Rama: Listat e shqiptarëve që do të kthehen në atdhe janë MBYLLUR! Mos u mundoni më të gjeni vend në avion

TIRANË - Kryeministri Edi Rama tha se lista e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit që do të kthehen në atdhe tashmë është e mbyllur. Kreu i qeverisë tha se në atdhe është kthyer numër i kufizuar personash, i atyre që nuk kishin asnjë mundësi financiare për të qëndruar jashtë, apo i studentëve. Të tjerët -theksoi Rama - do të presin mbarimin e luftës siç ai quan situatën me COVID-19, për t'u kthyer nnë atdhe.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se policia do të publikojë listën me emrat e të gjithë shqitparëve të kthyer, dhe të garantohet se do të respektojnë vetëkarantimin me 14 ditë nga momenti i kthimit.

Dje erdhën nga Italia dhe Kroacia shqiptarët e parë të cilët kishin lidhur kontaktet me amabasadat. 1123 nga Roma dhe 165 nga Kroacia.

"Sqarimi i fundit për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se nuk do të riatdhesojmë në masë bashkëqytetarë jashtë kufijve:

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës! Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe misionet tona të riatdhesimit (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) do të kthejnë në atdhe vetëm një numër të kufizuar personash, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyre të rënduar. Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t'i kthyer këta persona, se lista është e mbyllur, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë! Po s'ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës! Më vjen tmerrësisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s'do luajnë fare nga vendi.

Mbrëmë Lasgushi ka sjellë një grup të parë nga Italia dhe Policia e Shtetit do të publikojë emrat e tyre dhe të të gjithë atyre që do kthehen, sipas një praktike të dobishme të disa vendeve, në mënyrë që po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet! Ndjesë 1000 herë edhe për këtë, po ecuria deri këtu pozitive e luftës së madhe që po bëjmë, nuk mund të cënohet nga papërgjegjshmëria e askujt!", shkruan Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Kthimi në atdhe, ambasada në Itali: Shqiptarët që janë pranuar të presin telefonatën

Ambasada shqiptare në Itali thotë se ka pasur një numër jashtëzakonisht të madh email-ash dhe telefonatash nga persona që kërkojnë të rikthehen në Shqipëri, por lista është mbyllur, sikur tha kryeministri. Nga ana tjetër, për të gjitha ata që janë regjistruar, ambasada u kërkon që të jenë të aksesueshëm nëpërmjet telefonit, whatsapp ose email, në pritje të njoftimeve kur do të organizohet riatdhesimi.

NJOFTIMI I PLOTE
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari, bëjnë të ditur se pas njoftimit të Qeverisë për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar jashtë vendit kemi marrë një numër jashtëzakonisht të madh emailash dhe telefonatash nga persona që kërkojnë të rikthehen në Shqipëri.

Sic e ritheksoi sot Kryeministri Rama ne po punojmë për rikthimin në atdhe, pas kontigjentit të parë që u kthye dje nga Italia, VETËM të personave të regjistruar në Ambasadë në listën e mbyllur deri në njoftimin e Qeverisë. E kemi të pamundur, për shkak të numrit të tyre shumë të madh dhe rrethanave të punës, t'u pergjigjemi mesazheve të qytetarëve që na kanë shkruar.

Ambasada dhe Konsullatat kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve për këtë!

Nga ana tjetër ju bëjmë me dije qytetarëve të regjistruar se kriteret e prioriteteve për riatdhesimin janë ato që janë bërë publike nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Kërkojmë nga qytetarët e regjistruar të jenë të aksesueshëm nëpërmjet telefonit, ëhatsapp ose email, në pritje të njoftimeve tona.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Romë

Konsullata e Përgjithshme,

Milano

Konsullata e Përgjithshme,

Bari.

Ora 13:07
Kanë mbetur jashtë kufinjve, Cakaj: Kategoritë që përfitojnë nga riatdhesimi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka sqaruar edhe njëherë kategoritë të cilët do të përfitojnë riatdhësimin, operacion i nisur nga dje ku fillimisht erdhën shqiptarët nga Italia dhe Kroacia.

Sipas Cakajt kategoritë që do të përfitojnë nga riatdhësimi janë studentët, rastet humanitare apo personat me nevoja të veçanta, si dhe shtetasit me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.

Postimi i Gent Cakajt:

Pas mbështetjes dhënë Italisë mike, dje kemi kryer edhe operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.

Këto operacione do të vijojnë për t'i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.

Kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.

Për më shumë informacion: KLIKONI KETU

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 29/03/2020 16:00

    Per ne shqiptaret ne lufte jena per 30 viete dhe ska naj deferenc. Shteti hajn shqiptrat ka deshtu me kohe pra ne jena popull jetim pa nan pa babe.

    Përgjigju
  • Albi: 29/03/2020 14:48

    Ju lutem na ktheni sepse kemi mbetur rrugve mos merni femijet e bosave qe bejn shkollen jasht dhe harxhojn mijra euro ne dit kthe njerzit qe skan lek te han dhe shpi ku te rrin .. studentet te jetojn si po jetonin para ksaj situate . Po normal zoti Rama do e tregoje veten dhe ktu

    Përgjigju
    • daniel: 30/03/2020 03:43

      o vella si do kthehemi dhe kur se nuk po marim vesh as gje

  • Gezim: 29/03/2020 13:10

    Ka shume raste ku jane ndare famijlet,kane ngelur te bllokuar brenda dhe jashte.nuk zene vend ndjesat zoteri,duhet te gjeni zgjidhje njerezve,se jane te ndare.ne Itali nje grua erdhi per tu kuruar,i vdiq i shoqi ne Shqiperi dhe nuk mundi te shkonte por shkuan djemte per babane,ata ngelen andej dhe plaka ka mbetur ne Itali.njoh raste pensionistesh qe jetojne ne Itali ku kane gjithe femite dhe kane mbetur ne Shqiperi vetem,dhe nuk kthehen dot ne Itali ku edhe jetojne.ka shume raste nga me absurdet qe nuk mund te likujdohen me “ndjesa”.zoteri nuk duhen “kurime me te rrezishme se virusi ose semundja “.hapni linja komunikimi te reduktuara dhe me masa mbrojtese ku ne perfundim te udhetimit personat rrine ne karantine.eshte humbur fare arsyeja,lere me fisnikeria e njeriut.nuk mund te lejoje njerezia qe virusi te krijoje norma shtazarake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë