Rama mbron Bashën, Bardhi: Të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin

Rama mbron Bashën, Bardhi: Të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin

Gazment Bardhi

Pas postimit të kryeministrit Rama ku theksoi se nuk është dakord me zërat që thonë se për Bashën Reforma Zgjedhore ishte një humbje, ka reaguar sekretari i Pergjithshem i PD-së Gazment Bardhi.

Ai është shprehur se Rama duhet të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore. Bardhi shtoi se frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet.

"Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore. Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten! Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA. PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë!", ka shkruar Bardhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND ZIU: 07/06/2020 11:51

    O GAZMEND O KALBAROQ TI JE I GJITHI LOQ O GAZMENDI IDJOT. EDI RAMA JA U KA RAS E JA U KA PLAS O GAZMENDI BUDALLA QË MENDON VETËM PËR TASIN E THUPËS NJËSOI SI EDI PALOQE O GAZI KO*E.

    Përgjigju
  • Rusi: 07/06/2020 08:36

    Idiot, i paperseritshem.

    Përgjigju
  • bela: 06/06/2020 19:29

    njerez ky eshte ne rradhe per minister...me rendesi ma do mendja..degjojeni dhe mendoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut