Rama mbledh online kryetarët e bashkive të prekura nga tërmeti: Jemi gati për rindërtimin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje në rrjetet sociale me kryetarët e bashkive të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rama ka thënë se tashmë janë gati për vazhdimin e rindërtimeve në zonat e prekura. "Tani jemi gati për të filluar me kantierin e madh të lagjes 1.1 Ndërkohë që po bëhemi gati për ndërtimin e kantierit të lagjes 1.2. Që praktikisht transformojnë në mënyrë rrënjësore të gjithë zemrën e qytetit të Laçit. Po ashtu kemi punuar dhe po vazhdojmë punën me kryetarin e bashkisë për një sistemim të rrugës, në mënyrë që të lidhim të gjithë zhvillimet e reja edhe me nevojën për të pasur një hapësirë shumë në dinjitoze, qoftë për parkimet sepse numri i vizitorëve, i quaj vizitorë se turistë nuk mund t'i themi dot për momentin pasi nuk kanë pas mundësi qëndrimi në atë zonë, por thjesht kanë ikur kanë lëvizur me makinë, kanë shkuar lart kanë marrë makinën dhe kanë ikur prapë. Të kthehet në një burim ekonomie për zonën dhe me plotësimet e tjera përrreth ne jemi në besimin që Laçi do të jetë një destinacion turistik shumë i rëndësishëm. Dhe potencialin e madh që ka pelegrinazhi masiv gjatë gjithë atyre javëve të shenjta, të kthehet në arsye për të zhvilluar të gjithë rrjetin e mikpritjes, qoftë asaj ditore, qoftë asaj disa ditore",- tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pioneri: 29/07/2020 01:03

    GJITHMONE GATI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto