Rama paralajmëron një tjetër reformë në shtator, krijohet superagjencia për zgjidhjen e çështjes së pronave

Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes në kryeministri ka folur për platformën dixhitale, ku përmes së cilës do të lehtësohet procedura e bashkimit të pronës. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në muajin shtator do të lançohet platforma dixhitale, e cila do të bëjë të mundur dhënien e titullit të pronësisë më shpejt nga ç'është bërë deri më tani. Sipas Ramës risi e kësaj reforme, është mundësia e apelimit brenda institucionit pa qenë nevoja të shkohet në gjykatë.

Tashmë fillon një hetim administrativ nëse vonesa është e lidhur me korrupsionin, apo ryshfetet. Kur kjo verifikohet, merren masa dhe pastrohet administrata, rritet dhe vetëdija e atyre që punojnë në këto administrata. Sot është dita e fundit e një viti intensiv qeverisës , pasi nesër fillojnë pushimet. Pavarësisht nga dy apo tre javët e pushimeve, zyrat do vazhdojnë të  funksionojnë. Kjo është një punë që mund të bëhet nga çdo pikë. Kushdo  që do kërkojë ndihmë nga ne, do ta gjeje atë.

Kryeministri Edi Rama

Por kryeministri vuri theksin tek legalizimet, ku tha se kushdo që ka bërë një kërkesë në zyrën e hipotekës, ka marrë përgjigje brenda afatit të caktuar dhe nuk është detyruar që të presë për një periudhë të gjatë kohore, siç ndodhte më përpara. 

Përsa i përket legalizimeve, kushdo që ka bërë një kërkesë , ka marrë përgjigje brenda afatit të caktuar, sipas platformës. Jam i vetëdijshëm që jemi larg objektivit tonë, por do ta arrijmë këtë objektiv. Kemi ende shumë për të bërë. Në shtator jemi gati të lançojmë raforfmën për të cilën jemi zotuar: Bashkimin e pronës. Pra për të pasur një rrugë të përbashkët, kjo reforfmë do të jetë rrënjësore, ku do të mundësojë një ecuri shumë të shpejtë të funksionimit të këtyre institucioneve. Kjo reformë do jete një lloj avokati për qytetarët në institucion, do të ulë në mënyrë drastike pritjet e gjata në institucione. Dhënia e titullit të pronësisë do te jepet më shpejt përmes një programi dixhitalizimi.

Kryeministri Edi Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerxho: 01/08/2018 03:34

    Mjaft e GENJEVE kete popull cdo gje premton po ate kryesore qe deshiron cdo shqiptare ate nuk e ze me goje MINIMUMIN jetik te shqipetareve ARSYJA HAJDUTERIA E BANDES TE. HAJDUTEVE. TE RAMES QE JANE TE PA NGOPUR DHE TRUSHPELARET MILITANTE TE RAMES SI KOMENTUESIT E MEPOSHTEM

    Përgjigju
  • Andeti: 31/07/2018 17:59

    Super

    Përgjigju
  • Malsori: 31/07/2018 16:59

    Edi Rama e Tu"ngjat"jeta..,sa kto Male o sa kto Shkrepa...

    Përgjigju
  • xeni: 31/07/2018 16:25

    bravoooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria