Rama në Athinë, krah ish-kryeministrit Papandreou: Morëm mandatin e 3-të si parti e ndryshimit, jo e pushtetit! BE-së i duhet Ballkani, s’ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall

Nga edicionin e 23-të i “Symi Symposium” në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, kryeministri Edi Rama sërish ka kritikuar Bashkimin Europian për mosmbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.

Dy përpjekjet e para për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Rama tha se dështuan jo për faj të Shqipërisë. Sipas Kryeministrit, dasmën e parë dhe të dytën “nusja” nuk erdhi, ndaj nuk do të ketë përgatitje për dasmën e tretë. 

“Nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit. Unë vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm. Kjo do të thotë që je gati të vazhdojë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja nuk erdhi, nuk ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. I tërë vendi mbetet sikur është tradhëtuar“, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria po mbahet peng i nacionalizmave të BE-së dhe se qëndrimi i Bullgarisë sipas tij është si rezultat i asaj çka bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Kryeministri nënvizoi se jemi pengje të nacionalizmave të BE. Rama tha se BE tashmë duhet që të lërë mënjanë të gjithë dilemat që ofrohen dhe të na bëjë pjesë e të mos vijojë me shtyrjen e negociatave, pasi theksoi se ajo ka nevojë për ballkanin po aq sa ballkani ka nevojë për BE.

Duke iu kthyer bashkëpunimit rajonal, Rama i bën thirrje Greqisë që të kthejë sytë sërish nga ballkani. Ai shprehet se Greqia duhet t’i rikthehet rajonit pasi mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Pas komplimenteve të shumta në drejtim të kryeministrit shqiptar, ish-kryeministri Papandreou i kërkoi Ramës të tregojë se si ka arritur të marrë mandatin e tretë për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme. Mbi të gjitha, kryeministri tha se PS ia doli të marrë mandatin e tretë pasi ka luftuar që të mbetet në sytë e njerëzve si partia e ndryshimit dhe jo e pushtetit. Kryeministri ka shtuar se është optimist lidhur me rëndësinë e mandatit të tretë dhe sipas tij do të jetë faza e finalizimit të punëve të nisura.

 Duke folur për bashkëpunimin rajonal Rama tha se na duhet një vizion e zgjidhje të përbashkëta duke përmendur këtu nevojë n për të pasur një politikë të përbashkët energjetike. “Mendoj që sa më shumë të bëjmë në shtete tona, në rajon, kjo ka kufizimet e veta. Na duhet bashkëpunimi rajonal, vizion e zgjidhje të përbashkëta. Shpresoj që ky do të bëhet rrugëtimi i natyrshëm i Ballkanit për të patur sinergji mes qeverive. Është një shans i madh që të kemi një politikë të përbashkët energjetike për të qenë në gjendje të eksportojmë energjinë në mënyra të ndryshme. Kjo është shumë e mundur”- u shpreh Rama.

Ish-kryeministri Papandreou, ka vlerësuar Ramën për ndërtimin e sistemit online të marrjes së shërbimeve. “Kjo është një fushë e rëndësishme. Ju keni luftuar për transparencë”- u shpreh ai. Në këtë simpozium morën pjesë personalitete të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

 

VIDEO/ Konferenca e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Ironia e Ramës: Hyjnë në BE kur Turqia të ketë Presidencën

 

Ndonëse BE-ja nuk vendosi për një datë të konferencës ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria do të jetë e fundit që do të largohet nga BE, teksa nuk i kurseu edhe ironirë.

“Koha e pritjes së kamionëve në kufijtë Ballkanik për të shkuan në Selanik apo Durrës, 1100 vjet në vit, pra kamionët presin 1100 vjet në kufi vetëm për të kaluar barrierat e rajonit dhe për paraqitur 3-fish dokumente, kështu që zgjidhja do të ishte çlirimi i një potenciale dhe nëse do e kemi arritur këtë do jetë arritja më e madhe. Nuk është ish-Jugosllavia diku, nuk është kështu se do mësojmë se si të jetojmë bashkë, jemi shumë të vegjël, nuk mund të jemi konkurrueses, do të jemi të largohemi nga BE. Europesimisti thotë që Shqipëria do hyjë në BE kur Turqia të ketë presidencës, eurooptimisti thotë që Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë presidencën”, tha Rama.

Ora 16:08
Batuta e Ramës: Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave! Bush më sfidoi, por s’ia doli

 

Rama nuk ka nguruar që të bëjë batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou.

“Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. Bush u përpoq, por nuk ia doli, këtu nuk ia doli, ju e dini që këtu në Ballkan ne e kemi të nevojshme që të themi se jemi më të mirët”, tha Rama.

Ora 16:04
Rama: Qëndrimi bullgar, rezultat i asaj ç'ka mësoi në BE, jemi pengje të nacionalizmave! Vafsh në djall, s'do organizojmë dasmë të 3-të! Greqia të kthehet në rajon

Kryeministri Edi Rama ka folur ga Athina për mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare. Sipas Ramës qëndrimi i Bullgarisë është si rezultat i asaj çka bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Kryeministri nënvizoi se jemi pengje të nacionalizmave të BE. BE tha Rama ka nevojë për ballkanin po aq sa ballkani ka nevojë për BE. Sipas Kryeministrit Rama, dasmën e parë dhe të dytën “nusja” nuk erdhi, ndaj nuk do të ketë përgatitje për dasmën e tretë. Duke iu kthyer bashkëpunimit rajonal, Rama i bën thirrje Greqisë që të kthejë sytë sërish nga ballkani. Ai shprehet se Greqia duhet t’i rikthehet rajonit pasi mund të luajë një rol të rëndësishëm.

"Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorrësh politikën për të bllokuar të tjerët. Nuk doja ta përmendja, në ballkan kur kopjojmë shkojmë më tutje se origjinali. Jemi më shumë shkojmë përtej. Kur hymë në këtë provces na u tha se ky ishte ilaçi magji kundër nacionalizmit për të na bërë më të hapur dhe më demokratik, me këtë që ndodh tani jemi më tepër pengje të nacionalizmave të BE.

Rrugëtimi i integrimit të ballkanit perëndimor varet nga nacionalizmat e BE,  e kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme të cilat mbajnë peng udhëheqësit që ende nuk janë nacionalistë. Për të shtrydhur popujt e  ballkanit dhe për tu treguar muskujt vendeve të tyre. Mendoj se nuk duhet të biem pre e dëshpërimit dhe zhgënjimit sepse e kemi mësuar këtë motën na merrni se po të mos na merrni ju do na marrin të këqinjë, po su martuat ju me ne do dalin ca të përdala të na marrin por nuk funksionon kështu.

Ne në Shqipëri e kemi parë veten të përgatitur për dasmën e madhe kemi marrë orkestrën më të mirë sepse komisioni europian tha se jemi gati për të nisur bisedimet. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nuk erdhi sërish nusja, ska më përgatitje për një dasëm të tretë, vafsh në djall, ne smund të vzhdojmë me pritshmëri sepse është një vit i  tërë me pritshmëri. Janë dhe këto kushtet e çuditshme, pranverën tjetër. Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë, ky proces është i rëndësishëm për fëmijët tanë.

Be ka nevojë për ballkanin po aq sa ballkani ka nevojë për Be. Nuk eshte se ne kemi nevojë për ta dhe ata jo për ne. Shembulli ishte i refugjatëve që duhet të vinin te ju pastaj te maqedoania e V, pastaj në Serbi. Sepse Ballkani perëndimor rrethohet nga kufijtë e BE. Çështja është se është një gropë në mes të BE. 

Nëse dikush mund ti vërë veshkat në xhep, kur ato duhet të jenë në trup, ka dhe aktorë të tretë siç është Kina, që patëm një martesë të lumtur dhe divorc të hidhur thonin se kishin Shqipërinë dhe nuk u duheshin të tjerët për shkak të pozitës gjeografike. Duke e pasur këtë zonë të hapur, me njerëz që janë të zhgënjyer me kinezët që vijnë me të ashtuquajtura para të lehta, por duhet që të shikojmë sesa po vuan mali i zi dhe Maqedonina për të dalë nga kjo. Rusia po ashtu, Turqia por unë këtë të fundit nuk e shikoj si faktor ndikues. Unë pres që Greqia të rikthehet në Rajon, sepse është veni BE-së dhe vend Ballkanik dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon.

Duhet të ecim përpara përmes asaj që mund të bëjmë vetë dhe të mos presim nga të tjerët. Duhet që të bëjmë sa më shumë reforma që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Në fund të fundi do të mbështesë paqen dialogun dhe pajtimin ndërkombëtar.  Rusia po ashtu, Turqia por unë këtë të fundit nuk e shikoj si faktor ndikues. Unë pres që Greqia të rikthehet në Rajon, sepse është veni BE-së dhe vend Ballkanik dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon. Duhet të ecim përpara përmes asaj që mund të bëjmë vetë dhe të mos presim nga të tjerët. Duhet që të bëjmë sa më shumë reforma që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Në fund të fundi do të mbështesë paqen dialogun dhe pajtimin ndërkombëtar", tha Rama

Ora 15:48
Rama tregon kërkesën që e la pa fjalë të një moshuari nga një fshat i Tiranës

 

Kryeministri Edi Rama krah ish-kryeministrit grek, Papandreou ka rrëfyer një histori dhe kërkesën që e ka lënë pa fjalë nga një i moshuar në një nga fshatrat e Tiranës.

“Po vizitojë një fshat që është përtej malit të Tiranës, që janë praktikisht shumë të keqe, shkova atje, më kërkuan shkollën, kopshtin, urën dhe të gjithë këta burra u çua një i moshuar “shumë mirë që je këtu, hera parë që vjen një kryeministër dhe është normale që t’ju kërkojmë, ti nuk do bësh asgjë se ne jemi shumë larg për të marrë vëmendjen e qeverisë, prandaj unë kam një kërkesë, sillu mësues anglishteje fëmijëve tanë”. Të gjithë nxënësit heshtën. “E shikon këtë malin tha, qyteti është nga ana tjetër, është shumë lart që të ecin atje, por po t’u japim anglishten mund të fluturojnë”. Dhe Ballkani Perëndimor ndihet kështu, që janë një pjesë e izoluar nga pjesa tjetër e botës”, tha Rama.

Ora 15:46
Rama krah ish-kryeministrit grek Papandreou prezanton 5 prioritetet kyçe në mandatin e tretë: Duam të bëjmë turizëm elitar

 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar prioritet e qeverisë së tij në mandatin e tretë. Nga energjia, turizmi, bujqësia, infrastruktura dhe teknologjia, këto ishin pikat kyçe që Rama i cilësoi në Athinë.

“Ne kemi një bazë mjaft të fortë dhe potencial për të ardhme sepse dua të theksoj që jemi tërësisht me energji të rinovueshme, prodhimi energjetik mbështet te energjia hidrike, por punojmë për energjinë diellore dhe të erës, kemi dy zona të mëdha për energjinë diellore që do jenë parqet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, kemi ecur shumë përpara në procesin e parashikimeve të pjesës finale, përfundimtare të prodhimit më të rëndësishëm të energjisw hidrike, praktikisht kjo do të përmbyllë këtë qark sepse do të shërbejë si një ekulibrues i hidrocentraleve që kur të kemi më shumë se sa duhet do të na ndihmojë. Kur kemi reshje të dendura dhe më shumë ujë nga sa mund të përdorim hapim dyert e digave dhe në fakt kjo krijon përmbytje që na shqetëson se ka mijëra hektarë tokë bujqësore që përmbytet dhe shumë dëme që duhen kompensuar e kështu me radhë, por nga ana tjetër kur kemi thatësisë jemi të detyruar që të blejmë në tregje me çmime të larta, kemi potencialisht mundësinë që të bëhemi eksportues neto të energjisë që do të na kursejë shumë para. Në turizëm shohim shumë potencial, e dimë që kjo vjen me shumë rreziqe, po përpiqemi që të mësojmë nga gabimet tona, ne po përpiqemi që ta mbajmë  zhvillimin në kontroll duke inkurajuar gjetjen e zgjidhjeve që janë elitare dhe jo domosdoshmërish të turizmit masiv. Do të kemi 4 porte të rëndësishme.  Bujqësia ka njohur rritje, duam të rritemi edhe më tej, duam të shkojmë mbi 1 mld për eksportet, sa i takon infrastrukturës duhet të ndërtojmë shtyllën kurrizore të vendit, që është korridori blu, kjo është hallka që mungon në korridorin e BE, mes Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, do hapim tenderin publik, dhe pesta është teknologjia për të pasur një përparim për rritjen sa më shumë të mjediseve që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë që hyjnë në këtë botë të re, vendosëm që anglishtja të nis që nga klasa e parë, do të nisim që prej këtij viti”, tha Rama.

 

Ora 15:32
Rama: Jemi në fazën e fundit të finalizimit të shërbimeve plotësisht online, e rëndësishme të eleminojmë korrupsionin

Nga simpoziumi  i organizuar nga ish-kryeministri George Papandreou, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se jemi në në fazën e fundit të finalizimit të shërbimeve plotësisht online. Kjo është e rëndësishme tha Rama pasi do të eleminojë korrupsionin.

"Kishim shumë shrëbime online dhe mundësinë për të ndërvepruar me njerëzit. Tashmë jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për të mos pasur më nevojë për zyrën e shërbimeve. Duam të kalojmë në këtë fazë duke i mbyllur zyrat e shërbimeve.

Kjo është shumë e rëndësishme që të eleminojmë korrupsionin  e vogël që është shumë shqetësues në vend por besoj edhe në rajon pasi kontakti, drejtpërdrejt me nëpunësit publik do të eleminohet. Jemi këtu, megjithatë thënë këtë sa më shumë të bëjmë në vendet tona në shtetet tona kjo ka kufizimet e veta.

Nëse duam të hidhemi në një fazë tjetër na duhet bashkëpunimi rajonal, për të rritur kapacitetet e tregjeve tona të jashtme për tu dhënë investuesve mundësinë për të pasur hapësira të mëdha ku ne të mund të kemi mundësi të tepërt.

Një politikë të përbashkët energjitike që të tregtojmë energjinë krejt ndryshe. Disa vjet më parë, kam parë një guidë të thjeshtë turistike kur turizmi ishte mjaft modest por guida u jepte turistëve një hartë të shtigjeve të mundshme përtej kufijv të vendit duke u thënë se nëse hyjnë në këtë vend mund të kesh mundësinë të shkosh në jug.  Dhënia e kësaj guide në rajonin tonë mund të jetë një aset i fortë", tha Rama.

Ora 15:27
Si e fitove mandatin e 3-të? Rama: PS parti e ndryshimit, jo pushtetit

Kryeministri Rama renditi disa nga arsyet se pse PS fitoi mandatin e tretë, pasi u pyet nga Papandreu.Për Ramën arsyet kryesore janë ndryshimi i vazhdueshëm i partisë dhe identifikimi i PS-së si pari e ndryshimit dhe jo e pushtetit. Ndërsa arsyeja tjetër lidhej me progresin që PS i kishte dhënë  vendin gjatë kohës që ishte në pushtet.

“Jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente të këndshme., ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin. Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës.  Tjera ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar. Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë që mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë e atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë jemi larg. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara”, tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edvin: 14/07/2021 15:27

    Si e fitove mandatin e trete? Duke vjedhur Shqiperine per te vjedhur votat, Duke vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine. Skenari:E.Rama Regjia: E.Rama Protagonist E.Rama

    Përgjigju
  • Lol: 14/07/2021 14:07

    Shkova ne vlore dhe mu desh te rinovoja pashaporten....lene me sesi vajti....lek lek lek kudo, mer numri per rrall lek, meri numeri takimi lek, mer numer telefoni lek. O hajduda kriminela popull i degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë