Rama: Koalicioni, ne jemi gati
i takon LSI, zgjedhjet s'shtyhen
 

Rama: Koalicioni, ne jemi gati<br />i takon LSI, zgjedhjet s'shtyhen<br /> 
TIRANE-“Çdo aleat duhet të jetë krenar që del në koalicion me ne. Ne jemi gati! I takon LSI të vendosë pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme”.

Kjo ishte ftesa e hapur që Edi Rama i bëri sot nga Asambleja e Partisë Socialiste, partnerit në koalicionin qeverisës, Ilir Meta për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 18 Qershor.

Kryeministri tha se kjo datë është e padiskutueshme duke i prerë cdo sinjal PD-së për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve.

Rama në fjalën e tij vuri theksin se PS e ka të qartë vizionin e saj, atë të të bërit shtet, ndërsa i dërgoi mesazhe direkte si LSI por kryesisht PD-së që proteston ende në çadër.

Duke i treguar se PS është shumica,  kryesocialisti i bëri të ditur PD-së se në këto kohë demokracie e ka në dorë ajo të zgjedhë nëse do të ‘vdesë’ apo do të ringjallet. Por edhe nëse do të merrte pjesë, shanset për fitore te PD-së, Rama i përkufizoi me terma futbolli.

Më radikal në qëndrimin e tij ndaj LSI ishte Saimir Tahiri. Ai mori i pari fjalën në Asamble duke përçuar se PS zgjedh aleat popullin përballë partive që dalin në terren vetëm për vota.

Taulant Balla dhe Tahiri: Vetëm Rama kryeministër
Saimir Tahiri dhe Taulant Balla kanë hedhur poshtë cdo pritshëmri të aleatëve për të drejtuar qeverinë, të artikuluara disa herë nga eksponentë të LSI-së gjatë këtyre 2 javëve.
 
Drejtuesi i PS-së së Tiranës, foli në asamble për ankesa që vijnë nga baza për koalicionin, dukë përcjellë gjithashtu mesazhin se edhe vetëm PS e ka fitoren e garantuar.

Ora 12:10 Rama-PD-së: Vetëvrasje, nëse nuk hyni në zgjedhje. Opozitën në Parlament do ta kemi
Në mbyllje të fjalës së Asamblese Socialiste, Rama një mesazh të drejtpërdrejtë ia dedikoi Partisë Demokratike.
“Kur opozita nuk do zgjedhje a është demokratike që zgjedhjet të behet vetëm kur do opozita? Demokracia nuk ndalon askënd të hyjë në zgjedhje kur do të zgjidhet por demokracia nuk i detyron të gjithë të hyjnë në zgjedhje kur nuk duan. Nëse diktatura është dhuna e shumicës mbi pakicën, demokracia nuk është përdhunimi i shumicës nga pakica.

Misioni i demokracisë shqiptare është të garantojë lirinë dhe të drejtën e çdo individi të zgjidhet dhe të zgjedhë dhe e çdo subjekti të lindë dhe të vdesë sipas dëshirës, nëse duan ta vdesin PD e kanë në dorë ne nuk e mbajmë dot gjallë, keqardhje për ata që votojnë PD asnjë keqardhje për ata që e drejtojnë. Ne nuk marrim përsipër barrën ta ndalim PD të shkojë në drejtim të paditur, opozita është prodhim i lirisë, jo liria prodhim i opozitës dhe përderisa jemi në liri, të jeni të bindur që opozita kurrë nuk do të mungojë, të jeni të sigurt se do ndryshojnë emrat por opozitën në Parlament do ta shikoni.

Sepse opozitën e prodhon liria, Shqipëria në 18 qershor bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, PS hyn në zgjedhje dhe të tjerët e kanë vetë në dorë të hyjnë të mos hyjnë, të votojnë. të mos votojnë të vrasin veten. Asnjë merak për qeverinë teknike, është guri i hedhur në lumin e PD, kush shkon ta nxjerrë atë gur të bëj kujdes se bie në lumë.”




Ora 11:30 Ruçi thirrje grave: Na mbështesni me 18 qershor, te ne do gjeni një derë të hapur dhe një zemër të hapur
“Me 10 prill regjistrohen partitë politike me 19 koalicionet dhe në fund të muajit kandidatët për deputetë. Gongu i 18 qershorit ka rënë dhe ne si parti nuk e startojmë përgatitjen politike sot me këtë takim. Ne në dy mbledhjet e mëparshme të Asamblesë kemi hedhur piketat e përgatitjes për zgjedhjet. Sot përfundon faza e parë jemi këtu për të parë bilancin e punës së bërë deri tani.
 
Për të gjithë ata që nuk e dinë se kush janë ata që janë këtu do u thosha në emër të Asamblesë do të përshëndesja për punën e deritanishme të gjithë drejtuesit e partisë në bashki, administratë dhe 100 mijë anëtarët e Partisë Socialiste për të gjithë punën  e bërë në këto 6 muaj.
 
Dua të përshëndes në mënyrë të veçantë për koordinatorët e gruas që janë këtu. Partia Socialiste është partia që 50 % të këshilltareve i ka shoqe. Partia Socialiste është partia që në qeverisje 50 % të ministrive i ka shoqe. PS ju vlerëson se jeni pjesa më e mirë e shoqërisë, mbështetnani me 18 qershor se te ne do gjeni një derë të hapur dhe një zemër të hapur.
 
Një përshëndetje të veçantë për 500 drejtuesit e FREESH. Fushata është edhe luftë politike ndaj duhen falenderuar të gjithë kryetarët e bashkive dhe këshilltarët socialistë që janë sot këtu, në emër të Asamblesë faleminderit.
 
Një mesash për kundërshtarët: Forca e kësaj force nuk janë fjalët dhe akuzat, forca jonë janë reformat, ju ishit në pushtet 4 vjet më parë dhe ne sot pas 4 vitesh u pyesim ju përse e mbajtët 25 vjet pezull reformën administrative, pse nuk bëtë reformën në arsim, në shëndetësi, në energji pse sot po bllokoni Vettingun?
 
Ne nuk bëjmë thirrje për të shpuar goma e për të thyer xhama. Ne të fortët nuk i quajmë zambo që ta marrim pushtetin me dhunë, data 18 është para ne ndryshojmë nga ju pasi nuk biem kryetarët e partisë te çadra, ne jemi çadra e kësaj partie. Çadrën e çojmë te kryetarët, jo kryetarët te çadra. 3 kushte nuk i negociojmë: Zbatimi i kushtetutës, zbatimi i Vettingut, qeveria teknike."


Ora 11:20 Veliaj: Nga Tamara në Konispol, Shqipëria po transformohet. 
“Sot shumë gjëra që po ndodhin në qytete i marrim për të mirëqena, na duken sikur gjithmonë ishin aty, “Pazari i Ri”, Sheshi “Skënderbej”, stadiumi, por para 1 viti e gjysmë Tirana nuk ka qenë ashtu, ushte një kryetar bashkie që kishte zënë zyrën për të gërhitur, tani ai gërhet ne çadër. Tani që kemi zgjuar qytetet nuk ndalojmë më.
 
Rilindja Urbane nuk preku vetëm qytetet por për herë të parë preku fshatrat.  Sot në Tiranë kemi arsye t’i shohim njerëzit në sy. Kemi 35 çerdhe të reja në Tiranë. Sot kemi në Tiranë 27 kopshte, sot e kemi kollaj t’i shtrëngojmë dorën kujtdo dhe t’i themi se sot jemi më mirë në Tiranën e punës. Sot kemi në proces 20 shkolla të reja. Për herë të parë në mund ta prekim ëndrrën e të pasurit vetëm, një turn jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë ku do të ndërtojmë 140 shkolla.
 
Bashkia që drejtohet nga socialistët është stacioni i parë dhe i fundit për çdo njeri. Vetëm një kryeministër që ka qenë kryetar bashkie i suksesshëm dhe që solli rilindjen urbane është kryeministri që duhet për qytet tona. Ne në Tiranë e dimë fare mirë cfarë do të thotë të mos e marrësh seriozisht zgjedhjet e 18 qershorit. Mbajmë mend çfarë ndodhi me Sheshin “Skënderbej” apo Zogun e Zi. Ne në Tiranë nuk harrojmë vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2011. Nga Tamara në Konispol, Shqipëria po transformohet."
 
Ora 10:55 Koalicioni, Rama:  I takon LSI të vendosë pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme
"Ne nuk e kemi diskutuar kurrë koalicionin. Partneritetin me LSI disa e përjetojnë si një martesë të ezauruar, si një bashkëjetesë të vuajtur apo të suksesshme, disa si mëkat. Konceptimet herë janë të padrejta, herë të justifikuara herë të pajustifikuara, herë të ekzagjeruara, herë të sajuara. 

Sa për mua, cilësia e këtij partneriteti në funksion të këtij vendi, nuk matet as me sasinë e helmit që hera-herës hedhin me partnerët tanë të vegjël, matet me sa më shumë refoma reale kemi kaluar së bashku për të bërë shtet. Matet me faktet dhe shifrat
Edhe kur flet LSI për ato që janë arritur dhe me sa qejf i thumbon ministrat tanë, duhet te matet me fakte kuptimplotë sesa njerëz u punësuan, nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat  e LSI në parlament.

Matet me të vërtetën se me reformën për Arsimin e Lartë që e diskutuam dhe miratuam së bashku, matet me 30 vite larg më atë që ishte dhe nuk matet me sulmet e disa përfaqësuesve të LSI. Matet me volumin e jashtëzakonshëm dhe kompaktësinë e madhe që kemi pasur për cdo reformë të vështirë në rrugën tonë për të bërë shtet, nuk matet me rrugën e thashethemeve, portaleve e kafeneve. Shqipëria që ne kemi në zemër, nuk varet nga kërkesat e orekset, por lidhet e varet vetëm më përmasat e dashurisë për atdheun e fëmijëve tanë.

Ja pra të dashur miq, motra e vëllezër, se nëse e masim si duhet dhe si na takon ne ta masim, jo se jam më i gjatë, por se PS është më e madhe, nuk ka asnjë diskutim për ne, vlera strategjike e partneritetit me LSI.

Ne jemi partia me kapacitetin më të madh qeverisës, me historinë më të lavdërueshme me përpjekje për të bërë shtet sa herë ka ardhur në pushtet duke mbledhur në rrënoja atë që la pushteti paaradhës. Por të gjitha këto shkojnë bashkë.

Ne do shkojmë në këto zgjedhje për të marrë cdo votë të mundshme të PS, por duke qenë se pala jonë është e qartë, i takon LSI të vendosë pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme. Të diskutojmë për 18 Qershorin, dhe nuk po diskutojmë dhe nuk do diskutojmë thellësinë e mëtejshme të reformave se këto reforma mund t’i bëjë vetëm PS, sepse Shqipërinë mund ta bëjë shtet vetëm PS, sepse qeverinë mund ta verë në shërbim të shqiptarëve vetëm PS, ne do ishim të nderuar të kemi aleat, por cdo aleat duhet të jetë i nderuar të marrë pjesë në këtë beteje për të bërë shtet. Jashtë rrugës së kësaj beteje nuk ka krenari e nder për asnjë parti"
.

Rama: Koha e vjedhjes së zgjedhjeve ka marrë fund
Kryeministri deklaroi se koha e vjedhjes së zgjedhjeve ka marrë fund.
"Edhe 75 ditë për të mbyllur kapitullin e parë dhe për të hapur të dytin. Rruga e PS-së për të bërë shtet është e pandalshme, do të vijojmë betejën. Do të trokasim në derën e çdo familje shqiptare.. Do të dëgjojmë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe do i shohim në sy për gjërat që nuk kemi bërë dot. Këto ditë vendoset se si do të jetë Shqipëria e nesërme. Do kërkojmë për çdo votë për të bërë shtet. Do të kërkojmë me përulësi një mandate të dytë për Shqipërinë që duam nesër. Nuk ankohem se mund të na i vjedhin zgjedhjet si në 2009 dhe 2011. Koha e vjedhjes së zgjedhjeve ka marrë fund. Kurrë nuk do u biem ndesh zgjedhjeve të lira. PD akoma nuk e ka kuptuar se pse ka ikur nga pushteti dhe kërkojnë pushtet nga çadra e vetmisë së madhe. Ftesa jonë për PD, dilni nga çadra dhe ballafaqohuni me popullin. Populli nuk pret, më 18 qershor do të bëje zgjedhjen e tij”, tha Rama.

Rama: PD të dalë nga çadra
Kryetari i PS, i bëri thirrje PD-së që të dalë nga çadra e vetmisë së madhe dhe të ballafaqohet me qytetaret.
"Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit. Ndaj u them, dilni nga çadra, dilni të ballafaqohemi!
Nëse PD e ka humbjen në xhep, ne fitoren nuk e kemi në xhep. Nëse hyjnë apo nuk hyjnë në zgjedhje, për ne këto zgjedhje nuk kanë qenë pa zgjidhje, pa program, pa lider, me ose pa PD, këto zgjedhje do zhvillohen me socialistë dhe progresistë".

Vettingu, Rama: Shqiptaret te vendosin kur te votojne, e duan apo jo
Ne nuk i ndahemi Vettingut, nuk ka shtet pa drejtësi dhe nuk ka drejtësi pa Vettingun. Zgjedhësit më 18 Qershor do marrin një vendim. Populli shqiptar do vendosë, nëse do e marrë në dorë drejtësinë, apo nëse do të lëngojë për vite të tëra në batakun e padrejtësisë .

Ora 10:50-“Për Shqipërinë që duam. Shtet, punësim, mirëqënie”. Ky është slogani i PS për zgjedhjet
Ka nisur sot në orën 10:00 takimi i hapur i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në “Pallati i Sportit Asllan Rusi”, Tiranë.
Në fjalën e tij para mijëra socialistëve, kryetari i PS, njëherësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar edhe sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit.“Për Shqipërinë që Duam. Shtet, punësim, mirëqënie”, është slogani i PS i përsëritur disa herë nga kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij sot. 

Ora 10:40 Rama: Data e zgjedhjeve nuk shtyhet, shanset për PD sa të Saliu te zevendesoje Luis Enrique te Barcelones
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin në asamblenë e PS-së duke theksuar që në nisje se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve.
Data e zgjedhjeve nuk shtyhet. Ftoj PD të marrë shembull nga Barcelona e Juventus, që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Shanset që Barcelona të fitoje janë 50%. Kurse shanset e PD për të fituar janë aq sa ato të Saliut për të zëvëndësuar Luis Enrique. Data e zgjedhjeve nuk shtyhet, PD duhet të marrë shembull nga Barcelona që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Saliu i Lulit nuk do Vettingun se nuk do zgjedhje, Luli i Saliut nuk do zgjedhje se nuk do Vettingun. Ata kërcënojnë në emër të popullit dhe nuk guxojnë të dalin nga çadra për tu gjykuar nga populli. Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit. Ndaj u them, dilni nga çadra, dilni të ballafaqohemi”.

Ora 10:30-Rama uron Erjon Braçen, dhuratë një album me firmat e futbollistëve të Juventusit
Dua ta nis me një urim, me një socialist të flaktë, bashkëpunëtor të palodhur, deputet shembullor, shok besnik e nevrik, që sot mbush 45 vjeç. Dhurata më e mirë, albumi i Juventusit, që e kanë firmosur kastile shokët”. Kështu tha Rama dhe Erjon Braçe i emocionuar me lot në sy, iu afrua podiumit dhe e përqafoi.



Ora 10:15 Tahiri: Koalicioni ynë më i fuqishëm, ai me shqiptarëT, jo korridoret e partive( Fjala e plote)
Kryetari i Partisë Socialiste së Tiranës, Saimir Tahiri ka marrë fjalën i pari në Asamblenë e PS-së.

Ish-ministri i brendshëm ka deklaruar se nuk ka parti aleat më të rëndësishme se shqiptarët, duke thumbuar kështu aleatin më të madh me PS, LSI.

 “Besimin e qytetarëve kam gjetur forcën për t'u ngritur mbi çdo sfidë. Sot e them me plot gojën se e nxorrëm policinë nga rrënimi ku ndodhej. Miqtë e mi, kthehuni vetëm 4 vjet më parë dhe kujtoni ditët që jetonit në atë kohë, Shqipëria kishte shumë rrënim, por shumë shpresë, shumë padrejtësi, por shumë dëshirë për të ndryshuar. Dalin ca që pushtetin e duan në çadër e ca në tavolinë, i kuptoj të gjithë, por gjëegjëza e shqiptarit është se nuk ka koalicion më të fuqishëm se koalicioni ynë, nuk ka parti aleat më të rëndësishme se shqiptarët, se aleanca jonë më shqiptarët. Ne duam koalicion për shqiptarët dhe jo korridoret e politikës'',-u shpreh Tahiri. 



AXHENDA
Një devijim ky i traditës shumë vjeçare ku kjo strukturë e rëndësishme vendimmarrëse e PS zhvillohej të shtunave dhe tek Xibraku.

Report Tv ka mësuar se do të jetë kryetari i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri i cili do të hapë mbledhjen, për t’u ndjekur më pas nga kryebashkiaku Veliaj dhe Edi Rama.
 
Në asamble do të ketë rreth 18 fjalime të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe dhe sekretarëve të partisë.
 
Punimet do të mbyllën nga Olta Xhaçka, kryetarja e forumit të gruas dhe sekretarja për rininë Elisa Spiropali.
 
Në Asamble do të vendoset formalisht dhe thirrja e kongresit zgjedhor të PS në 29 prill.
 
Ndërkohë që të gjithë diskutantët do të përcjellin mesazhe të forta politike, burime të Report tv pohojnë se mund të ketë dhe një ftesë të fundit për LSI-në për t’u bërë pjesë e koalicionit që në 1 prill mbush 4 vjeç.
 
Pjesëmarrës në asamble do të jenë të gjithë eksponentët kyç të fushatës deri në nivelin më të ulët, kryetarët e njësive administrative, 61 kryetarët partie, koordinatorët elektoralë dhe dixhitalë.
 
E gjithë kjo për t’i motivuar të punojnë më fort në fushatë. Kryeministri Rama më herët ka bërë të qartë se ditën e asamblesë do të përzgjidhet dhe kandidatura zyrtare për kryebashkiak të Kavajës.

VIDEO/Punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet