Rama ndan foto nga aksioni i pastrimit në gjithë vendin: Do vazhdojë edhe gjatë sezonit turistik, t’i japim fund kësaj marrëzie

Rama ndan foto nga aksioni i pastrimit në gjithë vendin: Do vazhdojë edhe gjatë sezonit turistik, t’i japim fund kësaj marrëzie

Teksa sezoni turistik ka nisur, vijon puna për pastrimin e gjithë Shqipërisë nga ndotja. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga disa zona ku janë pastruar mbetjet. Ai shkruan se plani i pastrimit do të vijojë edhe gjatë sezonit turistik, për të sensibilizuar qytetarët, por edhe për t’i dhënë fund njëherë  e mirë ndotjes në vendin tonë.

Rama shkruan se aksioni i pastrimit është zhvilluar në disa zona të Shqipërisë, si në jug ashtu edhe në veri të vendit. 

“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin. *momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.

Qeveria ka marrë aksionin e Planit Kombëtar të Pastrimit ku parashikohet pastrimi i të gjitha zonave, ndërsa ka nisur që prej 2021. Qeveria ka ngritur një task-forcë posaçërisht për pastrimin e vendit, ndërsa më herët ka pasur edhe kritika për bashkinë e Vlorës, si një ndër zonat më të ndotura.

Ndërkohë, kryebashkiakët që nuk ndërmarrin aksion për pastrimin e vendit dhe lejojnë grumbullimin e mbetjeve në vende të paligjshme do të gjobiten, ndërsa ka pasur sanksione për disa prej tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aliu: 27/05/2022 19:06

    O KRYEMINISTER SHK*RDHATE NUK BEHET PASTRIMI ME FUSHATA,,,,,AJO ESHTE DETYRE E BASHKIVE QE DUHET TE VENDOSE KOSHA DHE PUNETORE PER PASTRIM RRUGESH,,,DHE NDERTIMI I INCENERATOREVE ESHTE DETYRE E PERBASHKET EDHE E QEVERISE EDHE E BASHKISE,,,,,MBETURINAT QE TI MBLEDH SOT TREGOJNE PUNEN E DOBET TE BASHKIVE NE PASTRIM ,,,,DHE TE QEVERISE NE KERKESE LLOGARIE -,,,JE PER TE QARE ME LLAHINGA,,,,ME SA KUPTOJ MUNGON STRATEGJIA SESI PASTROHET VENDI,,,,AS KAPESE LETRASH NUK KE ,,POR I THYEVE NJEREZIT NGA MESI,,,,JANE SI SHKOPA NE FUND KANE 2-3 KAPESE QE KOMANDOHEN NGA DOREZA...EUROPA ME ATO PUNON...///EDHE KETU DO TE VJEDHESH....

    Përgjigju
  • Genta veli: 27/05/2022 18:38

    Bravooooo ta mbajme shqiperine paster qe dhe turistet te ngelen te kenaqur kur te kalojne pushimet e tyre ne vendin tone !

    Përgjigju
  • Leone: 27/05/2022 18:15

    Bravo z Rama per nismen e pastrimit qe keni marrë. Shqiperia duhet te jete e paster dhe gati per te pritur turistet e shumte

    Përgjigju
  • Zidane: 27/05/2022 17:55

    Gjithsecili duhet te ndergjegjesohet mos te ndoti mjedisin.Mbrojtja e mjedisit esht gjeja me e rendesishme ne planetin tone.Urime dhe per ju z.kryeminister per kete nisem

    Përgjigju
  • ismail: 27/05/2022 17:16

    Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë.

    Përgjigju
  • Fredi: 27/05/2022 17:16

    Nje veprim madheshtor dhe mjaft ndikues ne ambjentin tone. Duartrokitje

    Përgjigju
  • Kleo: 27/05/2022 16:55

    Gjithsecili prej nesh duhet te ndergjegjesohet. Mbeturinat ti hedhim ne koshin perkates. I lumte Rames per iniciativen

    Përgjigju
  • pellumbi: 27/05/2022 16:50

    cdo zone ka rendesine e saj por me ane te ketyre aksioneve te pastrimit cdo gje behet akoma dhe me ebukur

    Përgjigju
  • Jurgen: 27/05/2022 16:46

    Keta qe cojne njeresit per te pastruar, po koshat e plehrave kur do i vini?

    Përgjigju
  • Era: 27/05/2022 16:44

    Eshte nje ide shume e mire qe vete qytetaret te jene pjese e kesaj nisme per te ruajtur pastertine e vendit sepse ne kete menyre do ta perfshihen dhe me shume dhe do ta mbajne me paster vendin ku qendrojne.Te gjithe duhet te sensibilizohemi nga kjo gje.

    Përgjigju
  • Ana: 27/05/2022 16:38

    Nisma te tilla jane shume pozitive. Por suhet te jene edhe njerezit te ndergjegjeauqe qe mos te heshin mbeturinat kudo

    Përgjigju
  • Arber: 27/05/2022 16:37

    Duhet te sensibilizohemi te gjithe per te mbrojtur ambjentin pasi ndikon shume ne shendetin tone

    Përgjigju
  • Elsa: 27/05/2022 16:37

    Sensibilizim per te gjithe qytetaret brravo per kto iniciativa

    Përgjigju
  • besim: 27/05/2022 16:36

    kur shohim qe te tilla nisma marrin jete ndihemi akoma me shume te motivuar per ti dhene vendit tone nje kulture me te plote nga ana pastrimit

    Përgjigju
  • likja: 27/05/2022 16:33

    mir eshte qe populli jon ta mbaj paster ambjentin

    Përgjigju
  • Romario: 27/05/2022 16:33

    Shpresoj qe ky plan i qeverise te sherbej si sensibilizim per te gjithe ne dhe te behet kulture! Vetem keshtu mund te behemi nje vend me i mire per te jetuar.

    Përgjigju
  • Tani: 27/05/2022 16:32

    Me vjen mire qe me nisma te qeverise edhe qytetaret po sensibilizohen dhe po ndihmojne ne pastrim

    Përgjigju
  • Atlin: 27/05/2022 16:29

    Me vjen mire qe po merrni iniciativa te tilla dhe qe mbani paster ambjentin sidomos tani qe jemi dhe ne sezon veror

    Përgjigju
  • Alba: 27/05/2022 16:29

    jeni per tu vlersuar qe ndermerni nisma te tilla, jane shume te rendesishme si per shendetin ton ashtu dhe per nje zhvillim ekonomik ne sektorin e turizmit sepse nje vend i paster terrheq me shum vizitore. kjo nisme sherben dhe per te na sensibilizuar te gjith ne mos te ndosim ambientin ku jetojme. shpresoj qe te vazhdoj te shtrihet e me tej ne cdo cep te shqiperise

    Përgjigju
  • Neritan: 27/05/2022 16:28

    Duhet te na kthehet ne tradite kjo e pastrimit te mjedisit ????????

    Përgjigju
  • Elona: 27/05/2022 16:27

    Sa bukur ju lumshin duart ju qe perkushtoheni tek mbajtja e nje ambienti sa me te paster dhe sa me te sigurt ❤️

    Përgjigju
  • Alban: 27/05/2022 16:27

    Bravo per keto nisma , ketu duhet te perfshihemi te gjithe per te mbajtur paster ambientin

    Përgjigju
  • Visada: 27/05/2022 16:26

    Njerezit duhet te ndergjegjesohen mos ti hedhin plehrat ne toke por ne kosh

    Përgjigju
  • Rei: 27/05/2022 16:26

    Te gjithe duhet te sensibilizohemi ne kete nisem oer nje vend sa me te bukur e te paster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet