Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit ka zhvilluar takime me bizneset, ku vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me anë të tatim fitimit dhe TVSH zero.
Kreu i qeverisë shprehu optimizmin se sezoni i verës do e gjejë shumicën e vendit të çliruar nga ankthi i infektimeve.
“Shpresoj të kemi së shpejti lajmet e mira për rritjen e dozave të vaksinave e të intensifikojmë vaksinimin e të bëjmë çmos që në sezonin e verës një pjesë e madhe e Shqipërisë të jetë e çliruar nga ankthi i infektimit. Me ndihmën e Zotit sezoni turistik të ketë një lehtësim për pjesën më të madhe është luftë e madhe, ti je dhe vetë tregtar, e di, por kjo tregtia e vaksinave qenka një tmerr. Po bëjmë çmos, unë kam besim se po i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm, megjithatë ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh qe mund të rrish në radhë e të dorëzohesh pavarësisht se ky është një vend i vogël, por në këtë rast gjatësia ndihmon”.- tha Rama.
Rama sakaq thumboi edhe PD-së, kur komentoi kryetarin e Bashkisë se Beratit, Ervin Demon.
“Ervin Demon, ia morëm PD-së këtë. E di si është puna? PD-ja i la rrugëve asetet, tani në ca asete i kemi marrë, por i kemi marrë në kohë, jo nga ato që janë të pa vëmendshëm në punë. Ketë e kemi gjetur aset në zhvillim, e kemi marrë e po zhvillohet brenda PS-së”.
Lajmi kryesor:
Përfundon vaksinimi i mjekëve në Shkodër, fillon për të moshuarit! Nis edhe në Berat, Rama: Të përfshijmë ushtrinë dhe studentët e infermierisë!
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.6%
-
JO
76.6%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 4856
Lajme të tjera
-
'Tirana nga ajri', ndryshimi përmes një dokumentari! Alket Islami: Ta shohin brezat e rinj si ka qenë! Rama: Do jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit (VIDEO)
27 Mars, 19:05
-
Rama: Bizneset, me hir apo pa hir, do financojnë arsimin profesional! Na duhen punonjës të kualifikuar me paga dinjitoze
26 Mars, 14:06
-
Vlora nis rrugëtimin si 'Qyteti Europian i Sportit 2024'
25 Mars, 20:35
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars, 15:56
-
Mero Baze: Rasti Goro dhe konspiracioni qesharak kundër SPAK
25 Mars, 09:30
-
'Me çështjen Beleri, po humbasim', analisti grek: T'i tregojmë muskujt Ramës, jemi më të fortët në rajon
24 Mars, 21:25
-
Nis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në shërbimin ndaj turistëve
24 Mars, 19:15
-
Zaloshnja: 1 plus 7, formula e Ramës për 800 mijë votat
24 Mars, 10:10
-
Vlora Marina, Rama ndan pamjet nga punimet në portin turistik: Integron Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut
24 Mars, 08:19
-
'Sazani, ishulli ku mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë në Mesdhe!' Rama: Projekti i dhëndrit të Trump, serioz
23 Mars, 09:34
-
Të mençurit nuk mësojnë nga gabimet e tyre. Ata mësojnë nga gabimet e budallenjve
21 Mars, 15:29
-
FOTOT/ Drejt përfundimit rikonstruktimi i gjimnazit ‘Pjetër Budi’ në Mat, kushte më të mira për 300 nxënës e mësues
21 Mars, 13:56