Rama në '5 pyetjet': Patronazhistët, tërësisht vullnetarë! Janë edhe në partitë kryesore në SHBA e Francë (VIDEO)

I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo', Kryeministri Rama foli për ccështjen e patronazhistëve.

'Patronazhistët janë në punën e tyre. Bëjnë detyrën e tyre, janë garancia e fitores sonë. Patronazhistët janë totalisht vullnetarë. Janë një figurë që është figurë kyçe e partive të organizuara dhe është një figurë e cila, besoj unë, nuk gaboj, ka marrë një rol të posaçëm edhe një, si të thuash, rol tërheqës edhe për shumë parti të tjera duke nisur nga partitë e mëdha amerikane, Partia Republikane dhe Partia Demokrate.  Jo, patronazhistët nuk kanë asnjë lidhje me “duhet të na japësh votën që të të bëjmë legalizimin”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se të gjitha partitë, edhe në botë, punojnë me këtë sistem.

Në SHBA këta quhen kanverser dhe në Francë p.sh., dihet botërisht që fushata e Fransua Holondit (François Hollande) pati një vlerë të shtuar pikërisht sepse u mbështet te një rrjet i jashtëzakonshëm patronazhistësh dhe patronazhistësh nuk vënë kushte. Patronazhistët në komunikimin me qytetarët derë më derë, marrin perceptime. Pra, nëse konstatojnë që një qytetar ka një shqetësim, ka një hall, thotë p.sh., për rastin konkret: “Jam i dyzuar sepse kam kaq kohë që pres legalizimin” etj., etj., ata patjetër që shënojnë dhe të gjitha këto shqetësime dhe halle u përcillen deputetëve të zonave. Deputetët e zonave ua përcjellin institucioneve. Patronazhistët tanë nuk janë tanimë thjesht persona që angazhohhen në muajin zgjedhor. Patronazhistët tanë janë vullnetarë të PS-së që janë të angazhuar gjatë të gjitha viteve, gjatë të gjithë muajve, gjatë të gjithë kohës", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Pas përplasjes për pyetjet, Rama përfundon para kohe intervistën në '5 pyetjet nga Babaramo': I gatshëm të vij pas fitores së 25 prillit, por këtu mbyllet


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta