Rama: Ligji i luftës me Greqinë është një paradoks i vërtetë! I lumtur që Greqia pranoi të shkojmë në Hagë sa u përket çështjes së kufijve detarë!

 

I pyetur nga gazetarja Greke për Ligjin e Luftës dhe Çështjen e Përcaktimit të Kufijve detarë me Greqinë Kryeministri Edi Rama, u shpreh se këto nuk duhen ngatërruar me njëra tjetrën duke garantuar se pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes palëve marrëdhëniet greko-shqiptare janë në nivelin e duhur.

“Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time. Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar.  Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

S'ka datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare, Rama: Dështim i BE, ne ishim gati! Zaev: Vendimi i pandershëm, sidomos për Shqipërinë, unioni po humb vlerat


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023