Rama: Greqia e Shqipëria do i drejtohen Hagës për detin! Së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, diskutime pozitive për heqjen e ligjit të luftës

TIRANË- Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës! Ishte ky vendimi i rëndësishëm që u mor ditën e sotme në takimin që zhvilloi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias me kryeministrin Edi Rama në Tiranë! Thumbat, kreu i qeverisë nuk i kurseu për kundërshtarët e tij politik, më konkretisht presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi që e kanë akuzuar se "po shet detin".  Teksa i quan "patriotë të detit", Rama shtoi se tani nuk do kenë më punë me këtë çështje pasi do marrë zgjidhje nga instancat ndërkombëtare.

“Kemi rënë dakord që çështjen e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohet drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u shpreh Rama.

Kryeministri paralajmëroi se bisedime shumë pozitive janë duke u zhvilluar mes dy vendeve për heqjen e ligjit të shumë-debatuar të luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë. Një përgjigje kjo që vjen edhe për protestën e zhvilluar sot nga PDIU dhe VV, e cila akuzonte Ramën se po shkon në drejtim të axhendës greke, duke harruar çështjen e ligjit të luftës. Po kaq pozitiv, lidhur me ligjin e luftës, ka qenë edhe vetë ministri i jashtëm, Nikos Dendias, i cili tha se është shumë i lumtur që këtë lajm të mirë po e jep pikërisht nga Tirana. "Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm, por do e zgjidhim së bashku dhe jam i lumtur që këtë po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit grek", tha Dendia.

 Gjithashtu, Rama bëri me dije se kanë nisur bisedimet mes dy qeverive për të organizuar një mbledhje të përbashkët për të trajtuar çështjet me rëndësi për njerëzit në të dyja anët e kufirit. Çështje të tjera që janë diskutuar në takim kanë qenë edhe minoritet dhe pensionet e shqiptarëve, për të cilat të dyja palët thanë se po shkojnë në rrugën e duhur, teksa ndalur në integrimin e Shqipërisë në BE, Rama tha se Greqia nuk e ka penguar asnjë moment këtë proces. përkundrazi, siç tha dhe vetë Dendias, integrimi i Shqipërisë në BE është një objektiv i përbashkët duke shprehur gatishmërinë edhe për asistencë teknike.

VIDEO/Konferenca e plotë e shtypit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
Rama falenderon Dendias në gjuhën greke dhe turke: Efharisto dhe Ejvallah

Në përfundim të konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ministrin e jashtëm në gjuhën greke " Efharisto", si edhe turqisht "Ejvallah". Ky falenderim vjen fill pas deklaratës së Dendias, ku kritikoi Turqinë duke thënë se po shkatërron stabilitetin në rajon.

Ora 14:00
Dendias në takimin me Ramës: Turqia po shkel kriteret e BE! Ndaloni eksportin e armëve kundrejt saj!

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në vizitën e tij në Tiranë, nuk ka nguruar edhe që të flasë për Turqinë. Duke bërë një paralelizëm, e ndryshe nga Shqipëria, Turqia po ecën në drejtim të kundër të BE-së, Dendias tha se i ka kërkuar këtij Unioni që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e  materialeve ushtarake sepse sipas tij, po destabilizojnë rajonin. "

"Turqia po shkel kriteret themeltare të BE, nga an politike dhe ekonomike, i kemi dërguar Varlehey duke theksuar se Turqia po shkel Unionin doganor,  dhe duhet të shqyrtohet marrja e masave. Kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e Unionit doganor, si një ide e qartë për sjellje e Turqisë. Kam theksuar dhe te homologët europian veprimet e fundit që janë shqetësuese në Mesdheun Lindor dhe kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë sepse këto materiale përdoren për veprime që destabilizojnë rajonin tonë. Duhet të kemi një të ardhme paqësore dhe për këtë jam në Tiranë", tha Dendias.

Ora 13:53
Ligji i luftës/ Dendias: Me urdhër Mitsotakis do e zgjidhim! Integrimi i Shqipërisë në BE, objektiv i përbashkët

Ministri grek Nikos Dendias ka bërë me dije se heqja e ligjit të luftës do të zgjidhet së shpejti. Për Dendias, integrimi i Shqipërisë në Be është një objektiv i përbashkët duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar në dije teknike.

"Ju falenderoj ngrohtësisht dhe nga zemra për mikëpritjen. Është kënaqësi dhe gëzim që rikthehem në Shqipëri pas një viti, herën e mëparshme kisha ardhur këtu pas tërmetit në Durrës, kam ndenjur për të parë se si do të qëndrojmë pranë jush, do doja t'ju falenderoj për fjalët e mira që thanë, është një përpjekje miqsh, që rezaton ndjesitë reale të popullit grek. Vizita ime ndodh në kushte shumë më të mira, Shqipëria tregoi se brenda kushteve të COVID  mund të ushtrojë një presidencë të OSBE esenciale, kjo është esenciale. Na bashkojnë shumë gjëra, duhet t'i vazhdojmë këto marrëdhënie akoma më lart. Një urë janë mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi, më lejoni të theksoj kontributin esencial të grekëve në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe e kundërta. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm  të marrim vendime në dobi të vendeve tona,  integimi i Shqipërisë është një objektiv i përbashkët dhe ne jemi të gatshëm që të ofrojmë dijet teknike ku ju mendoni se ju nevojiten, Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me Cakajn diskutuam për përcaktimin e hapësirave detare, zgjidhja do jetë në dobi të dy vendeve,  jam shumë i lumtur për të përsëritur se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë të dyja vendet së bashku në të drejtën ndërkombëtare në Hagë. Kjo marrëveshje mbështete në një qëndrim të të dyja vendeve për zgjidhjen e konvergjencave, u referuam dhe në marrëveshjen që dy venet kanë në 1996, ajo ka nevojë për thellim që të ecim së bashku në një marrëveshje të re sa i përket partneriteti strategjik, që të bëjmë një mbledhje të përbashkët. Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm do e zgjidhim së bashku dhe po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit. Nuk duhet të humbasim kohë, Shqipëria ka bërë progres për minoritet", tha Dendias.

Ora 13:47
Rama: Së shpejti mbledhje mes dy qeverive, diskutime pozitive për heqjen e ligjit të luftës

Kryeministri Edi Rama tha së shpejti do të kemi një mbledhje të dy qeverive asaj greke dhe shqiptare për të diskutuar për çështjet që shqetësojnë qytetarët, ndërsa shtoi se janë në diskutime pozitive edhe për heqjen e ligjit të luftës.

"Ajo çfarë duam të bëjmë është se kemi rëndë dakord që të fillojmë punën  për të organizuar një mbledhje të parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke dhe për tu marrë me çështjet që kanë të bëjnë me njerëzit e zakonshëm dhe kanë të bëjnë më të ardhmen e fëmijëve tanë në Greqi. Dhe në mbyllje dua të them që nuk është një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por është një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam besim do të përfundojë në mënyrë pozitive që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin nacional-folklorikët do të humbin dhe tokën. Në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë", tha Rama.

Ora 13:46
Çështja e detit, Rama: Kemi rënë dakord me Greqinë që të diskutohet në instancat ndërkombëtare

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Niko Dendias, kryeministri Rama u shpreh se është rënë dakord që çështja e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare.

Kemi rënë dakord që çështjen e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohet drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u shpreh Rama.

Ora 13:40
Rama me kollare me flamurin shqiptar në takimin me Nikos Dendias (VIDEO-FOTO)

1603194266_edirama.jpg

Rama me kollare me flamurin shqiptar në takimin me Nikos Dendias.  Ai është shfaqur përballë ministrit grek me një kollare me flamurin kuqezi dhe shqiponjën dykrenare.

 

Ora 13:38
Rama: Asnjë hezitim nga Greqia për të drejtën e minoriteteve! Pensionet një problem që po përpiqemi të zgjidhim

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te marrëdhënie e mirë mes dy vendeve! Ai ka sqaruar se çështja e minoriteteve ka qenë në fokus të këtij takimi me ministrin grek, Nikos Dendias, ku tha se nuk ka pasur asnjë hezitim nga ana e Greqisë për të bërë maksimumin për të drejtat e shqiptarëve në Greqi dhe e anasjlejjta. Edhe pensionet kanë qenë një temë tjetër e diskutimit.  

"Sot e mirëpresim mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën dhe në nivelin politik kemi detyrimin që të bëjmë atë që njerëzit e zakonshëm bëjnë në marrëdhëniet e përditshme dhe që ne duhet t'i ngremë në të njëjtin nivel pritshmërie, ambiciesh, shpresash. Me këtë frymë ne kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë e Greqisë. Dua ta risjellë faktin s epërvec ministrit që ka qenë këtu presonalisht, kryeministi ka qenë ndër të parët që është interesuar pas tragjedisë dhe ka qenë në vijëmësi i dëshiruar për t'u informuar qoftë për kërkim shpëtimin dhe rindërtimin dhe i gatshëm së bashku me qeverinë edhe në atë moment vështirësie që u krijua në kufi si rezultat i masave të marra. Greqia ka qenë një partner strategjik dhe mbetet, e konsiderojmë Greqinë një fqinj të cmuar dhe patjetër që partneriteti ynë është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithçka që na lidh nga e shkuara. Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morëm pjesë por u përfshi në dhënien e kontributeve të drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve. Dhe ne sot kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë kontruktive dhe vullnet të mirë të gjitha çështje që duhet zgjidhur që janë çështje për të mirën e të dy vendeve, jo e Greqisë. Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për monoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standartet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë. Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se sic është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete. Kemi diskutuar për cuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjilacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amëtarë tjetër, me një kultuë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre. Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentatave.  Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s'është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces", tha Rama.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento

Komente

  • Iris: 21/10/2020 00:13

    Z.Rama, te degjuam qe e falenderove ne greqisht e turqisht,po ne shqip a e falenderove,se sikur nuk te degjova ?

    Përgjigju
  • çentrale: 20/10/2020 21:25

    Ore ai ligji i luftes akoma do diskutohet ?!! Per ta hequr s'kane ndermend

    Përgjigju
  • Lui: 20/10/2020 21:22

    Edi Rama u tregove i zgjuar qe e cove ne Hage qe te heqesh nje barre teper rende, por per hir te se vertetes, ke cuar uje te mulliri i Greqise. Greqia, dhe shtetet qe na rrethojne gjithcka qe kane marre nga ne, nuk e kane marre me lufte, por me lobing dhe aleate europiane. Keshtu qe tani eshte momenti qe te humbim territorin e rradhes, sepse ne nuk kemi kellqe te perballojme lobingun grek.

    Përgjigju
  • heubre: 20/10/2020 20:20

    Per ata qe skuptojne pergjigja e pyetjes kush i ka ndare shqiptaret ne 3-4 shtete ?,eshte perfundimi i gjykimit ne Hage.Ka vdekur shqiperia me kohe dhe te vetmit qe se kane kuptuar jane po shqiptaret.Edi Rama neser do tu thote cavieve te laboratorit qe jetojne ende ne shqiperi qe ja nuk kam faj une po keta te huajt qe vendosen ti japin Greqise detin tone bile do mundohet te beje dhe heroin si shtangisti ne miniature nga Skrapari pasi e kane vjedhur e poshteruar me komb me shtet me cdo gje.Deri atehere gjumin e embel vllazen shiftare.

    Përgjigju
  • vlonjati: 20/10/2020 19:32

    O QEN GREK DENDIAS PRANO GENOCIDIN MBI CAMET DHE KTHE CAMET NE CAMERI,,DHE JEPU SHTEPITE CAMEVE,,,,NDRYSHE DO JU DJEGIM TE GJALLE O PLEHRAT E EUROPES...

    Përgjigju
    • Qilloi: 20/10/2020 21:39

      Dendias nuk eshte grek por puro shqiptar Dede nga Iljasi prane Vunoit te Rames o vlorak!

  • Tirona: 20/10/2020 19:28

    Per Arberin! Vendimin e Gjyakates Kushtetuese te Shqiperise e kemi pranuar , Un, Ti dhe te gjithe Ata Shqiptare te tjere qe jane me te vertete patriote, por duhet te dish , qe kete vendim nuk e kane pranuar disa mijne haleje te PD qe rrine e vjellin vrere per dite ne akranet TV , duke ja nxire faqen Shqiperise,kete vendim nuk e njeh edhe Greqia. Rruga qe u zgjodh sot nga te dyja palet per tju drejtuar Gjykates se Hages duhet pershendetur sepse eshte rruga me e mire per tu zgjidhur kjo mosmarevesje.Lajmi i mire eshte se kjo zgjedhje qe u be midis dy qeverive Shqiptare dhe Greke u mbeshtet dhe nga Lideri i Opozites z.Basha. Duke qene se jemi shume afer hyrjes ne BE edhe ligji i luftes shume shpejt do te shfuqizohet nga qeveria Greke.

    Përgjigju
  • Arben: 20/10/2020 18:35

    Te gjithe vendet fqinje te botes kane mosmarreveshje,pasi historia nuk i ka ndare me thike gjerat, kane patur dyndje te ndersjellta njerezore por edhe probleme te prones. Revolucioni francez,dhe ngjarjet e shek XIX perkuan edhe me krijimin e shtet kombeve dhe normalisht edhe mosmarreveshjet do te lindnin. Duke filluar nga vendet Britanike, tek europa perendimore gjermani france, itali france, spanja me krahinat e tyre, kemi austrine zvicrren,ukrainen polonine,gjermanine, rusine etj. Shqiperia ka qene e lidhur historikisht me greqine kjo edhe per shkak te tri perandorive, romake,bizantine dhe osmane,pasi qendra ishte kostandinopoja, stambolli i sotem dhe rruga per atje kalonte ne greqi. Por edhe lidhje njerezore e humane kemi me greqine, jugu dhe veriu i shqiperise strehe te pare ne rruge toksore greqine kemi patur. Populli shqiptar nuk ka bere kurre lufte me greqine,pavaresisht provokimeve te ndryshme. Fati i Greqise ishte se e kuptoi e para ne Ballkan dobesimin e perandorise osmane dhe e shfrytezoi ne interes te vet por edhe perfitoi si i pari shtet qe u shkeput nga perandoria osmane ne ballkan. Normalisht marreveshjet e vendeve europiane me perandorine osmane ne kurriz te shqiptareve e tkurren mjaft shqiperine qofte be aspektin njerezor por edhe te prones. Ne ditet e sotme eshte mjaft e veshtire te besh marreveshje per prona te para 100 viteve pasi edhe ne anen njerezore banoret jane shperngulur ne forma te ndryshme. Por mendoj se per cfar diskutohet tani, gjerat se si po i trajton qeveria me duken mjaft te dobishme dhe te paanshme per te dyja palet. Nje zgjidhje duhet jemi vende fqinje,nuk kemi si te zhvendosemi, na lidh toka,deti,liqeni,historia,detyrimet juridike nderkombetare por ne nje fare menyre edhe geni njerezor.

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/10/2020 18:26

    Sido qe te zgjidhet mjafton te mbaje çertifikate te institucioneve me te larta Europiane dhe jo pazare. Ndryshe cdo qeveri qe do vinte ne pushtet do ta perdorte politikisht vendimin e qeverise se meparshme.

    Përgjigju
  • Klodi: 20/10/2020 16:35

    Super

    Përgjigju
  • asl: 20/10/2020 15:59

    Nje zgjidhje te sakte vetem gjykata e Hages mund ti jape dhe kjo eshte e vetmja zgjidhje e drejte duke mbajtur keshtu dhe ekuilibrin per 600.000 shqiptaret qe jetojne e punojne ne greqi.

    Përgjigju
  • LORA: 20/10/2020 15:55

    Lajm i mire,ne rrugen e pandalshme te vendosjes se partneritetit real me fqinjin tone jugor. Partneriteti strategjik i Shqiperise tone me Greqine mbetet nje garanci fitimprurese per te dy vendet dhe njerzit dhe eshte merite e shquar e Qeverise socialiste ne hyzmetimin e ketij realiteti. Big like zoti Kryeminister.

    Përgjigju
  • alb: 20/10/2020 15:11

    Thjesht i dhe cfare donte Greqia dhe e luan sikur do e cosh ne Hage....Nacionalizmi nje karamele qe haet nga te gjithe

    Përgjigju
  • Free: 20/10/2020 14:11

    I zoti e nxjerr gomarin nga balta jo bota. Doo e zgjidhi i gjati si me Beketin.

    Përgjigju
  • Alb: 20/10/2020 13:59

    Vetum fjale kena nigju per 30 vjete,Por vepra jo.

    Përgjigju
  • aaaa: 20/10/2020 13:58

    Hahahhah....dhe gjykatat nderkombetare do anojne nga ana e Greqise.

    Përgjigju
  • Rilindja: 20/10/2020 13:55

    Ky ka fiksim mbledhjet e perbashketa pa bereqet.

    Përgjigju
  • ToniCH: 20/10/2020 13:39

    Bla bla bla

    Përgjigju
    • Arbëri: 20/10/2020 14:13

      Pse e dergon qështjen e detit në Hag, kur Gjykata Kushtetuese e Shqipëris e ka shqyrtuar më parë...???



×

Lajmi i fundit

John

Kreshnik Spahiu: Venecia i dha të drejtë Ramës, s’përshëndeti bojkotin e opozitës