Rama mbledh koordinatorët e rajonit të veriut në Velipojë: 80% e drejtorëve në qarkun e Shkodrës do ikin nga puna

VELIPOJË-  80% e drejtorëve të Bashkive në qarkun e Shkodrës do të largohen nga puna. Ka qenë ky urdhri i kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes që kreu i qeverisë ka zhvilluar me drejtues të rajonit të Veriut në Velipojë. Report Tv mëson se Rama ka kërkuar largimin e tyre në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra.

"80% e drejtorëve do ikin. Për të gjitha bashkite e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra.  Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes.

Rama ka pranuar dorëheqjen e katër drejtorëve, Myzafer Bushit, drejtor i Drejtërisë së Thesarit,  drejtor i Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtori i ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtrorit të ENT-it të banesave Brian Murriqi. Ai është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen, por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm. Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.

Pjesë e mbledhjes ishin ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili është njëhkohësisht edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi. Në mbledhje mori pjesë edhe kryebashiaku i Vaut të Dejës Mark Babani, i akuzuar nga PD se është arrestuar në Itali për vjedhje të makinave, por mësohet se kjo çështje nuk ka qenë në fokus të diskutimeve.

Partia Socialiste ka ngritur dy komisione (një prej të cilëve qytetar) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Ngritja e komisioneve erdhi pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit. Komisionet kanë përpiluar një listë kandidatësh për të zëvendësuar drejtorët e dorëhequr, që do t'i paraqitet kryeministrit Edi Rama.

Rama udhëroi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Zbardhet debati/ Tom Doshi e Sterkaj: Nuk na pyetën kur u vendosën drejtorët! Rama: Uluni bashkë siç ulem unë me Metën dhe Berishën

Report Tv zbardh debatet në mbledhjen e drejtuesve të rajonit të Veriut në Velipojë. Mësohet se gjatë mbledhjes Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj i janë ankuar kryeministrit Edi Rama për emërimet e drejtorëve në Shkodër duke thënë se nuk janë pyetur nga deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha për emërimin e drejtorëve të rinj.

Rama i ka kërkuar të dy palëve që të ulen bashkë, duke thënë se kur ai ulet me Metën dhe Berishën, pse ata nuk ulen me njëri-tjetrin?

"Pse nuk uleni bashkë? Tomën e kemi aleat. Sterkaj është i Malësisë së Madhe por ka të drejtë të jap mendim për drejtorët rajonalë. Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni?", mësohet të jetë përgjigjur Rama.

Ora 13:12
A u diskutua në mbledhjen e rajonit të Veriut për çështjen Tahiri? Përgjigjet sekretari organizativ i PS-së (VIDOE)

Shkodra do vijojë të koordinohet nga dy komisionet e përkohshme të ngritura për emërimin e drejtorëve të rinj. Pas mbledhjes së drejtuesve të rajonit të Veriut në një prononcim për mediat sekretari organizativ i PS për Shkodrën Arben Pëllumbi u shpreh se nuk është vendosur asgjë e re lidhur me këtë qark. I pyetur nëse në mbledhja u diskutua çështja Tahiri, Pëllumbi u shpreh se kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimeve, të cilat ishin të orientuara në dhënien e opinioneve për çështjet që kanë nevojë për përmirësim.

"U diskutuan opinionet për ato që duhen bërë mirë. Për Shkodrën nuk ka asgjë të re. Këshilli i Veriut ka detyrat e veta specifike. Rendi i ditës ishte ajo që ishte", u shpreh Pëllumbi.

Ora 13:08
Mesi flet pas mbledhjes së rajonit të Veriut: U diskutua organizimi i strukturave të PS (VIDEO)

Deputetja socialiste Senida Mesi ka folur pas mbledhjes së drejtuesve të rajonit të veriut me kryeministrin Edi Rama. Mesi deklaroi se në mbledhje u diskutua për problematika dhe shërbimet që do të ofrohen nga bashkitë. Ajo tha se mbledhja nuk kishte fokus ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës.

"Diskutuam problematika mbi shërbimet që do të ofrohen nga bashkitë. Në këtë mbledhje nuk është diskutuar ngërçi në lidhje me kryetarin e bashkisë Shkodër. Janë diskutuar në sërë problematikash. U diskutua edhe elementi i organizmit të strukurave të PS për të bërë të mundur zgjerimin e partisë me ata individë që duan të jenë pjesë e vendimmarrjes", u shpreh Mesi.

Ora 12:17
Rama: 80% e drejtorëve në qarkun e Shkodrës do ikin, sillni analizatë buxhetit të bashkive

1568910034_rama1.jpg

Report Tv mëson se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar largmin e 80% të drejtorëve në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra. Ai ka kërkuar një analizë e buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se në çfarë gjendje jemi aktualisht.

Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm.

Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.

Ora 11:56
Rama pranon dorëheqjen e katër drejtorëve në rajonin e Veriut (VIDEO)

Në mbledhjen e sotme që kryeministri Edi Rama po zhvillon me drejtues të rajonit të Veriut i është pranuar dorëheqja drejtorëve të cilët paraqitën kërkesën për t'u tërhequr nga posti pas urdhrit të kreut të qeverisë Edi Rama. Është pranuar dorëheqja  e Myzafer Bushit, drejtor i Drejtërisë së Thesarit,  drejtor i Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtori i ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtrorit të ENT-it të banesave Brian Murriqi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gledis: 20/09/2019 18:42

    Lufta per pushtet ka len kryeqendren e veriu pa koke dhe me keshill bashkiak inegzistent.Per Ramen qe e katandisi kete katrahur Shkodra esht mir ne doren e Voltanes dhe nuk jep asnje zgjidhje.I vetmi shpetim eshte per tu larguar sa me par nga Shqiperia se ktu nuk jetohet me

    Përgjigju
  • Shkodrani: 20/09/2019 17:51

    Turp i madh na ka ra per hise, me na drejtu Toma me Paulinin, nuk ka zhgenjim ma te madh si per socialistat ashtu dhe per demokratet qytetare te shkodres, fatkeqesi per femijet tane.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 20/09/2019 17:35

    Shume mire kryetar!! Emro dashnoret e deputeteve dhe trafikanteve neper drejtori se e bejne mire permbi dhe nen tavolina!!

    Përgjigju
  • Malsori: 20/09/2019 15:38

    Vaj medet zotit kur ka ngel Shkodra e djepit te kultures kombetare te udhehiqet, drejtohet e shantazhohet prej analfabeteve.

    Përgjigju
  • Ledia: 20/09/2019 14:41

    Ke lene kryeqendren e veriut pa kryetar dhe as qe e diskuton fare.Eshte qyteti me i varfer qe ka nevoj per investime dhe per interesa partiake nuk e rru fare.Zoti te vraft ty e cfar ke per zemer o kryeminister

    Përgjigju
  • Ok :): 20/09/2019 12:29

    Na kenaqi. Ka sh vende tjera ku duhet fillu imazhi i ri ne Shkoder ne fakt mjeksia, arsimi, legalizimet etj. Ia paska pranu atyre qe i njeh nje Shkoder mbar qe jane nder te paktit qe punojne pa u perly. Qe nga kandidati qe nxori ne Shkoder ne fakt behen llogarite direkt se cfare imazhit te ri ka pas dhe ka deshire me sjell :) Ne pritje te ketij imazhi spektakel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?