Rama: PD-LSI dhe 'KÇK-të' 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentësh, Meta e Berisha! Kërcënojnë Reformën në Drejtësi (VIDEO)

Për kryeministrin Edi Rama reforma në drejtësi kundërshtarët më të fortë të saj e njëherazi më të frikësuarit ka Ilir Metën e Sali Berishën. Duke e vlerësuar këtë reformë prioritet në rrugën drejt 25 prillit, Rama prezantoi Etilda Gjonajn, ministren e drejtësisë në krye të listës për deputete në Tiranë, ndërsa Vasilika Hysi, një nga hartueset e reformës në drejtësi hoqi dorë nga politika duke e vlerësuar PS-në, skuadër model për mandatin e tretë. Rama thotë se mandatin e tretë e kërkon për të mos lënë në mes betejat e nisura në 8 vite qeverisje me bindjen se progresi i bërë deri më tani nuk mjafton.

Gjithashtu Kryeministri nuk lë pas t’i kujtojë shqiptarëve se çdo të thotë vota për Berishën, Metën, Bashën e Kryemadhin.

 “Ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe PS dhe mandati i 5 për Saliun, Lulin dhe PD-në, pa harruar që është edhe mandati i pestë për Ilir dhe Monikën herë me PD-në dhe herë me PS-në. Të gjithë ata kanë të njëjtin avaz. Sa herë fitojnë ata, Shqipëria humbet.

Prioriteti i socialistëve, “Drejtësia që duam”, i ka dy kundërshtarët më të fortë të saj, tha Rama, e njëherazi edhe më të frikësuarit.

"Forcat e kundërreformës reagojnë dhe godasin…Udhëheqësit janë 2 më të frikurit, Meta dhe Berisha, mbështeten nga kasta e korruptuar e gjykatësve dhe e prokurorëve, deri kur t’i vijë dita e fshesës së vettingut që afron për secilin prej tyre.  PD LSI KCK 3 këmbët e të keqes me 2 koka presidentësh që kërcënon fatin e reformës në drejtësi”

Rama  nuk e sheh rrezik për drejtësinë kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas tij duke qenë një politikan i dobët pa karakterin e një lideri është një kukull në duart e tre të tjerëve që mund ta mbyllin lulin në shtëpi me duart e tij për 30 sekonda. 

VIDEO/Aktiviteti i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Klotilda Bushka: Në 8 vite gjithçka për të mbrojtur dhe zhvilluar pronën, për ta çuar te i zoti (VIDEO)

Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, ka bërë një parashtrim të të gjitha zhvillimeve në 8 vite qeverisje për sa i përket pronës në Shqipëri.

"Për 8 vite, deri në 2013-n pronarët u zvarritën. Zgjidhja e problemit të pronësisë në Shqipëri ka qenë një prej kërkesave kryesore të Bashkimit Evropian. Pa zgjidhje të kësaj problematike thoshte BE nuk ka integrim. Çfarë bëmë ne në 8 vite? Legalizimi i banesave është një sukses i padiskutueshëm. Mijëra janë legalizuar dhe formalizuar. U mundësua kryerja e të gjithë aplikimeve vetëm online përmes portalit e-Albania duke mënjanuar radhët në sportele dhe lehtësuar pune. Janë evituar procese gjyqësore të stërgjatura dhe janë ofruar zgjidhje administrative, edhe si pasojë e rritjes së përgjegjshmërisë dhe cilësisë së administratës. Ne kemi bërë regjistrimin e të gjitha pronave kombëtare dhe zgjidhjen e problemeve të regjistrimit. Plazhet, rëra dhe veprat publike përftuar nga paligjshmëria i kthehej publikut.  Deri tani janë marrë 26091 vendime përfundimtare, janë 9500 dosje, 7744 kërkesa me vlerë financiare mbi 9 miliard lekë. E gjitha reforma jonë do të çojë gjithnjë pronën tek i zoti", tha ndër të tjera ajo.

Ora 11:00
U largua nga politika/ Rama, Vasilika Hysit: Ndjesë për zhurmën 'kriminelët, kriminelët', u preka shumë nga letra jote (VIDEO)

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, njoftoi sot largimin nga politika. Kryeministri Rama, duke vlerësuasr kontributin e Hysit, tha se i vjen keq për  debatet për kriminelët në politike, një problem që sipas tij ka ekzistuar por që ka hijezuar kontributin e shumë figurave të jashtëzakonshme.

"Është për të ardhur keq që kontributet e jashtëzakonshme të shumë individëve janë hijezuar, janë nënvlerësuar dhe është ekspozuar vetëm një faktor, një problem që nuk them se nuk ka qenë, dhe për fat të keq është hiperbolizuar.  Në këtë rast të kërkoj ndjesë. Askush nga ju, ti në radhë të parë, nuk e keni merituar të kaloni këtë stres të kësaj zhurme 'kriminelët, kriminelët'.  Unë jam prekur shumë nga letra jote sepse nuk është e zakonshme në ditët tona që dikush të gjejë energji pozitive duke dalë nga kjo vallë. Një shembull fantastik që për fat të keq jo të gjithë e kanë dhënë dhe nderi është i yti. Është e vërtetë Reforma në Drejtësi sot është një ngrehinë, dje ishte një ëndërr e guximshme, pastaj u vu një themel me votimin e famshëm të ndryshimeve kushtetuese. Kjo ngrehinë sigurisht që kaq shumë punë për të bërë", tha Rama.

Ora 10:55
Koalicioni opozitar/ Gjonaj: Kontratë politike interesash, i bën bashkë frika ndaj reformës në drejtësi (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë me dije se ajo që e bën bashkë opozitën është frika ndaj Reformën së Drejtësi duke bërë edhe një bilanc të kësaj reforme.

"Reforma në drejtësi, një ide e kthyer një vizon nga PS, është një realitet. Dëgjuam zërin e qytetarëve për t'iu dhënë një drejtësi të barabartë, një reformë që vetëm PS mund ta ndërtonte dhe ta zbatonte, ka qenë kryefjalë e qeverisjes, kjo reformë solli dritë në fund të tunelit, përmes kësaj reforme kemi hedhur themele të forta njëherë e pwrgjithmonw për pastrimin e gjyqësori, ka pasur përpjekje për ta ndaluar, vonuar, për ta kthyer, por pavarësisht kësaj është e pandalshme, janë një dëshmi e pakontestueshme, një dëshmi që e njohin edhe ndërkombëtarët, e kanë goditur reformën dhe janë këta që janë bashkuar në një kontratë politike interesa, i bën bashkë frika ndaj reformës në drejtësi. Shumë kush mendon që gjyqtarët dhe prokurorët ishin imun, por ja që këta të korruptuarit po largohen 340 prokurorw  e gjyqtarë kanë kaluar në vetting, 58% e tyre janë larguar. Sot kemi KLGJ e KLP që kanë kryer rëndësishme të rëndësishme, në ngritjen e institucioneve të reja, sot kemi kryeprokurorin, sot kemi inspektorin e lartë të drejtësisë që inspekton gjyqtarë e prokurorisë që të ndëshkohen rastet e shkeljes së ligjit, kemi Gjykatë Kushtetues,e ku pavarësisht sfidave, u finalizuan emërimi i 6 gjyqtarëve të pavarur nga politika, janë 3 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, kemi SPAK, ku pritet t'i bashkohet edhe BKH, pritshmërtë ndaj SPAK janë shumë të larta, SPAK ka rezultate konkrete, si Adriatik Llalën, gjyqtarë të lartë, komisionerë të lartë. Të gjithë anëtarët e këtyre institucioneve kanë kaluar vettingun duke garantuar integritet. Mbështetje financa e kësaj reformë ka qenë shumë e madhe", tha Gjonaj.

Ora 10:52
Etilda Gjonaj në krye të listës së PS për Tiranën

Etilda Gjonaj në krye të listës së PS për Tiranën. Pjesë e listës për kryeqytetin do të jetë edhe prefekti Toni Gogu. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama ditën e sotme në prezantimin e programit për drejtësinë. 

Ora 10:43
Vasilika Hysi heq dorë, nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit! Rama: Do i hapë rrugën 'kalamajve' të saj (VIDEO)

Vasilika Hysi heq dorë, nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit. "Do u lë vendin kalamajve", tha Rama referuar nxënësve të saj, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, e ndërsa në fjalën e saj, Hysi ka bërë një përmbledhje të gjithë rrugëtimit të saj në politikë. 

"Ishte kënaqësi që sot sic hyra në politikë, sot bëj këtë dalje për të thënë që në këto 12 vite, mundëm të bëjmë realitet një ëndërr që e kemi patur të gjithë bashkë. Sot jam krenare që mundëm t’ia dalim. Betejën e kuptuam se nuk ishte e lehtë, por ai dolëm. Kur filloi reforma në drejtësi unë kisha 30 vite eksperiencë në mësim dhënie. Ka qenë një universitet i dytë. Vitet e reformës në drejtësi janë një shkollë e vërtetë. Ndihem shumë e privilegjuar sot, qe kam qenë pjesë e kësaj reforme, që PS, ju më keni besuar. Erdha në politikë pa qenë pjesë akvite e politikës.

Kam patur pozicione shumë të mira, keni mbështetur e promovuar gra e vajza, kemi patur një armatë shumë të mirë të promovimit të PS. Ka edhe shumë e shumë të rinj që PS mund t’i ketë në të ardhmen. Merrnim urime e urata nga qytetarë që nuk ndanin të njëjtat bindje politike me ne. Merrnim vlerësim nga partia mbështetësit tanë, kam një urim për ta, na kanë inkurajuar e na kanë thënë jeni burrnesha.

Unë dhe Klodi e kemi provuar se cfarë do të thotë të miratosh ligje, se sa e vështirë ka qënë. Etilda e ka ndjerë më shumë se kushdo goditjen e zbatimit të reformës në drejtësi. Vlerësoj shoqërinë civilie, median që na ka mbuluar me të gjitha problematikat dhe ekspertët vendas e ndërkombëtar. Falenderoj gjithë ata që na kanë votuar. Ju falënderoj ju, këmbëngulët të më merrnit në politikë, ia arritët, vlerësoj mbështetjen, edhe debatet për të mirë të reformave dhe të vendit.

Unë kam patur privilegj të punoj këto 4 vite, si zv/kryetare me Gramoz Rucin, ka qenë një shkollë e dytë. Ju falënderoj e kam besim se skuadra e PS, do jetë model për mandatin e tretë por jo vetëm. Mbështetje maksimale jashtë grupit PS, por aktive për t’ju mbështetur, ndaj mos më kurseni", tha Hysi. 

Ora 10:42
Rama: Meta referendum kundër drejtësisë! Na votoni ta largojmë nga kreu i shtetit! Basha s'është rrezik, kukull e Ilirit e Saliut! Marrëveshja PD-LSI qesharake (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidenti Ilir Meta sipas tij e ka shprehur hapur se më 25 prill do bëjë referendum kundër drejtësisë. Marrëveshja PD-LSI sipas tij është qesharake.

“Meta e ka thënë hapur 25 prilli  do jetë një referendum që do të përmbysë reformën në drejtësi. Është betuar se do marrë detyrën e kryetarit të opozitës nëse ajo humbet zgjedhjet sepse xska respekt për detyrën dhe kushtetuen dhe për krejt njerëzit e këtij vendi. Ka hallin se tani e kanë marrë vesh edhe gurët edhe grurët e këtij vendi. Do shohim  çfarë do zgjedhin qytetarët më 25 prill, ilir metën apo drejtësinë.

Kush voton  ata që janë përballë nesh investon direkt kundër reformës në drejtësi. Do votohet për ti hapur rrugën më tej drejtësisë për të larguar nga kreu i shtetit ilir Meta dhe të dërgojmë kryemadhina ty ku e ka vendin. Është dhe Basha, ai nuk është një rrezik në vetvete, as për demokracinë dhe as për drejtësinë, duke qenë një politikan i dobët pa karakterin e një lideri është një kukëll, të cilët e mbyllin lulin në shtëpi me vetë duart e tij për 30 sekoda. Ata mund ta mbyllin Lulin në shtëpi me duart e tij. Keni parë një koalicion më qesharak paszgjedhor nga dy parti që hyjnë vetëm një zgjedhje. Ajo është një strategji për të lidhur Lulin. Kur Ilir Meta thotë se do të udhëheqë opozitën, do të thotë se do të ngrejë barrikadën me PD, LSI dhe KÇK. Lulzim Basha është thjesht administrator. Janë mbledhur bashkë kuçi dhe maçi jo për të përmbysur qeverinë”, tha Rama.

Ora 10:40
Rama: PS mbështetësja më e madhe e Reformës! SPAK veproi me gjyqtaren e rrethuar nga krimi dhe mjekun që caktonte operacionet me lekë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS është mbështetja më e madhe e Reformës në Drejtësi. Këtu përmendi rastin e mjekut Edvin Prifti dhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

“Ps dhe unë vetë sjemi zgjidhja idela dhe pa të meta kemi bërë gabime që i dimë. Kjo forcë është më mbështetësja e reformës dhe të saë ardhmes së saj. Gjërat skanë qëndruar në vend në drejtësi. Jo aq shpejt sa dëshiroj unë por gjërat po lëvizin, SPAK është futur në veprim rasti më i  freskët i asaj gjyqtares së krujës që ishte kokë e këmbë m e krimin, nga një karshillëk përbuzës ndaj një popullit të tërë.

E rrethuar nga një servis lugësh  që hanin korrupsionin më të pistë në shërbim ntë të dënuarve për krime të rënda. Rasti tjetër i shefit të pavionit që caktonte rradhën me para për të hyrë në operacion. Deri dje ka patur vetëm goditje sporadike, jemi të bindur që ky është vetëm fillimi i një rruge të re por do ta ketë gjithnjë e më shumë përmasën e pritshëmrisë tuaj dhe gjithnjë më pak trajtën e babalitetit që na ka plasur shpirtin përballë pallatit qorr përballë drejtësisë”, tha ai.

Ora 10:24
Rama: Meta dhe Berisha më të tremburit nga Reforma në Drejtësi! Mbështet nga gjyqtarë e prokurorë të përjashtuar nga Vettingu (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi, Ai tha se kjo dyshe mbështet nga prokurororë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, dhe të tjerë që janë të korruptuar por që nuk kanë dalë ende para trupës gjykuese.

"Koalicioni opozitar kundër drejtësisë, për t'i nxjerrë nga ajo çadra katër vite më parë u dhanë vende në qeveri e poste duke iu ardhur pas avazit vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingut dhe vetëm pastaj  të hynin në zgjedhje, ju mund të thoni po mirë, po ja ikën 4 vjet që kur ta dhamë timonin dhe kush dreqi  është futur në burg nga ata që ju e dini dhe unë e di. Kush e ka menduar se vota për vetting dhe vetë vettingu do çonin njerëz në burg, duhet ta dijë që vettingu është vetëm hallk e parë, fshesa e drejtësisë, është e vetmja rrugë që duhet vazhduar me këmbëngulje për ta pasur nesër drejtësinë që duhet. Meta dhe Berisha më të frikurit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t'u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal", tha Rama.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 03/03/2021 21:12

    Zgjedhje e mire e Rames. Me mire kjo sesa Ilir BQ. Po andej nga Vlora do e zbukuroje listen Edvini apo do lere akoma fotomodelin nga Kanina?! :D

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet