Rama: Kuvendi do votojë Kodin e Ri zgjedhor pa pritur 'Venecian'! Rekomandimet që do japin i aplikojmë pas 25 prillit! PD: Dole zbuluar që ke hallin e pushtetit tënd

TIRANË- Teksa Komisioni i Ligjeve nisi diskutimin për dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Presidenti iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për të marrë parasysh fillimisht opinionin e Komisionit të Venecias. Por kjo kërkesë e Ilir Metës nuk u mor në konsideratë nga Komisioni i Ligjeve i cili  me  15 vota kundër dhe 2 pro rrëzoi dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Argumentet e Ilir Metës nuk kanë bazë kushtetuese", tha Shameti.

Të vetmit që kërkuan të pritej për opinionin e Komisionit të Venecias ishin dy deputetë të opozitës në Kuvend, Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi.

Një kërkesë e ripërsëritur për kuvendin erdhi dhe nga Komisioneri për Zgjerim i BE Oliver Varhelyi. “I kënaqur që Rama pret opinionin e Venecias për ndryshimet kushtetuese. Do ishte e matur të pritej opinioni para se të rivotohej në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”.

Por kryeministri Rama duket i palëkundur në vendimin për të miratuar Kodin Zgjedhor pa asnjë ndryshim. Këtë e vërtetoi kur tha se nuk ka kohë për të humbur me asnjë aventurë të Ilir Metës.

"Unë e kam sqaruar dhe komisionerin, që parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë dhe nuk ka asnjë mundësi që të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Meta që nuk do të përmirësojë Kodin por të sabotojë këtë proces. komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai do të diskutohet dhe do të mbetet për të adresuar çdo lloj çështje që të dalë përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur, se strukturat e reja kanë nisur punën, kanë nevojë të kenë ligjin zgjedhor dhe kjo kërkon kohën e vet. Madje është marrë një angazhim për identifikimin biometrik, koha është e pamundur. Meta lider absolut i një opozite të copëtuar dhe lider i  një partie të degraduar", tha Rama.

Për Partinë Demokratike këmbëngulja për ta miratuar Kodin zgjedhor nxjerr zbuluar kryeministrin.

 “Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë”, tha Bardhi.

Pasi iu rrëzua dekreti, Presidenti Ilir Meta reagoi duke postuar qëndrimet e ndërkombëtarëve për të marrë në konsideratë opinionin e Komisionit të Venecias. Ndër të tjera, presidenti i siguron se koha e injorimit do përfundojë në 25 prill.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond Omeri: 28/10/2020 20:49

    Jo gjithmonë duhet të presim që të bejme cfare na thotë bota. Duhet t'i tregojmë kësaj Europe, që ne shtepine tonë dim të bejme të zotin e shtepise

    Përgjigju
  • GJIGANDI EDI RAMA: 28/10/2020 12:23

    O GJIGAND Edi Rama kta hajdarët që të shajn ty do të ruajn hanxharin do ta bëjn tac. Kta lefin pa pushim e rin nëpër kafene e duan nga qelli petlla të bin po siç kan mendjen edhe Zoti ju ka vë kapalen mbi kok qê vetëm të diskutoj GJIGANDIN . E vet skan buk të han.

    Përgjigju
  • Niku: 27/10/2020 16:18

    Iku dhe lsi vajti per lesh,, kokat e lsi do perfundojne ne rec te shkodres.,hajdutave po u vjen fundi.

    Përgjigju
    • Ashtu te lumte: 27/10/2020 19:33

      Ja nje mendje e ndritur dhe realiste. Meta e shpurren e tij ne burg. Rama me profesoret e intelektualet e tij ne pushtet. Populli fakir ne emigrim. Kjo eshte e ardhmja e vendit tone. Urime

  • JamKushJam: 27/10/2020 15:14

    Hallall Rama, s'do behemi balon qe te fluturojme nga i thote menderja Metes... do Meta te ngadalsoj nepermjet Varhylit qe eshte pershendetur nga Lidershipi Serb kur u zgjodh ne pozicionin qe ka!!!! META te shkoj te kap macen e tij per bishti te banja e saj!!!!!

    Përgjigju
  • Ahahahahahahahahaah: 27/10/2020 14:32

    Sa qesharak dhe i ZI je bere per mbare kombin shqiptar. Pas 25 prillit do perfundosh ne kampet ne SIRI. Aty eshte vendi jot o makaber.

    Përgjigju
    • Titi: 27/10/2020 16:22

      Eshte bere i zi per ty ,mos fol ne emer te popullit,vetem hajdutat dhe sekserat qahen qe kane ende shprese te lsi.

  • alma: 27/10/2020 14:22

    O edvin bene mire mos te dalesh me neper televizione se je bere i neveritshem

    Përgjigju
  • alma: 27/10/2020 14:08

    rame na ke car trapin ben mire mos te dalesh me neper televizione se na je neveritur

    Përgjigju
    • bond: 27/10/2020 17:04

      po dhe Alma dhe me trap nuk po e kuptoj....

  • Kacidhe: 27/10/2020 13:58

    Basha lider? Eshte vetem zgjatim i zorres se byrhes te Sal Kerrmes

    Përgjigju
    • O shok: 27/10/2020 15:27

      Po cke ore i uruar ju mbiu basha ne tavoline, ne krevat me gruan, ne cdo cep. Cfare lidhje ka basha ketu, kaq ju djeg qe se shkulni nga goja?? Ketu kemi kete kermen e zi kryeminister qe te kall daten edhe ne televizor, eshte bere si drakula i zi

    • JamKushJam: 27/10/2020 15:15

      ... hahahahahaha, bukur e ke qendisur komentin... hahahahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën