen. Që do të thotë se përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale që është edhe subjekt i OFL-së. Përjashtohen të gjithë politikanët me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në polici, gjykatës, prokurorë apo rangje të larta të administratës. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo amnisti.

Amnistia mendohet të ketë kohëzgjatje prej një viti, të ndahet në tre fsha katër mujore, në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytë 7% dhe në të tretën 10%, por janë shifra që do të diskutohen dhe kolaudohen me grupet e interesit më tutje në proces.

Amnistia për të qenë e besueshme plotësisht dhe përgjithmonë e qëndrueshme do të jetë fiskale dhe penale. Për këtë periudhë nuk do të ketë më në të ardhmen asnjë konsegunencë përveç se me rasteve kur një subjekt ka bërë deklarim të rremë, fjala vjen, që nuk kanë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe më pas të rezultojë i tillë” tha ai.

Lancimin e nismës për amnistinë fiskale kryeministri Edi Rama e bëri fillimisht në datë 29 shkurt, ndërsa tashmë gjithçka është konkretizuar dhe pas miratimit në qeveri do të kalojë në parlament për fjalën e fundit.

Amnistia për një vit
Ndahet në 3 fasha 4 mujore
Fasha 1-Detyrimi për të depozituar paratë 5%
Faza 2-Detyrimi për të depozituar paratë 7%
Faza 3-Detyrimi për të depozituar paratë 10%

Përjashtohen nga amnistia|
Të dënuarit që janë subjekt i OFL-së
Politikanët dhe familjarët e tyre
Gjyqtarët
Prokurorët
Punonjësit e Policisë së Shtetit
Zyrtarët e lartë të administratës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
Mos shfrytëzoni situatën e COVID-19 për të bërë punime në shtëpi, Rama: E patolerueshme (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shfrytëzojnë situatën e COVID-19 për të bërë punime në shtëpi, që nuk lejohen. "E patolerueshme" e ka quajtur Rama. "E patolerueshme dhe duhet të lajmëroni policinë", tha kryeministri Edi Rama.

Ora 14:08
Rama: Me apo pa COVID Gjykata Kushtetuese do të ngrihet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Gjykata Kushtetuese do të ngrihet me apo pa COVID, procesi do të vijojë sipas procedurave. "Gjykata Kushtetuese do të ngrihet me COVID pa COVID sipas procedurave” tha Rama. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë, ndërsa duhet të ketë 9.

Ora 14:02
Kur do hapen lokalet e dasmave? Rama: Martohuni online...rëndësi ka dashuria (VIDEO)

Të gjitha çiftet që kanë planifikuar dasmën së afërmi duhet të presin. Kryeministri Edi Rama i kur u pyet se kur do të hapen lokalet e dasmave, kishte një këshillë për çiftet.

Ose do të presin të bëjnë një dasmë të madhe ose një të vogël online me njëri tjetrin dhe pastaj do të presin kur të vijnë e madhja, ose do të bëjnë si do të bëjnë dhe do të presin. Rëndësi ka dashuria, dhe fakti që duhet të durosh dhe pak dhe të kesh mundësi ta rishikosh vendimin deri sa të hapet zyra e gjendjes civile”, tha Rama.

Ora 14:01
Rama: Nuk shtyhet pagesa e sigurimit, i bie që të mos paguajmë pensionistët

1587384177_kryeministri.jpg

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bizneseve që nuk do të shtyhen pagesat e sigurimeve. Në përgjigje të pyetjes së një qytetari, Rama tha se nëse do të merrnin këtë vendim, pra shtyrjen e sigurimeve, atëherë do të mbeteshin pa paguar pensionistët.

"Sigurimet nuk ka shtyrje afati, i bie që të mos kemi mundësi që të mos paguajnë pensionistët", tha Rama.

Ora 13:59
Kur do të hapen kufijtë? Flet Rama

Kryeministri Edi Rama tha se hapja e kufijve nuk varet vetëm nga Shqipëria, por edhe ecuria në vendet e tjera. “Në Itali nuk lëviz dot nga një pikë në tjetrën. E dytë në fluturimet që bëhen drejt Italisë për të marrë bashkëqytetarë, është e mundur të prenotohet, por janë shumë pak fluturime dhe për këtë arsye nuk mund të vijnë të gjithë për njëherë. Hapja e kufijve nuk varet nga ne, por edhe nga vendet e tjera, pasi ka vende që nuk shkon dot. Varet shumë nga si do të zhvillohen ngjarjet, që na lidhin të gjithave bashkë. Shqipëria po bën gjërat e duhura, prandaj është më mirë” tha ai.

Ora 13:56
Rama: Do të falen të gjitha taksat për këtë vit për biznesin e vogël, çfarë iku, iku...

Për këtë vit të gjitha taksat për biznesin e vogël do të falen nga qeveria për të mbështetur këtë kategori.

Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti. E kemi thënë. Për bizneset e mëdha, një pjese do t’i shtyhen, përjashto ato që janë të përjashtuara, një pjese deri në fund të shtatorit dhe turizmit, fasonëve, call center dhe disa të tjerëve që janë përcaktuar qartë do i shtyhen deri në datë 31 dhjetor për t’i paguar vitin e ardhshëm.

Bizneset e vogla do të falen të gjitha taksat për këtë vit edhe nuk kanë punë fare as do u kërkojë asgjë vitin tjetër. Çfarë iku, iku që të marrin veten plotësisht. Me këtë mbështetje, me hapjen dhe taksat që po falim nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët” tha Rama.

Ora 13:56
Rama tregon cilat biznese do të hapen të fundit

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qendrat tregtare dhe kafenetë do të hapen të fundit. “Qendrat tregtare do të hapen të fundit. Kafenetë do të jenë të fundit që do të hapen. Nëse ke një kafene je përfituese e pagës së luftës’ tha Rama.

Ora 13:45
Rama: Mënyra e vetme që një hidraulik, elektricist, pllakaxhi të punojë në kohë COVID-19

1587383978_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dje se mënyra e vetme që një elektriçist, hidraulikë që punon privatisht të ketë mundësi për të punuar është vetëm sigurimi.

"Sigurohuni dhe regjistrohuni, nxirreni këtë mësim nga kjo sëkëlldi e madhe, që juve ju ra, por që ju goditi më shumë. Sigurohuni si të vetëpunësuar, se përndryshe nuk ka sesi. Se mund të dalin shumë të tjerë që jam pllakaxhi", tha Rama.

Ora 13:31
COVID-19/ Shtyhet me 2 muaj gjendja e fatkeqësisë natyrore, do të zgjasë deri më 23 qershor

TIRANË- Kur kishin mbetur edhe 4 ditë nga përfundimi i gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, qeveria ka propozuar shtyrjen e saj me 2 muaj, deri më 23 qershor. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme, në komunikimin me qytetarët, bëri me dije se "do të shtyhet patjetër gjendja e Fatkeqësisë Natyrore". "Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit", tha Rama.

Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të parlamentit.

Ndërkohë që shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore do të thotë se edhe masat e marra do të vijojnë që të mbeten në fuqi. Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi më 24 mars, e ndërsa ditën e sotme është propozuar edhe shtyrja me 2 muaj.

Propozimi i shtyrjes se gjendjes fatkeqsis natyrore
Ora 13:29
Punoni në të zezë dhe nuk merrni as asistencë? Rama: Bonus për 70 mijë familje! Nesër jepet paga 40 mijë lekë për 176 mijë familje

Në paketën e tretë të ndihmës ekonomike do të përfshihen 70 mijë familje. Por cilat janë këto familje? Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se kjo kategori përfshin ata që punojnë në të zezë dhe që nuk marrin as ndihmë ekonomike edhe pse në sistemin e pikëzimit kanë qenë më lartë se ata që janë futur. Ndihma do të jetë direkte në formën e një bonusi, tha Rama. Gjithashtu kryeministri Edi Rama tha se nesër fillon lëvrimi i pagës 40 mijë lekë për 176 mijë individë që përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike. Nga hapja e bizneseve nuk do ta humbasin bonusin 40 mijë lekë 176 mijë personat që e përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike.

Për pak ditë mbaron lëvrimi i pagës së parë, tani nuk ka më nevojë për verifikime dhe të tjerat do të jepen rrjedhshëm pa asnjë problem. Nesër fillon lëvrimi i bonusit prej 40 mijë lekësh, procedura është shumë e thjeshtë dhe deri në javën e parë të majit parashikojmë që paratë të jenë të derdhura në kontot e tyre që pëfshihen në paketën e zgjedhur.

Kam marrë shumë shpesh, kam reaguar shumë shpesh, shumë kënd që jeton në vështirësi të mëdha ekonomike dhe punon në të zezë, nuk ka zgjidhje individuale, por duke konstatuar dhe analizuar se një pjesë e madhe e atyre që e ushtrojnë veprimtarinë në të zezë janë në një grup prej afro 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por sidqoftë edhe pse kanë pasur një pikëzim më i lartë se atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike, si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen kur të bëhen verifikime e duhura. 

Janë familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh dhe prandaj po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte, njëherë për periudhën e mëtejshme dhe si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodhë, do ta kemi të qartë në javën, këtë javë, brenda kësaj jave do ta lajmërojmë këtë nismë plotësuese, të paketës së zgjeuar për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në të zezë nuk marrin ndihmë ekonomike dhe janë në situatë të rëndë. Ndihmën do ta bëjmë shumë shpejt. Duam të shkojmë përtej ndihmës prej 80 mijë lekësh, sa do ta kalkulojmë, por do ta shohim më tej” tha Rama.

Ora 13:29
Ngrihet Task Forca Anti-COVID-19 për respektimin e masave! Një mjek në çdo biznes të madh të hapur për monitorim në kohë reale

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ngrihet një Task Forcë në kryeministri që do të shtrihet më pas deri në terren, për të inspektuar zbatimin e protokolleve të sigurisë. Ndërkohë në bizneset e mëdha me shumë punonjës, që janë lejuar të hapen do të vendoset edhe një mjek, për monitorim në kohë reale të zbatimit të protokollit të sigurisë. 

"Një Task Forcë në kryeministri dhe më pas bashkiake dhe më pas grupe në territor që do të ndjekin nga afër ekzekutimin e standarteve të vendosura sipas protokolleve për ata që ushtrojnë aktivitetin. Po punojmë për të vendosur ranë bizneseve që hyjnë në biznese me protokoll të kuq (risk i lartë) do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë nga afër zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale, që të mos ketë asjë cedim të zbatimin e rregullave", tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 23/04/2020 23:18

    EDI RAMA hap vetem kufirin me greqine dhe malin e zi ,,qe te ikin njerezit per pune ne greqi,,,me italine dhe me gjithe te tjeret as mos hap kufi deri ne 30 qershor,,, mos hap kufi as ajror e as toksor e detar nuk e duam rrezikun,,,,,,nga italia na vjen korona-virusi,,,,//

    Përgjigju
  • Niko: 20/04/2020 21:19

    Ore nje pyetje kisha se nuk jam i qarte ..? Po edhe grupet kriminale kane mundesine ti pastrojne parat? ,ata qe kane vrare grabitur prona etj?,po pushtetaret qe i kane ne emer te familjareve? Pa dyshim nqse behet kjo eshte krim,,, hapni syt popull se po qe keshtu do jeni te shtypur gjith jeten me mire te jetosh ne monzabik..

    Përgjigju
  • henri: 20/04/2020 16:54

    O EDO para se TE SHIKOSH SE CFARE BEJNE NJEREZIT NEPER SHTEPITE E TYRE QE LE ME TE VERTETE TE DESHIRUAR,,,SEPSE PUNOJNE PA ARKITEKT,,I BEJNE SHTESAT E SHTEPITE SI SYTE E VET,,,DUHET TE SHIKOSH O EDI BRENDA UNAZES NE TIRANE QE KA ME MIJERA NDERTESA,,SHTEPI,,SHTESA,,LOKALE QE KANE ZENE HAPSIREN PARA PALLATEVE QE ISHIN LULISHTE, QE KANE ZENE DHE TROTUARET,,,KETO EDI DUHET TI PRISHESH SA ME PARE,,ASNJE MESHIRE MOS KI,,,PO ASHTU DHE SHTEPITE E NDYRA TE MALOKEVE PERRETH TIRANES,,DURRESIT,LEZHES,SHKODRES,,QE E KANE SHKATARRUAR URBANISTIKEN E QYTETEVE...

    Përgjigju
  • jurist tatimesh: 20/04/2020 16:14

    per te gjithe shkencetaret qe po zihen ne komentet me poshte per mustaqet e celos ju shpjegoj se nisma eshte shume pozitive per te ligjeruar parate, por nuk mund te tatohet sic paraqitet nga projekti i kryeministrit, pasi jane te ardhura (ska rendesi ne te zeze apo te ligjshme) qe jane krijuar jashte shtetit. Legjislacioni tatimor pranon shprehimisht tatimin e individeve nese te ardhurat kane burim ne shqiperi dhe jo ne vende te tjera. Eshte problem i vendeve te tjera qe nuk kane arritur te konstatojne nese nje individ shqiptar punon ne te zeze apo jo dhe jo i shtetit shqiptar. Nga ana tjeter ndalohet me kushtetute dhe me ligj vendosja e tatimeve te jashtezakonshme sic duket te jene keto perqindjet 5, 7 apo 10. edhe nese trajtohen si takse apo tarife ne kuader te nje sherbimi (pra pranimi iparave nga banka pa percaktuar origjinen e tyre) serish perfshihen ne konceptin e nje tatimi te jashtezakonshem gje qe eshte e ndaluar.

    Përgjigju
  • I lënë na tepéja e kokësë (Tepelënë): 20/04/2020 15:08

    Këtijë i dukete vetja Ismailë..

    Përgjigju
  • Miti: 20/04/2020 13:20

    Ore eshte ne terezi ky njeri? Po emigranti eshte taksuar nje here ne vendin ku i ka fituar ato para, si mund ti marresh perseri taksa ti? Taksimi i dyfishte nuk ekziston ne asnje vend te botes. Nga ana tjeter ky ligj do pastroje parate e droges dhe prostitucionit, se jo te gjithe ata qe bejne kete pune jane te denuar, dhe shume mire mund te deklaroje qe ka punuar ne ndertim p.sh.

    Përgjigju
    • I lënë na tepéja e kokësë (Tepelënë): 20/04/2020 15:10

      Hahahahahaha kungull hahahaha!

    • Military: 20/04/2020 15:09

      O ex military ku ka burr none tet maj jasht ne te zez mer.thjesht vjedgje e lekut te emigranteve do bej.1 punetor ne te zez tet kapin ne ita esht 70mij euro gjoba.kush esht ai trim te lozi me zjarrin

    • Jurgen: 20/04/2020 14:16

      Si paguan taksa dikush qe punon ne te zeze mor hajvan! Dava gomari.

    • EX MILITARY: 20/04/2020 13:50

      Kungull behet fjale per nje si puna jote qe ka punuar apo punon ne te zeze ne nje vend europian apo tjeter qe ai ti deklaroje e te paguaje tax,ca leshin paguan njeri qe punon pa letra ne itali apo gjetke.

  • Sefer Daja: 20/04/2020 13:17

    Perdit e me shume bindem qe NUK JE PER ATE PUNE!Je demagogu me i modh i shqiptarise! Ti nuk po mendon per qytetaret qe jetojne e punojne ketu qe kontribojne rregullisht per shtetin! Nuk te plas fare per te tjeret! Thjesht do ti perdoresh parate e tyre pa e rrujt si i kon bo!!!Dhe keto para do ti investojne kriminelet duke zhyt me teper ne varferi e duke falimentuar bizneset e vogla te ndershme qe punojne per mbijetese!( e ti bertet me te modhe se i ke ndihmu duke i dhon lek per buke!!!)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë