Rama- mjekëve të urgjencës së Lezhës: Premtimi për 500-1000 euro ishte për bluzat e bardha në vijën e zjarrit, jo për të gjithë! Mos turpëroni uniformën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se premtimi i tij për të dhënë 500-1000 euro shpërblim do të jetë vetëm për ata mjekë dhe infermierë që janë në vijën e zjarrit dhe jo të të gjithë bluzave të bardha në spitalet në vend. Ky reagim vjen pas peticionit të mjekëve të Urgjencës së Lezhës, me këta të fundit që refuzuan shpërblimin prej 5 mijë lekësh, me argumentin se u ishte premtuar ndryshe. 

Në deklaratën e tij, ku thotë "e kam thënë shqip", Rama i referohet deklaratës së tij të dhënë më 10 mars, i cili ka bërë me dije se do të përfitojnë nga ky shpërblim mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID në Shqipëri, që aktualisht në funksion janë Spitali Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi". Gjithashtu përfitojnë vetëm mjekët dhe infermierët që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, sanitarët dhe shoferët e ambulancave.

Kryeministri Rama ka pasur edhe një përgjigje për PD-në, e cila i mbështeti duke e quajtur si një tregues i qartë që Rama është mashtrues që nuk mban premtimet e dhëna.

"Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim", tha Rama. 

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Ditën  e sotme, mjekët e spitalit të Urgjencës në Lezhë i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkojnë që të paguhen 500-1000 euro me argumentin se deri tani kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19 dhe janë mjaft të rrezikuar në punën e tyre. Ato refuzuan shpërblimin prej 5 mijë lekësh që u është dhënë për muajin mars, duke u shprehur se janë të indinjuar për mungesën e vlerësimit. Për këtë reagoi edhe Partia Demokratike, të cilët e quajtën një mashtrim publik nga ana e kryeministri Edi Rama, e ndërsa presidenti Ilir Meta ka qenë më i rezervuar në reagimin e tij, duke thënë se heziton të bëjë një koment pasi nuk ka informacion të saktë. Nga Lezha, Meta tha se është i bindur që qeveria do të mbajë premtimin e dhënë për bluzat e bardha në këtë periudhë emergjene të shkaktuar nga COVID-19.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marcela: 23/05/2020 14:09

    Ne kete periudhe, i gjith personeli sanitar ndodhet ne vij zjarri, qe nga mjeku i familjes. Gjithesesi, sikur te kish nje informacjon me te detajuar per kategorite, kjo figure e turpshme mund te na kursehej. Nuk turperohen bluzat e bardha, por juve personalisht. Edhe se fundi, jemi ne maj as ajo qe ju percaktoni si kategoria me ne rrezik nuk ka marr asnje gje.

    Përgjigju
  • Kurkushi: 11/04/2020 23:28

    Po lexoj komentet po ju pys lopatallogut sa rrog ti japim.per mu qe skam shkoll me rrog jetohet nuk behesh i pasur per tu ber i pasur democrazia ka mijra menyra .dhe cdo menyre ka zotesin brenda

    Përgjigju
  • anonim: 08/04/2020 08:08

    Mjeku eshte nje profesion humanitar,keshtu qe eshte turp te kerkoje leke.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 07/04/2020 15:10

    More edepsez kryeminister ku eshte vlersimi I heroit Mujo Ulqinaku qe beri rezistence kundra pushtuesve fashiste Italian je Bo si ato laviret qe cdo gje e vlerson vetem me lek

    Përgjigju
  • andi: 07/04/2020 15:08

    a mjere ne per qeveri qe kemi, e meritojme kete qeveri po vallaj nga ky vend eshte te ikesh me rroba gjumi. po clesh vije zjarri paguaj mjeket se bejne gjithe ate shkolle i jep 5000 lek? KE VJEDH GJYSMEN E SHQIPERISE o ndyrsire te dukesh shqiperia zvicer njerezit po vdesin. LITERALLY po vdesin nga kjo gjendje e me keq do behet po hap xhepat e nxirri nga xhepi jot e paguaj ato mjek. do ngelemi pa mjek do fillojn te vdesin robt si mizat. me mire eshte te punosh pjatalares me 4 gjuhe te huaja ne hollande se sa financier apo inxhinier ktu ne kete vend te harruar.

    Përgjigju
  • Lui: 07/04/2020 14:42

    Sipas ketyre mjekeve i bie qe edhe polici i thjeshte edhe ai qe shkon ne nje operacion si force speciale ku rrezikon jeten duhet te paguhen njelloj. Cudira qe ndodhin vetem nga mendja e shqiptareve. Ah po, per pagen ne pergjithesi qe eshte ne nivel te ulet jam dakord dhe duhet rritur. Por ama jam per nje klasifikim pagash, ku arsimi i cili ka ne dore pergatitjen e brezave, edhe mjeket e ardhshem, edhe gjykatesit e ardhshem, edhe cdo profesion t kete rrogat me te larta, pastaj te jene ne nje nivel shendetesia dhe drejtesia dhe pastaj te vijne te tjeret.. Vetem keshtu do kemi nje vend qe mund te jetojne te gjithe sipas meritave.

    Përgjigju
    • Ilir: 07/04/2020 19:13

      O Liu-qofte ai mjeku do minimumi edhe 6 vjet universitet e specializim qe te filloje te punoje krahasuar me mesuesin. Popull idiot...! Vazhdoni nenvleresoni mjekesine se si mizat keni per te ikur ku mos te kete ngelur asnje mjek. Te shkoni tek veterineri se aty u takon.

  • Covid-19: 07/04/2020 13:49

    Mjeku është i detyruar, në kohë paqeje dhe lufte, të ofrojë kujdesin shëndetësor dhe ndihmën mjekësore në përputhje me principet e mjekimit efektiv, të njëjtë për të gjithë, pa dallim moshe, seksi, race, kombësie, feje, pikëpamje politike, gjendje ekonomike, pozite shoqërore etj, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e pecientit. Në rast lufte apo katastrofash natyrore mjeku duhet të angazhohet menjëherë duke u vënë në dispozicion të autoriteteve kompetente për të ofruar ndihmën e tij.

    Përgjigju
    • Covid-19: 07/04/2020 18:35

      I/E.. dashur nqse ti je mjek/e... unë jam astronaut

    • Boti: 07/04/2020 15:11

      I detyruar zoteri I dashur Covid19, sjam aspak. E para sepse sme paguan kush bonus ne kohe lufte apo pandemie (se kam as ne kontrate, as detyrim ligjor) te le shtepine time, familjen, nenen. babane dhe te kujdesem per njerezit. Dhe per cfare??? Per 400mije leke?? Jo or zoteri faleminderit. Po rri ne shtepine time. Ashtu sic kerkoni ndihmen ne rast semundjeje ashtu edhe duhet te paguash siguracione si gjithe bota qe une te heq ne nje fare mase dore nga gjithe keto qe thashe e siper. Kalofsh mire! Kur ju rrinit rrugeve ose benit shkolla sociologjie, ekonomik, a ku di une, ne ishim duke studiuar nga 10-12 ore ne dite. dhe fundjava shkonte praktika ne spitale, ndersa ti pije kafe ne bllok. Mjere ky vend qe do ngelet pa mjeke (ose me injorante)

  • Altin: 07/04/2020 13:42

    Te gjitha urgjencat jane ne vijen e zjarrit, madje ne lezhe dhe u infektuan stafi mjekesor por pavaresisht kesaj, rama duhet te jete me i qarte kur flet fillimisht ose mos fol fare. Te dilte ministria e shendetesise te thoshte kaq shperblim Vetem per keto keto mjeke e infermiere. Rama edhe se di eshe mundohet te flase e te behet protagonist kot. Ose fol e mba ose bej e ha!

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 07/04/2020 13:25

    Po e vertet eshte .ai tha qe do paguaj bonus per ata ne vijen e zjarrit. Po ne lezh ata skan asnje te semure .po lerini keto propagandat e lulyshit. Ne itali spo marrin nga 500 euro qe po luftojn tamam si ne luft

    Përgjigju
  • Stephan: 07/04/2020 13:11

    Po mjeket e kanë per detyrim dhe se gjithçka është e nevojshme.

    Përgjigju
    • @@ I: 08/04/2020 00:55

      D.m.th.n o “mendje ndritur” ,mjeket neper bote bejne jet lluksi? E kam par sa paguhet nje mjek biles kam par dhe zarfe,nashi varet se ça mjeku je? pastaj varet shuma e pages. N.q.s.e je super mjek shko te privati se te paguan me mire. Tani ky shteti jon aq mundesi ka per pagat sepse ate buxhet ka si shtet, biles ne asnje shtet te botes nuk jan pagat njesoj o debil..na mbyten shkollaret dhe te zjuarit sa gjynaf kjo shqiperi dhe shqiptaret. Ja se do vi Basha me mrekullitë e’tij dhe cdo gje do rregullohet. Tung.

    • @Stephan: 07/04/2020 23:33

      Edhe mund te jesh astronaut.. por ngrehu nga kafja njehere. Ska njeri mendjen tek leku mor debil, po hape lexoje sa paguhen mjeket ne bote, dhe me thuaj pastaj a ka kund sherbim falas me rroge 400 usd. Po ti mor shqiptar i ndyre nuk paguan nje cope siguracioni shendetesor per veten tende, jo me te blesh liber e te shfletosh. Ah po, harrova jepi gjykatesit ndonje cope te pasurise qe te fitosh gjyqin. Tung debil dhe mos harro te lexosh!. Kodi i etikes dhe deontologjise mjekesore te meson si te zbatosh parimet mjekesore dhe te ruash etiken pa cenuar traktatet ne fuqi, te mos cenohet dinjiteti njerezor, sekreti profesional, etj. Nuk flet fatkeqesisht si te ruash etiken me debila qe hane fara dhe as te sakrifikosh veten. Shko ti vk dhe shiko ca behet ne spitale te botes dhe ta them une sa paguhet nje mjek apo infermier.

    • Stephan: 07/04/2020 18:44

      @ Noti ....Nqse ti je mjek atehere une jam astronaut ... Ti s’di te kumonikosh e’jo te shpetosh njerez. Vk. Ik lexo KODE-T E ETIKËS DHE DEONTOLOGJISË MJEKËSORE. Mendjen te leket e keni ju mjeket..

    • @Noti: 07/04/2020 15:48

      Atehere hiq dore nga profesioni zoteri. Ti veten kur shprehesh ne kete menyre nuk mund te jesh as infermier dhe jo me mjek. Kur filloni pune me mik dhe pse i keni marre provimet me mik nuk ndiheni. Mjek nuk te ben bluza e bardhe por shpirti. Ti nuk ke asnjeren nga te dyja

    • Noti: 07/04/2020 15:12

      KU e ke pare detyrimin ti? C detyrim kam une qe jam mjek te dal te shpetoj B** tende kur skam rroge dhe le familjen time? Ik or

  • Hinglateri: 07/04/2020 12:50

    Po keta loket e Lezhes nje m... duan?

    Përgjigju
  • kafe hidhur: 07/04/2020 12:39

    ankohen pastaj pse largohen mjeket????!!!!!vije zjarri paska vetem tirana,keta te rretheve qe skan as maska nuk jane vij zjarri,jane kovaleshence???!!!!

    Përgjigju
    • Boti: 07/04/2020 15:15

      Ti mjalti, po kontakti dhe rreziku qe ke perdite sa te kushton? E di ti e qe nje mjek merr me pak se nje ekonomist? Ca mund te rrezikoje nje ekonomist ne pune, flas pasoja personale shendeti? NDersa punonjesit e shendetesise rrezikohen perdite mes infeksioneve. Ikni ore qe su bete njehere njeerez!

    • Mjalti: 07/04/2020 13:33

      Te gjith te semurit e rretheve ne tirane po trajtohen !

  • Edi eshte ndryesire: 07/04/2020 12:27

    Ndyresire, Rama na turperon te gjitheve.

    Përgjigju
  • ani: 07/04/2020 12:13

    rrugac

    Përgjigju
  • O tej: 07/04/2020 12:10

    Ky Meta sa te siguroj 7% pastaj do prononcohet

    Përgjigju
    • Emigranti: 08/04/2020 00:43

      Perfundimisht nuk behet Shqiperia dhe mu Kujtim’s vargjet a Faik Konices “ Shqiperi moj te kam dhjere si nuk te kuptova njehere”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës