Rama në Bruksel për të lobuar: Merkel takon sot Macron, po përpiqet për hapjen e negociatave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është nisur në Bruksel për të lobuar për të pasur sa më shumë aleatë te vendet anëtare të BE-së për të hapur dritën jeshile për çeljen e negociatave pasnesër, kur do të zhvillohet mbledhja e liderëve të BE-së.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se do të takohet me kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste në Bruksel në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë. Rama thotë se nuk është as pesimist dhe as optimist, por shpreson deri në fund, ndërsa Merkel po përpiqet për të bindur Francën për hapjen e negociatave.

"Sot, Kancelaria gjermane dhe Presidenti i Francës takohen në Tuluz, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive.

Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian pasnesër, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtarë i Bashkimit Europian lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelaria Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një “PO” për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon, për momentin të paktën, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë “PO”-në e merituar dhe më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces.

Pak, por e sigurt është se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu sikundër kërkon sot, shumë më tepër nga BE-ja, sesa Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Tani po nisem për në Bruksel, sëbashku me Kryeministrin Zaev, për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane në funksion të nevojës që kemi sot, për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme. Do të komunikojmë shpejt, përsëri" tha Rama.

E ndërsa ministrat e Jashtëm nuk ranë dakord për të dalë me një qëndrim unanim për hapjen e negociatave, vendimi final u takon liderëve të BE-së që do të mblidhet nesër dhe pasnesër. Shqiptarja.com zbuloi sot si u bllokua plani finlandez për të hapur negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut, pasi 12 shtete ishin gati për ta mbështetur. Vendimi u shty për të enjten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 16/10/2019 16:34

    Z.Rama mos u lodhni me kot,Europa plake nuk pranon vende me popullsi shumice muslimane,edhe te gjithe kushtet te plotesohen prap nxjerrin te tjera,shikoni Turqine 35 vjet qe jane hapur negociatat dhe nuk i pranojne ne BE.

    Përgjigju
  • Enea: 16/10/2019 16:04

    Te gjitha kushtet te plotesohen ata prape do nxjerrin avaze te tjera,gjetiu fle lepuri,problemi i tyre eshte muslimanizmi jone e jo terr e verr qe na cane dollapet kane 30 vjet,une u them sinqerisht kurre mos i hapshit!

    Përgjigju
  • Daku: 16/10/2019 15:22

    Ik tregoju talentin tend rrusho...koka party, orgji me meshkuj me fjongo qe shofin ertv duke pritur hapjen e negociatave...

    Përgjigju
    • Asllan: 16/10/2019 17:39

      Koka Lepri...mir e the Daku

  • Emi: 16/10/2019 13:57

    Shko shko ram por mos harro me vun rrypin ne makin edhe ne avjon.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 16/10/2019 13:50

    Drejtësi duhet të vij njikohësisht edhe për ju z Rama.Duhet të firmosni dorheqjen tuaj dhe të provoni PASTËRTINË TUAJ dhe të lini intititucionet e drejtësisë sē re të bëjn punën e vet.Me këtë veprim hapen negociatat.Dhe nëse dilni i pastër kandidoni në zgjedhjet e ardhshme përsēri.

    Përgjigju
    • Leka: 16/10/2019 16:23

      Po sakte, ke te drejte, por pasi te laj haqet me drejtesine qe po vjen, lulushi salushi e monushi me lirushin. Shko dhe ti nese do

  • Mavi me boje: 16/10/2019 13:50

    Edo mbushja mendjen mos ja hapin Maqedonise se do duket keq ne popull. Dhe te mendosh sa shume reforma qe ke bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë