COVID-19, Rama kritika në BILD ministrit gjerman të Shëndetësisë: Skandal që denoncon Ballkanin, s’lejoj që Shqipëria të portretizohet zonë risku

COVID-19, Rama kritika në BILD ministrit gjerman të Shëndetësisë: Skandal që denoncon Ballkanin, s’lejoj që Shqipëria të portretizohet zonë risku

Kryeministri Edi Rama dhe ministri gjerman Jens Spahn

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn për një deklaratë të këtij të fundit lidhur me udhëtime jashtë vendit dhe Ballkanit. Ka qenë gazeta prestigjoze BILD ajo që ka publikuar një shkrim ku tregon një përplasje deklaratash mes Ramës dhe ministrit Spahn pasi ky i fundit ka deklaruar se vitin e kaluar rreth 50% e rasteve të reja me COVID në Gjermani erdhën si pasojë e udhëtimeve në Ballkan e Turqi dhe këtë vit sipas tij duhet parandaluar.

“Ne mësuam nga vera e kaluar. Në atë kohë, udhëtimet jashtë vendit, shpesh vizitat te të afërmit në Turqi dhe Ballkan, shkaktuan rreth 50 përqind të infeksioneve tona të reja në faza. Ne duhet ta parandalojmë këtë këtë vit “.- deklaroi Spahn.

Por kjo deklaratë për Ramën është e papranueshme, madje ka reaguar për BILD ndaj Spahn duke e cilësuar si një skandal faktin që ministri gjerman ka denoncuar publikisht Ballkanin. Rama thekson se nuk do të lejojë që Shqipëria këtë verë të cilësohet si zonë rreziku e ti ndalohen udhëtimet pasi nuk ka shifra që ta provojnë këtë.

“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi.Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, nuk ka shifra për ta provuar këtë. Një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord të dukshëm të keq”, thotë Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiponja: 25/05/2021 21:41

    Koment prej një burri shteti Ky nga Rama ! Shqipëria ka vaksinuar 20% popullatës!

    Përgjigju
  • drini: 25/05/2021 18:42

    Mire ka bere Rama me kete pergjigje.Shqiptaret duhet te behen te ndergjegjshem se Evropa ndaj ne shqiptareve nuk eshte e cliruar nga sterotipet dhe racismi. Ata na trajtojne ne baze te paragjykimeve dhe fese.Ne shqiptaret ulim koken kurse blak lives matter lufton dhemb per dhemb per te drejtat e tyre dhe shume mire bejne.Boll me fetishizimet dhe idolizimet ndaj gjermaneve se nuk jane me te mire se ne shqiptaret askush nuk eshte me i mire se

    Përgjigju
  • B*3: 25/05/2021 18:15

    Bravo z. Kryeminister! Edhe Belgjika e konsideron Shqiperine zone te kuqe, atehere qe OBSH e nxorri nga lista e kuqe. Keta europianet, kur nuk i bien dot gomarit, i bien samarit. Menaxhimi i pandemise ne europe dobet shume. Populli shqiptar duhet te jete kokelarte, sepse e meritojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit