Rama ndan video nga projekti 3D: Pedonale e re në zonën e Valiasit, Kamza e Rilindur

Rama ndan video nga projekti 3D: Pedonale e re në zonën e Valiasit, Kamza e Rilindur

TIRANË- Zona e Valiasit në Kamzë do të rehabilitohet. Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje 3D nga projekti më i ri që është projektuar për Valiasin.

Në një postim në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Rama shkruan se zona e Valiasit do të ketë një pedonale të re, 3 sheshe dhe hapësira rekreative. Kjo pedonale do të vendoset pranë zonës së re urbane të Rindërtimit.

“Me projektin më të ri që po merr jetë në Valias, Kamëz, pranë zonës së re urbane të Rindërtimit, ku do të përfshihen pedonalja e re, tre sheshe, parku me hapësirat rekreative, si një tjetër vlerë e shtuar e Kamzës së Rilindur nën drejtimin pasionant të Rakip Sulit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bukur ,por:: 07/02/2023 23:33

    Po tash që i ke mbush me pallate e beton krejt hapësirat në Tironë,po na bo Pedonale në Kamzë???!!!..po nuk ke trotuare te 21 a te Kavajës...or Snob,e njësoj në gjithë Tironën

    Përgjigju
  • Lika: 07/02/2023 12:58

    Sa e bukur do te behet Kamza pas ketij projekti

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/02/2023 11:28

    3D fashisti Edvin shkjau shqipfolës!

    Përgjigju
  • Olti: 07/02/2023 10:57

    Nje hapsir tjeter per femijet qe te luajn

    Përgjigju
    • Or tej: 07/02/2023 13:47

      ...qe te luajn mendsh or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret