Asambleja e PS në Durrës, Rama: Në 2030 arrijmë 20 milionë turistë! Erdhi dita të shohim ministra në burg! Me goditjet e SPAK ra miti i pandëshkueshmërisë

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë në qytetin e Durrësit. Duke vlerësuar shifrat e turizmit, Kryeministri Edi Rama shprehu ambicien që në 2030 numri i turistëve të arrijë në 20 milionë.  

“Mbase është pak, por këtë vit ne kemi përjetuar një moment jashtëzakonisht domethënës kthese të mishëruar te turizm. Kemi arritur një shifër që jo shumë vite më parë do dukej e paimagjinueshme dhe ndërkohë kemi arritur në muajin tetor, që nuk është piku i sezonit, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Kanë ardhur mbi 80% plus, nga janari në tetor kemi prekur shifrën e 9 milionë turistëve. Nëse ky trend vazhdon deri në fund të vitit, do i afrohemi shifrës 10 milionë turistë, që është shumë domethënëse për Shqipërinë, se janë 10 milionë konsumatorë të huaj, se flas vetëm për ata me pasaportë të huaj. Kjo përkthehet në një konsum shumë të lartë.  Në vitin 2030 do të arrijmë 20 milionë turistë, duket si e pamundur, por sot Shqipëria është në një nivel të ri, është hapur një portë e re”,-tha kryeministri Rama.

Projekt-buxhetin për 2024, e quajti një portë të re për Shqipërinë, ndërsa theksoi se  qeveria zotohet për rritje rrogash dhe për pagën mesatare 900 euro.

 “400 milionë euro rritje pagash. Paga mesatare në shqipëri do të shkojë në 900 euro. Kjo në sektorin publik, ku do të rriten pagat për mjekët, për punonjësit e tjetër do të ketë rritje. kjo rritje pagash që kemi bërë, ka tërhequr dhe sektorin privat.”

Kryeministri informoi se vitin që vjen do të rriten përsëri pagat për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit, punonjësit e rendit dhe forcat e armatosura.

"Kur ne kemi marrë detyrën dhe për një periudhë kohë kur e kishim të pamundur të bënim ndërhyrje, kanë qenë forcat e armatosura më të keqpaguara. Sot Forcat tona të Armatosura janë në nivelin e lartë të rajonit dhe ambicia jonë është ti çojmë mbi mesataren e ushtrive të NATO-s”, u shpreh ai.

Kryeministri, më tej shtoi se rritja e pagave në sektorin publik ka udhëhequr edhe rritjen e pagave në sektorin privat, ndërkohë që sipas tij aksioni antiinformalitet për pagat ka dhënë rezultate.

“U bë një formalizim pagash, pasi dolën pagat rrugëve. Ekspozimi i pagave solli një nxitje të vetvetishme. Sot kemi një rritje pagash për sektorin privat dhe këtë e dëshmojnë ata që japin punë apo kanë marrë punë në sektorin privat. Kjo politikë pagash ka tërhequr shumë fort edhe sektorin privat, sepse nuk mund ta pranojë konkurrrencën që i bën sektori shtetëror dhe për të marrë njerëz të përgatitur rrit pagat”, u shpreh kryeministri.

Treguesit ekonomikë pozitivë, për Ramën do të frenojnë edhe joshjen e të rinjve për të parë tregun europian si mundësi punësimi, ndërsa në këtë pikë, komentoi edhe ligjin që ndalon studentët e mjekësisë të punojnë jashtë vendit 5 vite pas diplomimit.

“Pse të marrësh një diplomë për faktin që kostoja reale mbulohet nga taksa e të gjithve ju, duan të ikin në gjermani dikret, po mirë për cfarë paguajnë taksat qytetarët këtu, për sistemin shëndetësor gjerman?  Si është e mundur që të pranojmë të financojmë studime, me tarifë qesharake fare sistemin shëndetësor gjerman, po pse?  Si qenka kjo? Ku jemi këtu? Dhe nuk jemi ne kohëra normale, por në kohët kur Europa është turrur për mish njeriu për krah pune.”

Aksionin e SPAK, që së fundmi ka goditur edhe ish kryeminsitrin Sali Berisha e quan provë të qartë se miti i pandëshkueshmërisë ka rënë.

“Pas disa vitesh kanë filluar të shikohen shenja domëthënëse, ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, dukej e pamundur deri disa kohë më pare”.

Nga Durrësi, Rama njoftoi se në Kongresin e PS që do të mbahet në fillim të dhjetorit do të shpalosen prioritetet për vijimësinë e punës së selisë rozë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Rama: e-Albania, së shpejti me sistem për të komunikuar dhe për të marrë përgjigje

 Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të PS në Durrës, tha se gjatë muajve në vijim portali i shërbimeve qeveritare, e-Albania, së shpejti do të ketë një platformë përmes inteligjencës artificiale ku qytetarët të shkruajnë dhe komunikojnë për të marrë përgjigje për pyetjet e tyre.

“e-Albanian nuk do ta keni më kështu, por do ta keni me chat dhe do komunikoni me e-Albania duke bërë pyetje, duke marrë përgjigje, duke marrë orientime duke pasur në dispozicion një sistem, fillimisht me chat pastaj edhe me video. Ky është një shembull që vjen nga aplikimi dhe po e bëjmë tani, do ta bëjmë në muajt që vijnë dhe do ta shihni që do ta keni e-Albania në telefon me chat pastaj edhe me video me inteligjencë artificiale”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Ora 18:45
Rama: Dukej e pamundur, por erdhi dita të shohim në burg ministra! Jo e lehtë që njerëz me të cilët ke punuar, të shfaqin papritur një tjetër fytyrë

1699377839_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në Durrës u shpreh se në Shqipëri miti i pandëshkueshmërisë ka rënë. Sipas Ramës dikur dukej e pamundur por sot ka ardhur dita që shohim në burg edhe ministra.

“Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë që gjë dukej e pamundur deri disa kohë më parë. Pyetjet a mendon se do ta jetosh ti ditën kur do shofësh një ministër në burg njerëzit thoshin jo. Ja pra që kjo dikë ka ardhur dhe nuk ka ardhur për të ikur por ka ardhur për të qenë pjëse e jetës shoqërore të këtij vendi që kush del nga rruga e zotit dhe e ligjit mund ti ndodhi dhe kur i ndodh duhet të përballet me ligjin.

Ndodh që jo çdokush të bjerë në rrjetën e ligjit por ama nëse ky i rënies në rrjetën ligjit deri dje ka qenë përjashtimi sot është e qartë se ky do jetë rregulli. Kush merr mbështetjen e njerëzit merr një detyrë që është aty për shtetin dhe me forcën që i jep ajo detyrë kërkon të fitojë në mënyrë të paligjshme do të përballet meligjin. Një reformë që të godasë majtas dhe djathtas. Shumëkush mendonte se është propagandë por është fakt. Këtë kemi dashur të bëjmë këtë kemi bërë dhe do të mundohemi të mbështesim pa kushte. Nuk është e lehtë nuk është ndjesi e kënaqshme kur sheh njerëz me të cilët ke ndarë një pjesë të rrugës tënde që papritur shfaqin një fytyrë tjetër dhe dalin të përzier në punëra që nuk janë punëra të përbashkëta.

Duhet të bëjmë çmos që kjo gjë të bëhet e pakthyeshme dhe do të bëhet e pakthyeshme. Nga ana tjetër gjithë kjo situatë me rënien e numrit të vrasjeve reflekton një moment tjetër të luftës me kriminalitetin dhe kjo do thellohet në të gjitha dimensionet e veta”.

Ora 18:41
Rama: Shqipëria me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në të gjithë Evropën! S'ka më të paprekshëm, që nga ata me kthetra të gjata, te hajdutët e pulave

1699377827_rama.jpg

Nga Asambleja e PS në Durrës kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në të gjithë Evropën.

“Mbaj mend në fushatën e 2013 në çdo vend njerëzit thoshin vetëm na hiqni krimin kriminelët se na mbytën të të gjitha noveleve. Që nga ata me kthetra të gjata deri te hajdutët e pulave. Nuk e them unë këtë, Shqipëria është me vendin me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në të gjithë Europën.

Këtë vit kemi një ulje të numrit të vrasjeve. Këtë vit krahasuar me vitin e kaluar janë më shumë se gjysma. Gjëja që dëgjon nga turistët kur vijnë në Shqipëria është siguria  që do bëhet një mall më i shtrenjtë në Europë që sot të vjen të habitesh por është shumë e thjeshtë dhe ndodh shpesh. Dil njëherë natën diku tjetër… Ky është moment i rëndësishëm por sigurisht që ka edhe më mirë”, tha Rama.

Ora 18:33
Protesta e studentëve të Mjekësisë, Rama: Populli shqiptar nuk do paguajë taksa për sistemin shëndetësor gjerman

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e PS-së ka folur në lidhje me protestën e studentëve të mjekësisë për diplomat, ku ka theksuar se kostoja e studimeve në Mjekësi është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka krahasim me koston e studimeve në Gjermani. Kreu i qeverisë mori si shembull, studimet për Magjistraturën ku tha se ato janë të detyruar që të punojnë në vend për 5 vite.

'Mjekësia, i keni parë ata kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasim me koston e studimeve në Gjermani nuk ka fare. Një nga arsyet se sot në Gjermani ka një problem me mjekët është kostoja shumë e lartë e studimeve. Bukur, atëherë për çfarë arsyeje të gjithë ju, që doni ti bëni studimet me kosto thuajse zero, të marrin diplomë për faktin se kostoja reale mbulohet nga taksat e të gjithëve ju duan të ikin në Gjermani direkt. Për çfarë paguan taksa sistemi shqiptar, për popullin gjerman. Ne kemi një sistem në shkollën e magjistraturës, që është e qartë që kush mbaron shkollën është i detyruar të punojë këtu. Si është e mundur që të pranojmë ne këtu.

Nëse do të ikë në Gjermani duhet të paguajë tarifën, që nuk është e plota, por një tarifë tjetër. Merr diplomën më pas shko në Gjermani. Por nëse do të marrësh diplomën me tarifën që të paguajnë taksapaguesit shqiptar, ke një detyrimin që një periudhë kohe deri në 5 vite tua kthesh këtu investimin që kanë bërë te ti. Europa është turrur për ’mish njeriu’ dhe konkurrenca më e madhe do të jetë kush të kapi krahun e punës. Në një sektor të tillë nuk mund të rrimë të shikojmë si kalojnë vitet në universitet studentët dhe më pas ikin.’- tha Rama.

Ora 18:06
Rama: 400 mln euro për rritje pagash në 2024, e çuam buxhetin në 7 miliardë euro

 

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama tha se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro. Rama tha se PS e ka rritur buxhetin e shtetit në 7 miliardë euro.

"E kemi marrë buxhetin 3 miliardë euro dhe sot e kemi 7 miliardë euro i rritur në këtë periudhë mes gjithë këtyre vështirësive që kanë qenë objektive që shkaktuara nga for a të jashtme fatkeqësi natyrore është një tjetër arsye për të parë se është hapur një portë e re për Shqipërinë dhe kjo përkthehet në një  ndryshim të drejtpërdrejt të natyrës financiare për të gjithë ata që punojnë. Buxheti ka 400 milionë euro rritje pagash”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 08/11/2023 03:42

    Ministra ne burg ...te zgjedhur nga vete ai

    Përgjigju
  • ylli: 08/11/2023 01:59

    duhen bere resorte dhe hotele ,,njerezit nuk do flene perjashta,,,duhen rruge,,trotuare,,uje,,e drita,,parqe lojerash...nuk vijne te huajt po nuk pate kushte....eshte kollaj te thuash do vijne 20 milion..mund te thuash qe do vijne dhe 50 milion..si propogande...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor