'Gati projekti i masave lehtësuese', Rama mbledh komitetin teknik të COVID-19: Na duhet leja juaj për ta miratuar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin Teknik të epidemisë së koronavirusit ku pas raportimit të situatës deri në këto momente u ka kërkuar atyre miratimin e projektit të ri për masat lehtësuese që mund të aplikohen javën që vjen. E cilësuar si "liri me pikatore", Rama tha se për koto masa që po bëhen gati duhet dhe miratimi i komitetit teknik të epidemisë, mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë. Gjatë raportimit, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se masat e distancimit social ndikojnë në uljen dhe tkurrjen e kurbës së koronavirusit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Mjeku kollitet, Rama i shqetësuar: Profesor si je? Tritan Kalo: Është nga uji i pastër i Lanës

Gjatë mbledhjes online me komitetin teknik të epidemisë nuk munguan batutat. Në momentin që Edi Rama i dha fjalën, Tritan Kalo u kollit, Rama i shqetësuar e pyeti nëse është mirë, ndërsa mjeku e kaloi situatën me një babtutë.

Edi Rama: Profesor Tritani si je? Të ndjej pak me kollë

Tritan Kalo: Mirëmbrëma si u ngrysët? Kolla vjen një cikë nga uji i Lanës, që është pak i pastër dhe na ngacmon mushkëritë

Më pas Kalo shpjegoi situatën lidhur me koronavirusin në vendin tonë. "Sëmundja do të paktën 5-6 javë të tregojë fytyrën e vërtetë. Masat e marra janë kyçe për të ulur kurbën që besoj ia kemi mbërritur dhe të tentojmë shkëputjen e hopeve të zinxhirit epidemik. Njerëzit janë ndërgjegjësuar që sëmundja nuk ka kufij moshe" tha ai.

Ora 19:45
'Nuk kemi trend agresiv', Tomini: Nga javë e 5-të shpresojmë të jetë piku i kësaj pandemie

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini u shpreh se në javën e 5-të të shpresojmë që të shënoj dhe pikun e pandemisë ndërsa trendi të vijojë të jetë i zbutur dhe jo agresiv.

 "Në këndvështrimin tim rastet janë të pritshme, shpresoj që ky trend i zbutur dhe jo agresiv të vijojë dhe në javën e 5-të të jetë dhe piku i kësaj epidemie", tha Tomini.

Ora 19:45
'Liri me pikatore', Rama: Na duhet leja juaj dhe për lehtësimet më të vogla

Nëse javën e ardhshme mund të kemi pak më shumë liri bazuar në ecurinë e koronavirusit dhe karantinës, kryeministri Rama i kërkoi  Komitetit Teknik të Epidemisë të projektojnë së bashku hapat e ardhshwm dhe të japin leje nëse e shohin të nevojshëm një liri me pikatore.

"Nuk kemi ndërmend të bëjmë hapje krahu për armikun por duam të projektojmë një kolaudojmë në seri hapash që i kemi marrë fatkeqësisht i kemi hedhur në bazë të rekomandimeve që na vijnë nga ju. Duam të marrim dhe një konfirmim nga ju për të rregulluar kohën dhe ritmin pasi duhet të ecim paralelisht", tha Rama duke i paralajmëruar se do u çojnë projektin e masave lehtësuese dhe shtrënguese.

Ora 19:40
Drejtoresha e ISHP-së: Askujt që ka pasur nevojë s'i ka munguar testimi

Kryeministri Edi Rama e pyeti drejtoreshën e ISHP-së nëse do të ketë rritje të testimeve apo do të vijohet në këtë mënyrë, ndërsa Albana Fico u shpreh se testet do të vijojnë në bazë të asaj që ofron dita. "Askush që ka pasur nevojë nuk i ka munduar testimi. Kemi një rritje graduale të rasteve të hospitalizuara. Të vijojmë testimin në bazë të asaj cfarë na ofron dita nesër" tha ajo.

Ora 19:32
COVID-19/Bino: Strategjia jonë lidhet me zbutjen dhe tkurrjen e kurbës

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se masat e distancimit social ndikojnë në uljen dhe tkurrjen e kurbës së koronavirusit.

"Strategjia ka pasur si qëllim kryesor të zbutjes së kurbës dhe tkurrjes së saj. Masat e distancimit social që janë marrë luajnë një rol të rëndësishëm në uljen kurbes dhe është shumë e rëndësishme të tkurret ajo përmes testimit dhe gjurmimit të rasteve të dyshuara. Është e rëndësishme gjurmimi i çdo rasti. Ne rastet i kemi kapur përmes 127, spitaleve dhe mjekët të familjes dhe këto raste janë hetuar së bashku me kontaktet e tyre. Në duhet ta masim intervalin nga fillimi i simptomave të një rasti dhe më pas të gjurmim të rasteve të tjera të kontaketve të tij dhe ajo që synojmë është që të ulim sa më shumë këtë interval serial. Sot isha në Shkodër, pikërisht këto raste janë zbuluar falë hetimit  të kontakteve të këtij zinxhiri. Po punojmë në lidhje me modelet dhe strategjitë që mund të ndiqen dhe jemi në diskutime të vazhdueshme.", tha Bino.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës