Nesër ‘retreat’-i i deputetëve të PS në Elbasan! Zbardhet axhenda, nga 'Antikorrupsioni', 'Dezinformimi' e deri tek 'trajnimi' për komunikimin publik

Pas takimit informal me kabinetin qeveritar në Dajt, kryeminisitri Rama do të mbledhë të premten, këtë herë në Elbasan, edhe deputetët socialistë, të cilët nuk do t’i shpëtojnë një analize performace e as porosive në këtë sesion parlamentar prag viti elektoral.

Burime për Report tv bëjnë me dije se punimet e këtij retreat-it që do të nisë rreth orës 10:00 do të ndahet në tre pjesë. Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës.

Dy kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe jo vetëm do të analizojnë punën por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e komisioneve në vazhdimësi.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare.  “Trajnimi” i deputetëve për komunikimin do të mbahet nga zyra e shtypit të Partisë Socialiste për koordinimin e mesazheve dhe rritjen e komunikimit publik, edhe përmes rrjeteve sociale.

Një hapësirë e posaçme do t’i kushtohet edhe çështjeve të integrimit. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka do të njohë deputetët me ecurinë e procesit të integrimit europian, proces i cili kërkon ndërveprim eficent edhe me parlamentin e qeverinë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian.

Ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili pritet t’i bashkohet tryezës së punës rreth orës 14:00 të së premtes.  

“Komunikimi” ishte në fokus edhe të retrat-it që kryeministri Rama mbajti me kabinetin në rezidencën qeveritare në Dajt.  Strategjia e re e komunikimit i shërben punës që socialistët duhet të bëjnë për zgjedhjet e pranverës 2025-ës, në përmbushje të objektivit të tyre madhor, fitores së një mandati të katërt qeverisës.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 13/09/2024 05:10

    Oh, meqe jane per retreet, SPAK e paska me kollan ti arrestoje shkelesit e rende kushtetues neser dreke.... Dimensioni shtetkapes i mafies neokomuniste te shashtis!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e drogës me 33 anëtarë, trafikonin mijëra euro kokainë dhe hashash në javë! Sekuestrohet edhe shtëpia 200 mijë euro

Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e drogës me 33 anëtarë, trafikonin mijëra euro kokainë dhe hashash në javë! Sekuestrohet edhe shtëpia 200 mijë euro