Viti jubile i 30-vjetorit të PS dhe fitorja e 25 prillit, Rama mbledh deputetët: Do hapim partinë, bëhuni gati për fitoren 2025-ës! Shqiptarët na dhanë besimin, do udhëheqim (VIDEO)

2021 është një vit historik për Partinë Socialiste, është viti jubile i 30-vjetorit të themelimit por edhe ai i arritjes së mandatit të tretë me fitoren e zgjedhjeve, duke u bërë kështu forca e parë politike që shqiptarët e ngarkojnë me një besim kaq të madh.

Marrë shkas nga këto ngjarje madhore, fitoren e 25 prillit dhe 30-vjetorin e 12 qershorit, kreu i PS-së, Kryeministri Rama ka mbledhur për një takim në Pallatin e Brigadave 2 'grupet parlamentare' të forcës së tij politike, atë aktualin që punon deri në shtator dhe atë në pritje, që e merr stafetën me legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë.

Rama i bëri me dije deputetët socialistë për sfidat që i presin, ato që muajve në vazhdim por më së shumti ato për 4 vitet e ardhshme.

Rama tha se përtej votave personale që ka marrë gjithsecili, që për të nuk kanë asnjë vlerë, në fund të gjithë puna për një objektiv fitoren e PS është ishte një triumf i pakundërshtueshme dhe i pastër që doli nga zgjedhjet. Rama tha se listat e hapura në këtë proces zgjedhor ishin një hap pozitiv, por që solli disa dëme anësore që do të shihen me kujdes në zgjedhjet e ardhshme për t'u përmirësuar. Kryeministri premtoi administrata do të pastrohet nga ato që janë turp i shtetit! Të çlirohet nga kthetrat e politikës.

Rama tha se në mandatin e tretë të qeverisë do të hiqet dorë nga ndërhyrjet politike për nëpunësit e administratës. Rama tha se administrata do të pastrohet nga ato që janë turpi i shteti dhe se do të ketë konkurrencë sipas meritës.

Rama gjithashtu premtoi një një fushatë hapjeje të Partisë Socialiste, në këto vit 30-vjetori, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse Ai tha se do të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe se me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm dhe të paraqesë vizionin Shqipëria 2030

"Ajo që dua të them është që të jeni gati për të nisur garën për fitoren në vitit 2025 dhe për zgjedhjet vendose. Gati për të kuptuar se ku do dhe si duhet të ndërhymë në makinerinë tonë elektorale, për të ndryshuar qeverisjen dhe Partinë Socialiste", tha ndër të tjera Rama para deputetëve socialistë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:36
Rama: Do të pastrojmë administratën nga ato që janë turp i shtetit! Të çlirohet nga kthetrat e politikës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se në mandatin e tretë të qeverisë do të hiqet dorë nga ndërhyrjet politike për nëpunësit e administratës. Rama tha se administrata do të pastrohet nga ato që janë turpi i shteti dhe se do të ketë konkurencë sipas meritës.

‘PS do të fuqizohet nga akademi politike të rangut europian për lidership që dua të marrin nesër përgjegjësi për këtë qeveri. Të jemi të gjithë së bashku me qartësi që siç kemi bërë me policët me mësuesit, duke hequr dorë nga ndërhyrjet politike nëpunësin e tyre duhet bërë me gjithë administratën në territor. Të hapen një rrugë e re konkurrimi për çdo kënd që ka dëshirë të marrë pjesë në administratë. Sipas aftësisë dhe meritës dhe jo sipas lidhjeve të lloj llojshme. Kjo do të jetë qasja e mandatit tonë të tretë dhe të gjithë të pedalojmë në të njëjtin drejtim dhe që askush këtu të mos pengoj, por vetëm të kontribuojë me vullnet të mirë që administrata të çlirohet nga kthetrat e politikës.’- tha Rama.

Ora 10:36
I pranishëm edhe Ditmir Bushati, Rama-deputetëve: Skuadra jonë ka fituar falë jush! PS e vetmja forcë që ndryshon edhe kur fiton (VIDEO)


Kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim ditën e sotme me grupin parlamentar aktual si dhe me grupin e ardhshëm parlamentar, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe ka nënvizuar se fitorja është nga një maratonë e vështirë që ka zgjatur 4 vite.

Rama theksoi se PS është e vetmja forcë politike që ndryshon edhe kur fiton, duke shtuar se fitore në politikë janë fillim i ri i një përpjekje më të madhe. Në radhët e deputetëve u vu re edhe pjesëmarrja e Ditmir Bushatit, i cili nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë, për të cilin tha se nuk kishte punuar në terren.

‘Ju shpreh mirënjohjen për besimin e palëkundur dhe mbështetjen pa rezervë që dhatë për të realizuar së bashku këtë objektiv historik. Mos ta harrojmë se fitoret në politikë janë fillim i ri i një përpjekje edhe më të madhe. Ne kemi fituar tre herë radhazi pasi jemi forca më e besueshme e çdo ndryshimi. Çdo ndryshim i mëtejshëm ka vetëm një zgjedhje PS. Qysh një lindje e kësaj force politike kemi betimin e një shtyse të vetëndryshimit në ADN. Jemi e vetmja forcë politike që ndryshon edhe kur fiton. Kjo është sfida e vazhdueshme prandaj jemi gati të ndryshojmë vetveten duke ripërtërijë serish PS që të ndryshojmë Shqipërinë që ta ngjisim në majën ku e meritojnë fëmijët tanë. Jemi të vetëdijshëm për çfarë barre të madhe përgjegjësie dhe nderi të pashoq shqiptarët na kanë bërë me 25 prill dhe se ne dimë që të jemi në lartësinë e besimit dhe mbështetjes së tyre. Sot këtu jemi të gjithë deputetët, një pjesë e madhe e juaja janë përsëri edhe pse një pjesë nuk do të jenë më deputetë. Skuadra jonë ka fituar falë secilës prej jush që jeni këtu. Kjo nuk është një fitore e arritur në km e fundit por e një maratone të vështirë që ka zgjatur 4 vjet. Ne duhet të bëjmë gjithçka na takon për të merituar atë që shqiptarët besuan. Në 12 qershor do të kremtojmë me krenari dhe gjithë dinjitetin që na takon ditëlindjen e PS.’- tha Rama.

Ora 10:20
Rama: Ky mandat ynë i tretë nuk do i ngjajë 2 të parëve për marrëdhënien me PD-në, shqiptarët na dhanë besimin e madh për të udhëhequr (VIDEO)

Në fjalën e tij para grupit të deputetëve të zgjedhur të PS, Rama tha se 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë shumë ndryshe në marrëdhënien me PD-në.

"Mesazhi im i dytë është për të gjithë ju këtu, jini gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër politike dhe për të çuar këtë frymë në të gjithë PS-në. NË aspektin me marrëdhënien me PD-në ky mandat i tretë nuk do t'i ngjajë në asnjë mënyrë 2 të parëve. Sado që ata të mos e pranojnë rezultatin. Shqipëria na ka dhënë besimin e madh dhe mbështetjen  e plota për ta udhëhequr dhe ne do ta bëjmë pa u marrë me politikën banale të përditshme. Ne nuk kemi më një mandat për të luftuar me PD-në por për të çuar në fund punët e mëdha që kemi nisur dhe për të nisur punët e mëdha që duhen çuar në fund. Pa u lodhur, pa e humbur durimin dhe toruan. Do ta tregojmë me sjellje dhe me vepra që për ne kjo është dekada kur duhet çuar sa më në majë Shqipëria. Sharjeve të tyre ne do t'i përgjigjemi me idetë tona. Kritikave të tyre ne do t'i përgjigjemi me mendje të hapur. Baltës dhe sherrit të padobishëm ne do t'i kthejmë faqen tjetër", tha Rama.

Ora 10:17
Rama: Kush nuk ka arritur objektivin në terren t’i lërë vendin dikujt tjetër! Në 12 qershor kongres i jashtëzakonshëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fillojë një fushatë hapej në PS ku do të krijohen mundësi gjithë përfshirëse dhe se kush nuk ka arritur objektivat në terren duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër. Rama tha se do të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe se me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm dhe të paraqesë vizionin Shqipëria 2030.

‘Kjo është një 74 shumë domethënëse, për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë e shumicës së re qeverisëse, gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë dhe të kuptojmë sa më qartë se ku duhet të ndërhyjmë për të përmirësuar më tej. Do të nisim një fushatë hapje të PS ku nga njëra anë do të krijojmë një mundësi përfshirëse për të gjithë ato që duna të bëhen pjesë e PS.  Kush nuk ka bërë sa duhet në terren, duhet t’ja lërë vendin dikujt tjetër. Do ngrihen komisionet rajonale të organizimit, me anëtarësime të reja.

Një komision i posaçëm riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarve që të organizojnë këtë aksion përtëritës, në 12 qershor, kur PS mbush 30 vjeç është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëri 2030 dhe angazhimin e ri të kalenadarit qeverisës. Qeveria e re do të formohet pas muajve të verës. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zgjedhë Asamblenë Kombëtare, ku do të hyjnë më të dalluarit.’- Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dikush: 10/05/2021 17:05

    Vetem tani, pas tete viteve, Rama shikoi qe drejtoret qenkan te gjithe politike. Po si ka mundesi qe je kaq hipokrit ore?

    Përgjigju
  • Livato: 10/05/2021 10:41

    Hajde filloje pastrimin nga dogana se e ke qelb fare me keq ska qene!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit