Më 27 prill hapet blloku i dytë i bizneseve, mbi 27 mijë punonjës kthehen në punë! LISTA e plotë kush përfiton (VIDEO)

TIRANË- Në 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve, në kuadër të masave lehtësuese të cilat vijnë si pasojë e një kurbë të thyer të të infektuarve me COVID-19. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme listën e bizneseve që do të lejohet të hapen në ditët në vijim, duke argumentuar se duhet të nisin nga puna që të marrin masat për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Kjo është edhe arsyeja se përse lista u publikua një javë më parë, sqaroi Rama, e ndërsa theksoi se me hapjen e këtij blloku të dytë të bizneseve do të kthehen në punë mbi 27 mijë punëtorë.

"Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk. Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet. Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t'u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative. Do të publikohen sot që të marrin masat që të jenë në rregulla. Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka Kodin e vetë përkatës. 27589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qylymave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitë me një person brenda në diagonal", tha Rama.

Më herët në listën e parë, u lejuan vijojnë aktivitetin kryesisht tregjet e shumicës si e produkteve elektronike, elektro-shtëpiaket, e mobilieve, e produkteve të kozmetikës,  qilimave, apo edhe e produkteve të orëve dhe bizhuterive. Po ashtu nga hapja graduale përfituan dhe aktivitetet e organizatave fetare, politike apo edhe aktiviteteve ekonomike, por duke evidentuar grumbullimet. 

Të gjitha aktivitetet do të lejohet të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancimin social, duke pajisur stafin me maska doreza dhe dezinfektant, si dhe të organizohet puna me orare për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve, në varësi të protololleve të sigurisë. Edhe në këtë rast, bizneset do të duhet të pajisen me një leje në e-albania  dhe dokumentin e marrë, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, është i detyrueshëm që të afishohet në ambientet e biznesit në rast kontrolli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Shërbimi taksi pas 27 prillit, masat e veçanta që duhet të plotësojnë

'Shërbimi taksi do të hapet pas 27 prillit, por do të ketë protokoll të veçantë' deklaroi sot kryeministri Rama, ndërsa në portalin e-albania janë publikuar të gjitha kushtet dhe kriteret që taksitë duhet të ndjekin. 

Në taksi nuk lejohet të udhëtojë më shumë se një person dhe përjashtim bëjnë vetëm shoqërimi i fëmijëve të mitur dhe personave me aftësi të kufizuar.  Pasagjeri ulet gjithmonë pas dhe diagonalisht me shoferin ndërsa duhet të jetë i pajisur me doreza dhe maska gjatë gjithë kohës që është brenda taksisë.

Gjithashtu shërbimet e taksive do të ofrohen vetëm brenda qytetit dhe në asnjë lloj rasti nuk do të lejohet shërbimi ndërqytetës.  Në rast kontrolli nga policia, pasagjeri duhet të tregojë arsyet e lëvizjes me taksi dhe leje-daljen e marrë për atë arsye.

Çdo shofer është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakt  me persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar 05-00 deri në 17:30.

Në taksi duhet të zbatohen të gjitha masat e ruajtjes së higjienës për shmangien e infektimit me COVID-19, ku shoferi duhet të përdorë maska e dorëza dhe dezinfektues si dhe të higjienizojë makinë para turni dhe pas mbyllje së turnit të punës.

Dezinfektuesit e duarve duhet t'u ofrohen edhe klientëve sa herë kur hipin në makinë dhe kur dalin. Në taksi nuk do të lejohet kondicioneri por ajrosja natyrale.

Ora 15:32
Hapja e bllokut të dytë të bizneseve, ja lista e plotë e aktiviteteve që nisin punën pas 27 prillit

Kryeministri Edi Rama publikon listën e plotë të bizneseve që do të lejohen të hapen pas 27 prillit. Në këto biznese përfshihen shitjet me pakicë të mallrave në dyqane të specializuara, taksitë, shitja me pakicë e tekstileve dhe këpucëve, tregtia me pakicë e mobileve, pajisjeve të ndriçimit, artikujve shtëpiake, dyqanet e luleve, bimëve, kafshëve shtëpia dhe suhqimit të tyre në dyqane të specializuara, dyqanet e orëve dhe bizhuterive, pajisjeve audio dhe video, aktiviteti i publikimit të muzikës, tregtia e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve lodrave,shitjet me pakicë e sistemeve të sigurisë etj.

Kryeministri shprehet se të gjitha këto biznese që do të hapen në fazën e dytë duhet që të plotësojnë protokollin e sigurisë dhe masave kundër COVID-19 në aktivitetin e tyre, në të kundërt do të mbyllen. Gjatë deklaratës për mediat, Rama tha se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse epidemia do të arrije në nivele të padëshirueshme.

"Ja aktivitetet që do të lejohen të hapen nga e hëna 27 prill. Të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes www.e-albania.al. Vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës. Nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga paketa e parë apo paketa e zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3x26.000 apo 1x40.000 lekësh. Shërbimi taksi do të ketë protokoll të veçantë", shkruan Rama

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)